A KEMI TË ARDHME?

Spread the love

A KEMI TË ARDHME?

Lufta kundër katastrofave globale na mbanë të bllokuar.
A ishte kjo dikur?
Kush dëshiron tani të kërkojë në shpresë është i/e detyruar të udhëtojë në të kaluarën

Nga SLAVOJ ŽIŽEK

Në frëngjisht, si në sllovenisht (në gjuhën time amtare) ka dy fjalë për të ardhmen që në gjermanisht pothuajse nuk përkthehen: Futur dhe Avenir.

Futur qëndron për vazhdimin e së tashmes, ndërsa Avenir tregon një thyerje radikale, një diskontinuitet me të tashmen – Avenir është jo ajo që do të jetë, por ajo që duhet të vjen.

Nëse Donald Trump do të kishte fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2020 kundër Joe Biden, ai do të ishte presidenti “i ardhur”, por jo presidenti “I ardhshëm”.

Në gjendjet tona të sotme apokaliptike, horizonti përfundimtar i Futur është “pika e fiksuar” distopike, siç e quan filozofi francez Jean-Pierre Dupuy, pika zero e luftës bërthamore, e kolapsit ekologjik, e kaosit global ekonomik e social.

Kjo pikë zero, edhe kur shtyhet në mënyrë të përsëritur, është “tërheqësi” ynë virtual drejt të cilit priret realiteti ynë, nëse i lihet në dorë vazhdimit tutje pa ndërmarrë asgjë kundër.

Lufta kundër katastrofave të ardhshme konsiston në ato masa që ndalojnë lëvizjen tonë drejt kësaj pike fikse. Pika ku nuk mund të shkojmë më tej.

Këtu shohim se sa i paqartë është në të vërtetë slogani Jo Future: sepse në një nivel më të thellë nuk nënkupton pamundësinë e ndryshimit, por pikërisht atë për të cilën duhet të përpiqemi – të dalim nga kontrolli në të cilin e ardhmja katastrofike na mban robër, në mënyrë që të hapet hapësira në të cilën diçka e re mund të “vjen”.

Kjo është ideja e Dupuy-t – dhe ajo është radikale: qëllimi i Dupuy-t është se ne mund t’i kundërvihemi në mënyrë të përshtatshme rrezikut të një katastrofe vetëm nëse prezantojmë një koncept të ri të kohës – “kohën e një projekti”, një cikël të mbyllur midis së shkuarës dhe së ardhmes.

E ardhmja shkaktohet nga veprimet tona kauzale të së kaluarës, prandaj së pari duhet ta shohim katastrofën si fatin tonë, si një ngjarje të pashmangshme. Por kjo nuk është e gjitha: duke e projektuar veten në to, si të thuash, duke marrë këndvështrimin e tyre, ne mund të fusim në mënyrë retrospektive në të kaluarën mundësi kundërfaktuale që përfaqësojnë një rrjedhë alternative të historisë.

Pra, mendimi që shpalos Dupuy në të menduarit e tij është: po të kishim bërë këtë dhe atë, katastrofa në të cilën ndodhemi tani, në radhë të parë nuk do të kishte ndodhur fare!

A nuk është pikërisht kjo ajo që bënë Theodor W. Adorno dhe Max Horkheimer në dialektikën e tyre të illuminizmit? Aty ku marksizmi tradicional na nxiste të përfshiheshim për të sjellur komunizmin me veprimet tona. Adorno dhe Horkheimer projektonin në rezultatin përfundimtar katastrofik, pikërisht në shfaqjen e “botës së menaxhuar”- një manipulim total teknologjik, për të na nxitur të punojmë në të tashmën tonë kundër kësaj rezultati që na priste.

