Sanksionet e reja të BE-së përfshijnë embargo ndaj importeve të naftës ruse për gjashtë muaj

Spread the love

Sanksionet e reja të BE-së përfshijnë embargo ndaj importeve të naftës ruse për gjashtë muaj

Prishtinë, 4 maj- Sanksionet e reja do të shënonin një nga lëvizjet më të ashpra të Bashkimit Evropian deri më tani për të ndëshkuar Rusinë për agresionin e saj në Ukrainë, sipas The Wall Street Journal.

Paketa tjetër e sanksioneve, e përgatitur nga Bashkimi Evropian, përfshin refuzimin e blerjes së naftës ruse për gjashtë muaj dhe ndalimin e importeve të produkteve të naftës deri në fund të vitit, raportojnë mediat amerikane, duke cituar dy zyrtarë të informuar për këtë temë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell tha më parë se paketa e gjashtë e sanksioneve evropiane kundër Rusisë do të përfshinte heqjen e SWIFT për bankat e reja, sanksione të reja “për keqinformim” dhe kufizime në importet e naftës.

Përfaqësuesit e 27 vendeve të BE planifikojnë të diskutojnë nismën të mërkurën dhe një vendim mund të merret që në fillim të kësaj jave, sipas mediave amerikane.
Në qendër të paketës është një propozim që shtetet anëtare të bllokut të ndalojnë importin e naftës bruto ruse për gjashtë muaj dhe të ndalojnë blerjen e produkteve ruse të naftës deri në fund të këtij viti.

Sipas medias ruse RIA Novosti, supozohet se Hungaria dhe Sllovakia do të kenë 20 muaj si afat për heqjen dorë nga nafta ruse. Diplomatët thonë se të paktën dy vende të tjera po kërkojnë të njëjtat përfitime: Republika Çeke dhe Bullgaria.

Vendosja e sanksioneve kërkon votën unanime të të gjithë anëtarëve të BE-së.  [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply