A ka nevojë edhe Gjermania për bombën atomike?

Spread the love

A ka nevojë edhe Gjermania për bombën atomike?

Nga BERTHOLD KOHLER [FAZ , 29.10.2022]

Politika gjermane e sigurisë mbështetet tërësisht në ombrellën bërthamore amerikane. Por Uashingtoni mund t’i kthejë shpinën Evropës. Atëherë Berlini do të kishte vetëm opsione të këqija.

Nëse fjala e pushtetit të kancelares mbetet e fundit në këtë çështje, atëherë epoka bërthamore në Gjermani do të përfundojë menjëherë pas Pashkëve.  Madje as e ashtuquajtura  “pikë kthese” e  Putinit në raport me armët nukleare, nuk mund të ndryshonte asgjë; për të vonuar daljen përfundimtare me vetëm tre muaj dhe një termocentral, Scholz-it iu desh t’i referohej kompetencës së tij politike. Që atëherë, edhe FDP ka qenë e qetë, të paktën tani për tani. Në Berlin, prandaj duhet bërë çështje jo vetëm përdorimi paqësor i energjisë bërthamore madje urgjentisht dhe përtej prillit, por edhe ai ushtarak.

Një tabu gjermane që i mbijetoi sulmit

Por kjo është një tabu gjermane që i mbijetoi sulmit të Putinit ndaj Ukrainës dhe arkitekturës së sigurisë evropiane pa u dëmtuar. Edhe paralajmrimet për përdorim të armëve nukleare nga ana e  presidentit rus, në rastin më të mirë na shpjejnë në argumente se çfarë nuk duhet bërë për të mbajtur Kremlinin sa më larg nga rrëshqitja në një luftë bërthamore. Në Berlin, ekziston frika se edhe dërgimi i tankeve moderne të betejës (si mbështetje për ukrinasit), mund të ndikojë në rrjedhën e luftës në atë masë sa që Kremlini do të ishte në gjendje të detyrohej të kalonte në sulm taktik bërthamor.

Tmerri do të ishte i pakufishëm, por një gjë vështirë se Moska do t’i frikësohej një hakmarrjeje bërthamore. Në vitet 1990, Ukraina ia dorëzoi Rusisë armët bërthamore sovjetike të stacionuara në territorin e saj kundruall garancive, të dhëna gjithashtu nga Moska, se do të respektohej sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial i vendit. Në Evropën Perëndimore, vetëm Franca dhe Britania kanë armë bërthamore të dizajnuara për të penguar Rusinë të sulmojë vendet e tyre. Në doktrinat e tyre nuk përmendet një betejë e udhëhequr nga armët nukleare në Ukrainë.

Amerika nuk do të shkojë në luftë bërthamore për shkak të Ukrainës

Amerikanët gjithashtu nuk kanë gjasa t’i përgjigjen me armë bërthamore një aksioni të parë rus në Ukrainë, i cili nuk është anëtar i NATO-s. Uashingtoni dëshiron që Kievi të mos e humbasë luftën dhe se Putini do të vazhdojë të dobësohet tutje. Por për shkak të një vendi që shumica e amerikanëve nuk ka gjasa ta dinë as vendndodhjen e saktë të një presidenti të SHBA-së, nuk ka gjasa të angazhohet në një shkëmbim bërthamor me Rusinë që, në fund të një spiraleje të përshkallëzimit, mund t’i shohë të dyja fuqitë bërthamore të ngatërrohen dhe shkëmbejnë armë të shfarosjes në masë duke shkatërruar kokat e njëri-tjetrit. Dhe pjesa tjetër e botës do të pësojë gjithashtu.

A do të ishte ndryshe në rastin e një aleati të ngushtë? Politika gjermane e sigurisë mbështetet tërësisht në të qenit nën ombrellën bërthamore amerikane. Megjithatë, tashmë kishte dyshime për këtë, kur presidentët amerikanë nuk donin në këtë plan të linin asnjë dyshim. Por më pas u shfaq Donald Trump dhe minoi besueshmërinë e të ashtuquajturës “parandalim i zgjeruar” në një mënyrë që Kremlini nuk kishte guxuar të shpresonte. Trump e bëri shumë të qartë se nuk i intereson fati i Evropës; ajo duhet të kujdeset me dashamirësi për mbrojtjen e vet.

Nuk është aspak e sigurt që NATO – gjithashtu dikur e shpallur “e vdekur klinike” nga një president francez – do t’i kishte mbijetuar qëndrimit të Trump-it në detyrë. Ky qëndrim mund të rikthehet  përsëri në Shtëpinë e Bardhë tok me ndjesin e hakmarrjes. Edhe nëse ai nuk ia del, do të ishte jashtëzakonisht neglizhencë të shihej presidenca e Trump-it si thjesht një aksident në historinë amerikane. Përkundrazi, duhet të kemi frikë se “atlantisti” Biden tani është përjashtim në një Amerikë që beson gjithnjë e më pak se duhet të shqetësohet për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

[…] 


Spread the love


Leave a Reply