ShBA-të dhe BE-ja bien dakord për një “front të bashkuar” në negociatat me Rusinë

Spread the love

ShBA-të dhe BE-ja ben dakord për një “front të bashkuar” në negociatat me Rusinë

Prishtinë, 16 janar – Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, folën dje me telefon për dialogun me Rusinë dhe situatën në Ukrainë, duke rikonfirmuar synimin e tyre për të vepruar si një “front i bashkuar” thuhet nga njoftimi që ka lëshuar Shërbimi për Marrëdhëniet me Jashtme i BE-së.

“Koordinimi i ngushtë midis BE-së dhe SHBA-së për zhvillimet e fundit në Rusi dhe Ukrainë vazhdon në nivelin më të lartë,” thuhet në raport, duke shtuar se të dy politikanët thanë se BE dhe SHBA synojnë të vazhdojnë konsultimet intensive për këto çështje. Por edhe për çështje të tjera , duke përfaqësuar një front të fortë, të qartë dhe të bashkuar transatlantik”.

Ata shprehën gatishmërinë për dialog me Rusinë, por “jo në dëm të lirisë, sovranitetit, pavarësisë së anëtarëve të komunitetit transatlantik dhe partnerëve të tyre”. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply