ShBA dhe BE: Thirrje për veprime të menjëhershme – situata të qetësohet pa asnjë kusht

Spread the love

ShBA dhe BE: Thirrje për veprime të menjëhershme – situata të qetësohet pa asnjë kusht
Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë të përbashkët me Bashkimin Evropian në lidhje me rritjen e tensioneve në veri të vendit.

Teksti I plotë I komunikatës:


Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për situatën e vazhdueshme të tensionuar në veri të Kosovës.

Ju bëjmë thirrje të gjithçve për të ushtruar përmbajtje maksimale, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme në mënyrë që situata të qetësohet pa asnjë kusht, dhe të përmbahet nga provokimet, kërcënimet dhe intimidimet.

Ne po punojmë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për të gjetur zgjidhje politike në mënyrë që të ulen tensionet dhe të pajtohen për rrugën përpara në të mirë të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve lokale.

Ne mirëpresim garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmojnë se asnjë listë e serbëve të Kosovës nuk ekziston për t’u arrestuar apo përndjekur për protestat/barrikadat paqësore. Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit duhet të respektohet, dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.

Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin punën e Bashkimit Evropian përmes misionit të saj për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX). Eulex-i, në përputhje me mandatin e saj, do të vazhdojë të monitorojë nga afër të gjitha hetimet dhe procedurat pasuese për të promovuar respektin për të drejta të njeriut. Kjo përfshin, veçanërisht, garancitë për gjykim të drejtë, e po ashtu edhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Ne po ashtu presim që Kosova dhe Serbia të rikthehen për të nxitur një mjedis të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal, dhe bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të tyre. Të gjitha obligimet e dialogut duhet të zbatohen plotësisht dhe pa shtyrje.


Spread the love


Leave a Reply