Dhe, për ironi, a nuk është e njëjta gjë me disfatën e komunizmit në shekullin e 20-të? Është e lehtë sot të tallemi me pesimistët nga e djathta në të majtë, nga shkrimtari rus Aleksandër Solzhenicin e deri te filozofi greko-francez Cornelius Castoriadis, të cilët vajtonin verbërinë dhe kompromiset e Perëndimit demokratik, mungesat e tij etiko-politike, guximin e fuqinë e tij trajtuese me kërcënimin komunist.

Këta mendimtarë atëherë profetizonin se Perëndimi tashmë e kishte humbur Luftën e Ftohtë dhe blloku komunist tashmë e kishte fituar atë, dhe se kolapsi i Perëndimit ishte i pashmangshëm – por ishte pikërisht qëndrimi i tyre ai që bëri më shumë për të sjellë fundin përfundimtar të komunizmit. Dhe, për ironi, a nuk është e njëjta gjë me disfatën e komunizmit në shekullin e 20-të? Është e lehtë sot të tallemi me pesimistët nga e djathta në të majtë, nga shkrimtari rus Aleksandër Solzhenicin e deri te filozofi greko-francez Cornelius Castoriadis, të cilët vajtonin verbërinë dhe kompromiset e Perëndimit demokratik, mungesat e tij etiko-politike, guximin e fuqinë e tij trajtuese me kërcënimin komunist.

Këta mendimtarë atëherë profetizonin se Perëndimi e kishte humbur tashmë Luftën e Ftohtë dhe blloku komunist tashmë e kishte fituar atë, dhe se kolapsi i Perëndimit ishte i pashmangshëm – por ishte pikërisht qëndrimi i tyre ai që bëri më shumë për të sjellë fundin përfundimtar të komunizmit. Duke folur me gjuhën e Dupuy-t, ishte pikërisht kjo prognozë pesimiste- dyshimet e saj rreth një narrative lineare perëndimore të përparimit, që e shtynë atë të kundërvihej fuqishëm. Duke folur me gjuhën e Dupuy-t, ishte pikërisht kjo prognozë pesimiste- dyshimet e saj rreth një narrative lineare perëndimore të përparimit, që e shtynë atë të kundërvihej fuqishëm.

Prandaj, ne duhet të kthejmë në kokat tona pjesën e papërdorur të trurit për gjërat që i mendojmë e nuk i themi dot se si e perceptojmë procesin historik bashkëkohor në të cilin përfshihemi si një hapësirë mundësish nga e cila ne, si aktorë të lirë, mund të zgjedhim. Janë pikërisht aktorët e përkushtuar që e shohin veten të ngatërruar në fatin e tyre, ndërkohë që në retrospektivë mund të identifikohen herë pas here alternativat në të kaluarën – nyje ku historia mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër.

Mund të tingëllojë paradoksale për veshët tanë: nuk është e kaluara ajo që është e mbyllur, por e ardhmja. Sepse e kaluara është e hapur për riinterpretim retrospektiv, ndërsa e ardhmja do të na shfaqet gjithmonë si ajo që sapo ka ndodhur.

Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund ta ndryshojmë të ardhmen.

Thjesht do të thotë që për të ndryshuar të ardhmen tonë së pari duhet të ndryshojmë të kaluarën tonë.

Për ta bërë këtë, ne duhet ta riinterpretojmë të kaluarën në atë mënyrë që ajo të hapë mundësi të reja drejt një të ardhmeje të ndryshme nga ajo që nënkuptohet në imazhin dominues të së shkuarës.

A do të ketë një luftë të re botërore?

Përsëri, përgjigjja për këtë pyetje mund të jetë vetëm paradoksale: nëse do të ketë një luftë të re, ajo do të jetë e nevojshme. Nëse do të shpërthejë një konflikt i hapur ushtarak (midis SHBA-së dhe Iranit, Kinës dhe Tajvanit, Rusisë dhe NATO-s), do të duket i nevojshëm, ndaj do ta lexojmë automatikisht të shkuarën si një sërë shkaqesh që këtë shpërthim e shkaktuan pashmangshmërisht. Në rast se kjo nuk ndodhë, ne do t’i lexojmë ashtu ngjarjet ashtu siç e kuptojmë ende sot Luftën e Ftohtë: si një seri momentesh të rrezikshme në të cilat u shmang katastrofa sepse të dyja palët ishin të vetëdijshme për pasojat vdekjeprurëse të një konflikti global.

