A do ta shpallë SHBA-ja Rusinë shtet që sponsorizon terrorizmin?

Spread the love

A do ta shpallë SHBA-ja Rusinë shtet që sponsorizon terrorizmin?

Nga Mark TemnyckyAtlantic Council

Ndërsa po bëhen gati 6 muaj nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, po shtohet presioni mbi administratën e presidenti amerikan Joe Biden për ta shpallur Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit. Kjo lëvizje gëzon një mbështetje dypartiake në Kongres, dhe shihet nga mbështetësit si një përgjigje proporcionale ndaj provave në rritje të krimeve ruse të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka shfaqur hapur ngurrimin e tij për ta konfirmuar këtë përcaktimin, në një kohë që Moska ka paralajmëruar se çdo hap i tillë do të përfaqësonte një zhvendosje drejt një “pike pa kthim” në marrëdhëniet diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në fillim të këtij viti, senatori demokrat Richard Blumenthal dhe ai republikan Lindsey Graham, prezantuan një projektrezolutë dypartiake, që i bën thirrje Blinken ta shpallë Rusinë një shtet sponsor të terrorizmit. Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë e shqyrtoi rezolutën, e cila më pas u miratua unanimisht nga Senati.

Ndërsa rezoluti ishte jo detyrues, ai dërgoi sinjalin se Kongresi mund t’i marrë gjërat në duart e veta nëse Departamenti i Shtetit nuk dëshiron që ta etiketojë Rusinë një shtet sponsor të akteve terroriste. Ndërkohë Dhoma e Përfaqësuesve shkoi një hap më tej. Kongresmenët Ted Lieu, Joe Wilson, Jared Golden, Adam Kinzinger dhe Tom Malinowski paraqitën një projekt-ligj dypartiak në fund të korrikut për ta shpallur Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e mbështeti nismën, madje duke e quajtur atë të “vonuar”.

Deri tani 6 vende i janë bashkuar Ukrainës në njohjen formale të pushtimit të Rusisë si një akt gjenocidi. Mizoritë individuale, përfshirë vrasjen masive të civilëve në Bucha dhe bombardimet e objektivave civile si qendrat tregtare dhe spitalet, kanë ndihmuar në nxitjen e thirrjeve që Rusia të njihet si një sponsor shtetëror i terrorizmit.

Ky etiketim do të kishte pasoja potencialisht të dhimbshme për Moskën, dhe mund të krijonte pengesa të reja të rëndësishme për angazhimin rus me botën e jashtme. Përveç kufizimeve shtesë në ndërveprimin ekonomik të SHBA-së me Rusinë, ajo do të ushtronte presion edhe mbi kompanitë ndërkombëtare që po kryejnë ende biznes në Rusi.

Përveç kësaj, individët do të jenë në gjendje të padisin Rusinë në gjykatat amerikane. Debati mbi këtë shpallje është qartësisht larg fundit të tij. Kritikët këmbëngulin se kjo lëvizje rrezikon të dëmtojë marrëdhëniet me aleatët e SHBA-së, dhe do të reduktojë më tej mundësinë e çdo lloj dialogu konstruktiv me Moskën në të ardhmen.

Njëkohësisht ekziston një vetëdije e gjerë se sanksionet aktuale, kanë dështuar ta detyrojnë Rusinë të ulet të tryezën e negociatave për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainë. Ndërkohë, mizoritë ruse vazhdojnë të shtohen, teksa miliona ukrainas në rajonet e pushtuara të vendit përballen çdo ditë me kërcënimin e krimeve kundër njerëzimit.

Nga ana tjetër, mbështetësit e nismës thonë se tani ka ardhur koha për ta shpallur Rusinë një shtet sponsor të terrorizmit. Ata argumentojnë se kjo do t’i dërgonte një mesazh të fuqishëm Moskës, duke e reduktuar në të njëjtën kohë aftësinë e Kremlinit për të financuar pushtimin e Ukrainës. Nëse Departamenti i Shtetit nguron të ndërmarrë këtë hap, atë mund të përpiqet ta bëjë Kongresi.


Spread the love


Leave a Reply