SHBA ndalon tregtinë me rajonet lindore të Ukrainës

Spread the love

SHBA ndalon tregtinë me rajonet lindore të Ukrainës

Prishtinë, 22 shkurt – Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon “investimet e reja, tregtinë dhe financimin e personave amerikanë nga dhe drejt” dy rajoneve në lindje të Ukrainës, të cilat presidenti rus, Vladimir Putin, i ka njohur si entitete të pavarura të hënën, më 21 shkurt, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Ky urdhër do të “ofrojë autoritet për të vendosur sanksione ndaj secilit person që vërtetohet se vepron në këto zona të Ukrainës”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki përmes një deklarate.

Psaki ka thënë se këto masa janë të ndara nga sanksionet që SHBA-ja dhe aleatët kanë përgatitur nëse Rusia pushton Ukrainën. [Evropa e lirë/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply