TURQIA KËRCËNON GREQINË: PO NA DETYRONI TË PUSHTOJMË SELANIKUN

Spread the love

TURQIA KËRCËNON GREQINË: PO NA DETYRONI TË PUSHTOJMË SELANIKUN

Prishtinë, 21 dhjetor – Këshilltari i Presidentit turk Erdogan, Yiğit Bulut ka kërcënuar hapur Greqinë.

Nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar” shkruan ai në një postim në Twitter.

Betimi kombëtar turk është deklarata e vitit 1920, e gjashtë pikave të nacionalistëve turq që përcaktojnë kufijtë e Republikës së ardhshme turke, në kufijtë e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, ku përfshihen “zonat e Kirkutit, Selaniku, Aleppos dhe Mosuli”.

Mediat greke shkruajnë se “nacionalistët turq pranë presidentit Rexhep Tajip Erdogan kanë aspirata për pushtimin e Selanikut si rrugëdalje nga problemet e tyre” thuhet në artikullin e gazetës “To Vima”.

Intelektuali i njohur turk në mërgim Mehmet Efe Çaman e interpreton kërcënimin si mesazh për të larguar vëmendjen nga rënia e vazhdueshme e lirës.

Kryekëshilltari i Erdoganit, z. Bulut, po kërcënon botën me zgjerim pas zhvlerësimit të vazhdueshëm të lirës” shkruan ai. [Abcnews.al/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply