Treni i parë nga Kina përmes “Rrugës së Re të Mëndafshit” arrin në Gjermani

Spread the love

Prishtinë, 15 korrik – Për herë të parë, një tren i drejtpërdrejtë mallrash nga Kina ka mbërritur në portin gjerman të kontejnerëve Jade-Weser në Wilhelmshaven. Ai u mirëprit nga kryeministri i Saksonisë së Ulët, Stefan Weil, përfaqësues të portit dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës Popullore të Kinës, raporton Norddeutscher Rundfunk (GDR).

“Në këtë drejtim, Saksonia e Ulët tregon se si infrastruktura jonë hekurudhore mund të funksionojë si pjesë e Rrugës së Re të Mëndafshit,” tha Stefan Weil.

Treni, i cili u nis nga rajoni Anhui i Kinës më 25 qershor, udhëtoi për 18 ditë dhe solli pajisje shtëpiake dhe tekstile për Gjermani. Gjatë kësaj kohe, ai përshkoi një distancë prej 10,000 km, duke kaluar nëpër Kazakistan, Rusi, Bjellorusi dhe Poloni. Kjo hekurudhë hap tregje të reja, duke u dhënë prodhuesve mundësinë për të rritur trafikun dhe për të krijuar vende të reja pune. Në të ardhmen, është planifikuar të vendoset trafik i rregullt hekurudhor, raporton  GDR.
Ky medium gjerman thekson se treni udhëtoi për gjysmën e kohës sa i duhet një anijeje kontejnerësh për të njëjtën rrugë. Tani ka pak hapësirë ​​në anije dhe ato janë të shtrenjta, kështu që alternativa të tilla janë më se të mirëpritura, thotë GDR, por shton se, vetëm 100 kontejnerë me madhësi standarde mund të transportohen me tren, ndërsa një anije e specializuar mund të transportojë 23,000.

Ne do të shtonim se, Gjermania, padyshim, përkundër politikës së ashpër amerikane
anti-kineze për të cilën Uashingtoni u ka bërë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve (dhe të cilët të paktën bien dakord në mënyrë deklarative), merrë në konsideratë mbi të gjitha interesat e saj gjeoekonomike. Shih për këtë, ajo po shtynë përpara projektet për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike me Kinën, ashtu si është çështja e bashkëpunimit në fushën e energjisë me Rusinë, e cila shihet më së miri përmes këmbënguljes së Berlinit për përfundimin e tubacionit të gazit Nord Stream 2. [ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply