Stoltenberg: Aleatët e NATO-s duhet të investojnë më shumë në mbrojtje

Spread the love

Aleatët e NATO-s duhet të investojnë më shumë në shpenzimet e mbrojtjes sepse “ne jetojmë në një botë më të rrezikshme”, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prishtinë/Zagreb/24 gusht – Stoltenberg tha në një intervistë ekskluzive për stacionin britanik Sky News se, si një ish politikan, ai e dinte se ishte gjithmonë “më joshëse” të investosh në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Por, shtoi ai, “kur jetojmë në një botë më të rrezikshme, kur shohim veprimet agresive të Presidentit (rus) Putin (Vladimir) Putin kundër një kombi sovran, paqësor në Evropë, Ukrainë dhe gjithë retorikën kërcënuese kundër aleatëve të NATO-s, atëherë duhet të investojmë më shumë”.

Stoltenberg tha se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA shpenzojnë më shumë se 2 për qind të PBB-së së tyre – një udhëzues i NATO-s – për mbrojtje, duke shtuar se “ne duhet të bëjmë më shumë së bashku”. “Gjithnjë e më shumë aleatë po shpenzojnë në fakt 2% ose më shumë për mbrojtjen dhe ata që nuk janë … kanë plane të qarta” për të arritur këtë qëllim, tha zyrtari i lartë i NATO-s.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me dëmtimin e supozuar të qëllimshëm të një reaktori bërthamor në Ukrainë nga forcat ruse, Stoltenberg tha se ishte një “situatë shumë e rrezikshme” për Ukrainën dhe gjithë Evropën. Ai shtoi se është “e rrezikshme dhe e pamatur nga ana e Rusisë” që forcat e saj po përdorin zonën rreth uzinës së Zaporizhzhia, që është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, si “një pikënisje për artilerinë për të sulmuar forcat ukrainase”. “Pra, ne duhet t’i japim akses Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në mënyrë që të mund të inspektojmë vendin, ne kemi nevojë që rusët të largojnë forcat e tyre nga termocentrali bërthamor dhe ne duhet të lejojmë operatorët ukrainas të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre në një mjedis paqësor dhe i kontrolluar”, shtoi Stoltenberg.

Ai tha se Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës në vitin 2014 duke aneksuar ilegalisht Krimenë dhe duke vendosur forca në rajonin lindor të Donbasit, ku Moska gjithashtu mbështet forcat separatiste. “Pra, agresioni rus kundër Ukrainës nuk filloi në shkurt të këtij viti. Ajo filloi tetë vjet më parë”. “Pastaj, sigurisht, ajo që ata panë këtë vit ishte një pushtim i plotë. Dhe ishte një pushtim që ata e kishin planifikuar për shumë muaj”, shtoi ai. Stoltenberg pohoi gjithashtu se presidenti rus Putin ka ambicie për të “rivendosur një lloj sfere ndikimi” për të kontrolluar vendet fqinje, veçanërisht Ukrainën. Kreu i NATO-s tha se anëtarët e aleancës kanë mbështetur Ukrainën me pajisje ushtarake dhe stërvitje që nga viti 2014, duke forcuar kështu forcat e armatosura të vendit. “Ne duhet të mbështesim Ukrainën” në të drejtën e saj për të mbrojtur veten, tha ai, duke shtuar se kjo e drejtë “është e shkruar në Kartën e OKB-së”.

“Kjo luftë ka shumë të ngjarë të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Presidenti Zelenski e tha qartë. Por ne e dimë se ajo që mund të arrijë Ukraina në tryezën e negociatave konsiderohet se varet nga forca në fushën e betejës. Prandaj, mënyra më e mirë se si mund të sigurojmë që negociatat të çojnë në një rezultat që është i pranueshëm për Ukrainën është të ofrojmë mbështetje ushtarake, ekonomike, financiare dhe humanitare për Ukrainën tani”, tha Stoltenberg. Zelenskyi dhe populli ukrainas “duhet të marrin vendimet përfundimtare për negociatat dhe çfarë lloj marrëveshjeje janë të gatshëm të shkojnë”, përfundoi ai.


Spread the love


Leave a Reply