Vuçiq: Nëse Perëndimi nuk e pranon ofertën e Putinit, do të shkojmë në ferr

Spread the love

Vuçiq: Nëse Perëndimi nuk e pranon ofertën e Putinit, do të shkojmë në ferr

Prishtinë/Zagreb, 14 korrik – Konflikti në Ukrainë është një luftë botërore në të cilën Perëndimi po lufton kundër Rusisë me ndihmën e ushtarëve ukrainas, tha të mërkurën në mbrëmje presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Duhet të kuptojmë se në mes të një lufte botërore, të gjitha historitë se është një luftë rajonale apo lokale duhet të hidhen poshtë. E gjithë bota perëndimore po lufton kundër Rusisë përmes ukrainasve. Është një konflikt global”, tha ai në një intervistë për Pink TV mbrëmë. “E di se çfarë na pret. Në momentin që Vladimir Putin përfundon gjërat në Sieversk, Bakhmut dhe Soledar, dhe pas kësaj në linjën e dytë Slovjansk-Kramatorsk-Avdijivka, oferta e tij do të pasojë. Nëse Perëndimi nuk e pranon ofertën, ne do të shkojmë në ferr, e ata nuk do ta pranojnë”, tha Vuçiq.

Sipas liderit serb, situata në Ukrainë është e rëndësishme edhe për Ballkanin. Megjithatë, ai premtoi se Serbia do të bëjë të gjitha përpjekjet për të ruajtur paqen në rajon. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply