Vatikani është gati të lehtësojë dialogun mes Rusisë dhe Ukrainës

Spread the love

Vatikani është gati të lehtësojë dialogun mes Rusisë dhe Ukrainës

Papa Françesku: Ata që janë në luftë nuk duhet të mashtrohen se Zoti është në anën e tyre!

Prishtinë, 28 shkurt – Vatikani është gati të “lehtësojë dialogun” midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, tha të hënën një zyrtar i lartë i Vatikanit.

Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, një tjetër personalitet në hierarkinë e Vatikanit, u tha gazetave italiane se, pavarësisht luftës që Rusia ka nisur kundër Ukrainës, ai është i bindur se ka gjithmonë hapësirë ​​për negociata.

Ambasadori i Ukrainës në Vatikan, Andriy Yurash, i tha Reuters-it në një intervistë më 14 shkurt se, Kievi ishte i hapur për ndërmjetësimin e Vatikanit në konfliktin me Rusinë, duke e quajtur Vatikanin “një vend takimi me shumë ndikim, shumë shpirtëror”.

Parolin u tha gazetave italiane se dialogu është e vetmja mënyrë “e arsyeshme dhe konstruktive” për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

“Selia e Shenjtë, e cila ka ndjekur vazhdimisht, në mënyrë diskrete dhe nga afër, ngjarjet në Ukrainë gjatë viteve, ka ofruar të lehtësojë dialogun me Rusinë dhe është gjithmonë e gatshme të ndihmojë të dyja palët të vazhdojnë në këtë rrugë”, tha ai në një transkript lajmesh në Vatikan.

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për krijimin e korridoreve humanitare për të ndihmuar refugjatët të largohen nga Ukraina.

Ai gjithashtu tha se, ata që janë në luftë, nuk duhet të mashtrohen se Zoti është në anën e tyre.


Spread the love


Leave a Reply