Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk po e detyrojnë Ukrainën të negociojë

Spread the love

Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk po e detyrojnë Ukrainën të negociojë

Prishtnë/Zagreb, 18 nëntor – Zëdhënësi i shefit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby, u tha gazetarëve gjatë një konference për shtyp të premten se, Uashingtoni nuk po ushtron asnjë presion mbi Kievin për të negociuar me Moskën, raporton Baha News.

“Ne nuk do të flasim me rusët për përfundimin e luftës pa pjesëmarrjen e Ukrainës”, theksoi Kirby. Ai shpjegoi se në këtë moment presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy “e ka bërë të qartë” se nuk është gati të ulet në tryezën e bisedimeve. “Ne nuk mund ta fajësojmë atë (Zelensky) për këtë,” vuri në dukje Kirby, duke përsëritur edhe një herë se “asnjë çështje që lidhet me Ukrainën nuk do të zgjidhet pa Ukrainën”.

Kirby tha se i takon Zelenskit të vendosë se kur dhe si do t’i zhvillojë negociatat me Rusinë, dhe ai theksoi se askush nuk po e shtyn atë në tryezën e bisedimeve. Në fund të shtatorit, Putin tha se Moska ishte ende e gatshme të angazhohej në negociatat me Kievin dhe i bëri thirrje Ukrainës që t’i jepte fund të gjitha armiqësive. Megjithatë, Zelensky tha se Kievi ishte i gatshëm për dialog me Moskën, por vetëm nëse një president tjetër vinte në pushtet në Rusi – një kërkesë që ai më vonë e hoqi. Në fillim të këtij muaji, Zelenskiy përshkroi kushtet për bisedimet e paqes me Rusinë, duke përfshirë kërkesën për rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës, respektimin e Kartës së OKB-së, kompensimin për të gjitha dëmet e shkaktuara nga konflikti dhe garancitë që një konflikt i tillë nuk do të ndodhë më.

Kirby tha se të gjithë në ekipin e sigurisë kombëtare të administratës Biden besojnë se diplomacia është mënyra e duhur për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. “Të gjithë në ekipin e sigurisë kombëtare besojnë se, përveç tërheqjes së Putinit, negociatat dhe diplomacia janë “mënyra e duhur për ta bërë këtë”, tha ai.


Spread the love


Leave a Reply