Vazhdimi i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës më 1 Prill

Spread the love

Vazhdimi i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës më 1 Prill

Prishtinë, 31 mars Rusia dhe Ukraina do të rifillojnë bisedimet e tyre të paqes në internet më 1 prill, tha të mërkurën një zyrtar i lartë ukrainas, pasi raundi i fundit i bisedimeve përfundoi në Turqi.

Negociatori ukrainas David Arakhamia njoftoi se Ukraina kishte propozuar që liderët e dy vendeve të takoheshin, por Rusia u përgjigj se duhej më shumë punë për projekt-marrëveshjen.

Kremlini zyrtar tha të mërkurën se nuk kishte pasur “progres” në negociatat midis palëve ndërluftuese në Stamboll.

Vlerësimi vjen pas një deklarate të mëparshme dhe më optimiste nga kryenegociatori rus Vladimir Medinsky, i cili tha se Kievi kishte treguar gatishmëri për të pranuar kërkesat kryesore ruse, duke përfshirë heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO, por vuri në dukje se qëndrimi i Moskës për Donbasin dhe Krimenë mbeti i pandryshuar.

Herët në mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë po vazhdonin “por tani për tani ka vetëm fjalë, asgjë konkrete”.  [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply