SHBA, Britania e Madhe dhe BE janë të gatshme për sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Spread the love

SHBA, Britania e Madhe dhe BE janë të gatshme për sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Prishtinë, 11 nëntor – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian tok me  Këshillin e Sigurisë të OKB-së, janë të gatshme të diskutojnë vendosjen e sanksioneve ndaj qeverisë bjelloruse dhe atyre që gjinden fajtorë për nxitjen e krizës së emigrantëve në kufirin me Poloninë.

“Së bashku shprehim solidaritetin me Poloninë dhe Lituaninë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë masat e mëtejshme që mund të marrim për t’i ndihmuar ata. Ne duam të përfshijmë masa kundër atyre që kontribuojnë në aktivitetet e regjimit të Lukashenkos që lehtësojnë kalimin e paligjshëm të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian”, thanë vendet në fjalë në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas konsultimeve të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë çështje. Vendet premtuan të mbeten të bashkuara dhe të vendosura në mbrojtjen e BE-së “kundër këtyre operacioneve hibride të autoriteteve bjelloruse”. Ata gjithashtu u bënë thirrje vendeve nga vijnë emigrantët dhe vendeve të tranzitit të migracionit që të paralajmërojnë qytetarët e tyre “të mos bien në grackën e ngritur nga autoritetet bjelloruse”.

Vendet perëndimore i kanë bërë gjithashtu thirrje Minskut që të sigurojë mbrojtjen dhe ndihmën e duhur për migrantët. “Ne theksojmë se të gjitha veprimet duhet të udhëhiqen nga vlerat themelore, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut të emigrantëve”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Gjithashtu, shtetet nënshkruese të deklaratës konsiderojnë se qeveria bjelloruse përbën një kërcënim për sigurinë rajonale dhe bëjnë thirrje për masa kundër saj. Në deklaratën e tyre të përbashkët, ata pretendojnë se “taktikat” e Minskut janë “të papranueshme”. Shtetet pretendojnë se qëllimi i Minskut është “të destabilizojë vendet fqinje dhe kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe të largojë vëmendjen nga shkeljet e tij në rritje të të drejtave të njeriut”.

Kriza e emigrantëve në kufirin e Bjellorusisë me Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë, ku emigrantët kanë vërshuar që nga fillimi i vitit, është përkeqësuar ndjeshëm më 8 nëntor. Disa mijëra njerëz iu afruan kufirit polak nga Bjellorusia dhe refuzuan të largoheshin nga zona. Disa prej tyre u përpoqën të hynin në Poloni, duke shkatërruar një gardh me tela me gjemba. Vendet e BE-së kanë akuzuar Minskun për përshkallëzimin e qëllimshëm të krizës dhe kanë kërkuar sanksione. Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka thënë se vendet perëndimore janë fajtorë për situatën, sepse njerëzit po ikin nga lufta në vendlindjet e tyre për shkak të veprimeve të perëndimorëve.

[Geopolitik News / ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply