Turqia synon të bashkëpunojë me Rusinë në prodhimin e avionëve luftarakë

Spread the love

Turqia synon të bashkëpunojë me Rusinë në prodhimin e avionëve luftarakë
Fluturakja turke F-16

Prishtinë, 6 dhjetor – Ka shumë pika bashkëpunimi në negociatat mes Rusisë dhe Turqisë. Kjo përfshin një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimin e avionëve ushtarakë kombëtarë të Turqisë, të cilët do të largohen nga hangarët në vitin 2023, tha më 5 dhjetor kreu i departamentit të industrisë së mbrojtjes të shtetit, Ismail Demir.

“Ka një lloj motori dhe sisteme të caktuara që kemi zgjedhur. Por me kalimin e kohës, do të ketë ndryshime, zhvillime, përditësime në sisteme të caktuara. “Negociatat me Rusinë mund të zhvillohen gjatë këtij procesi”, tha ai.

Fjalët e Demirit transmetohen nga media Hurriyet. Më herët u bë e ditur se Rusia dhe Turqia po negociojnë zhvillimin e fluturakes bombarduese të gjeneratës së pestë. Turqia po përpiqet të zhvillojë projektin e saj luftarak të gjeneratës së pestë nën programin TF-X. Por duke qenë se nuk ka përvojë të mjaftueshme në këtë industri, vendi ka nevojë për një partner të huaj të aftë për t’u bërë donator teknologjie dhe për të ofruar asistencë në organizimin e prodhimit, duke përfshirë komponentët dhe montimet e nevojshme. Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar të furnizojnë Turqinë me avionë luftarakë të gjeneratës së pestë F-35 në lidhje me blerjen e sistemit më të fundit raketor anti-ajror S-400 nga Rusia. [GN/ISHGJ]

                                              


Spread the love


Leave a Reply