Strategjia e sigurisë kombëtare të SHBA: Rusia është një sfidë, por më e madhja është Kina

Spread the love

Strategjia e sigurisë kombëtare të SHBA: Rusia është një sfidë, por më e madhja është Kina

Prishtinë, 12 tetor – Shtëpia e Bardhë zbuloi të mërkurën një strategji të vonuar të sigurisë kombëtare që synon të kufizojë ngritjen e Kinës dhe të përforcojë rëndësinë e punës me aleatët për të adresuar sfidat me të cilat përballen kombet demokratike, raporton Reuters.

Dokumenti, prezantimi i të cilit u vonua për shkak të krizës në Ukrainë, nuk sjell ndryshime të mëdha në mendim apo doktrinë të re në politikën e jashtme të administratës së presidentit Joe Biden. Në vend të kësaj, dokumenti përshkruan pikëpamjen se lidershipi amerikan është thelbësor për tejkalimin e kërcënimeve globale si ndryshimi i klimës dhe ngritja e regjimeve autoritare.

Edhe pas pushtimit rus, Kina është sfida më e madhe për rendin global, sipas strategjisë amerikane. “Rusia është një kërcënim i menjëhershëm për rendin e lirë dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse ajo shkel paturpësisht rregulloret themelore ndërkombëtare”, tha Shtëpia e Bardhë. Kina, nga ana tjetër, është e vetmja kundërshtare që aspiron të ndryshojë rendin ndërkombëtar botëror dhe ka mjetet ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për të arritur këtë qëllim, vlerësohet në këtë strategji. Presidenti Joe Biden nënshkroi një deklaratë që rrezaton optimizëm, sipas agjencisë AFP. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të gjitha atutë për të fituar këtë kompeticion të shekullit të 21-të. Nga çdo krizë dalim të forcuar. Nuk ka asgjë që nuk mund të arrijmë”. Shtetet e Bashkuara duhet të fitojnë garën ekonomike të armatimeve me superfuqinë nëse duan të ruajnë ndikimin e tyre në mbarë botën, thuhet në këtë deklaratë.

“Republika Popullore e Kinës synon dhe ka gjithnjë e më shumë aftësinë, të riformësojë rendin ndërkombëtar në mënyrë që zhvillimet globale të funksionojnë në favor të saj, edhe pse Shtetet e Bashkuara kërkojnë të menaxhojnë me përgjegjësi konkurrencën midis dy vendeve tona,” tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake. Sullivan.
SHBA duhet të menaxhojë njëkohësisht sfidat transnacionale që prekin njerëzit kudo, duke përfshirë ndryshimin e klimës, pasigurinë ushqimore, sëmundjet infektive, terrorizmin, energjinë, tranzicionin dhe inflacionin. Biden duhet të zgjidhë ende disa çështje kyçe të politikës së jashtme, ndër to janë tarifat për mallrat kineze të vendosura nga paraardhësi i tij Donald Trump, të cilat po bëjnë që importuesit amerikanë të humbasin miliarda, dhe në të njëjtën kohë, ka çështje të tjera urgjente për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite dhe lidhjen e Indisë me kompanitë ruse të energjisë. Sullivan duhej t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me paralajmërimin e Biden-it se SHBA do të “rishqyrtojë” marrëdhëniet e saj me Arabinë Saudite dhe se do të ketë “pasoja”, sepse njoftoi javën e kaluar se OPEC + do të shkurtojë prodhimin e naftës, gjë që është kundër interesave të SHBA. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply