Sllovakia, e cila kufizohet me Ukrainën, ka vendosur t’i lëshojë dy aeroporte ushtrisë amerikane

Spread the love

Sllovakia, e cila kufizohet me Ukrainën, ka vendosur t’i lëshojë dy aeroporte ushtrisë amerikane

Prishtin;, 10 shkurt – Ligjvënësit sllovakë mbështetën  një marrëveshje të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të mërkurën, duke e bërë Sllovakinë anëtaren e fundit të NATO-s në kufirin lindor të aleancës që nënshkruan një pakt të tillë, pavarësisht kundërshtimit të fortë në parlament të shkaktuar nga kriza e Ukrainës, raportoi Reuters.

Marrëveshja lejon forcat amerikane të përdorin dy aeroporte në Sllovaki, e cila ndan një kufi të shkurtër malor me Ukrainën.

Megjithatë, opinioni publik sllovak nuk përkon me vendimin e parlamentit. Një sondazh në janar zbuloi se 44% e sllovakëve besojnë se NATO dhe Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa 35% fajësojnë Rusinë.

Qeveria sllovake ka njoftuar se marrëveshja e bashkëpunimit në mbrojtje është në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara nga 23 partnerë të tjerë të NATO-s, duke përfshirë të gjithë në krahun lindor të aleancës. “Marrëveshja është një mundësi për ne që të modernizojmë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, infrastrukturën tonë të mbrojtjes,” tha ministri i mbrojtjes Jaroslav Nad përpara votimit. “Aleatët tanë garantojnë sovranitetin tonë. Aleancat janë vetëm kaq.”

Marrëveshja u mbështet nga 79 deputetë, ndërkaq  76  kërkohen në parlamentin prej 150 vendesh. Presidentja Zuzana Chaputova ratifikoi më vonë marrëveshjen. Në mes të një debati të ashpër, deputetët pro-qeveritar në një moment shpalosën një flamur ukrainas përpara atij sllovak. Një deputet i opozitës e mori atë dhe i hoqi maskën mbrojtëse nga fytyra burrit që e mbante.

Pakti lejon ushtrinë amerikane të përdorë objektet në dy aeroportet e Sllovakisë, Sliač dhe Malacky, për 10 vitet e ardhshme, duke përfshirë ruajtjen e pajisjeve. Vendosja e trupave do të duhet ende të miratohet nga parlamenti. Sllovakia do të marrë gjithashtu 100 milionë dollarë për modernizim. Udhëheqësi i opozitës Robert Fico, partia e të cilit ishte në qeveri kur u negociua marrëveshja, e përshkroi marrëveshjen si “të pabesë, të pistë, të keqe” dhe tha se ata që e mbështesin atë duan që Sllovakia të jetë një “provincë” e Shteteve të Bashkuara.


Spread the love


Leave a Reply