Kur kryeministri kinez Zhou Enlai në vitin 1953 po merrte pjesë në negociatat pë paqe, për t’i dhënë fund Luftës së Koresë, një gazetar francez e ka pyetur se çfarë mendon për Revolucionin Francez, të cilit Zhou i është përgjigjur: “Është ende shumë herët për të thënë diçka për këtë!.”

Në një masë të caktuar ai kishte të drejtë: me shpërbërjen e republikave popullore të Evropës Lindore në vitet 1990, lufta për vendin historik të Revolucionit Francez u ndezë përsëri. Revizionistët liberalë u përpoqën të nxisnin idenë se rënia e komunizmit në 1989 erdhi pikërisht në momentin e duhur: ajo, sipas tyre, shënoi fundin e epokës që kishte filluar më 1789, si dështim përfundimtar i modelit revolucionar që kishte hyrë në skenën botërore me jakobinët.

Megjithatë, kjo betejë për të kaluarën vazhdon ende:

nëse sot hapet një hapësirë e re për një politikë emancipuese radikale, atëherë Revolucioni Francez nuk ishte vetëm një qorrsokak i historisë.

Duke u kthyer edhe njëherë tjetër te Zhou Enlai, një tjetër anekdotë tregon se ka shumë të ngjarë që kjo e mëposhtmja të ketë ndodhur me të vërtetë. Kur Henry Kissinger ka vizituar Kinën në vitin 1972, ai e ka pyetur kryeministrin se çfarë mendonte ai për protestat e studentëve të vitit 1968 në Francë? Kësaj pyetjeje Zhou duhej të i është përgjigjur: “Është shumë herët për të thënë analizën për këtë.” Dhe ai kishte përsëri të drejtë: 1968-ta ishte një rebelim kundër estabilishmentit të së majtës. -, por sloganet e këtij rebelimi u mblodhën shpejt nga establishmenti dhe u përdorën prej tij për të mundësuar kalimin e qetë drejt neoliberalizmit të shfrenuar.

Në këtë kuptim “Metafizika e vogël e Tsunamit” e Dupuy-t thotë: “Përderisa e ardhmja nuk është ende e pranishme, ne duhet ta kuptojmë atë si një përqafim të njëkohshëm të ngjarjes katastrofike dhe mosndodhjes së saj – jo si dy mundësi të veçanta, por si një ndërthurje e dy gjendjeve, njëra ose tjetra prej të cilave më pas do të rezultojë e nevojshme ashtu siç e zgjedhë e tashmja.”

Pra, nuk është se kemi dy zgjedhje: fatkeqësi këtu, shpëtim atje. Kjo formulë do të ishte shumë e thjeshtë. Përkundrazi, sipas Dupuy-t, ne përballemi me dy domosdoshmëri të paravendosura. Nëse në gjendjen tonë të vështirë, një katastrofë globale pritet të ndodhë domosdoshmërisht, domosdoja e gjithë historisë aktuale do të jetë drejt saj që ne të marrim masa për ta parandaluar atë. Nëse këto dy nevoja të mbivendosura përputhen, vetëm njëra prej tyre do të realizohet, kështu që historia jonë do të jetë (ishte) e nevojshme në çdo rast.

Kështu është edhe perspektiva e luftës bërthamore. Bombat atomike janë ndërtuar zyrtarisht për të mos u përdorur, por siç tha në një intervistë filozofi i oborrit të Putinit, Alexander Dugin, armët në fund të fundit janë ndërtuar për t’u përdorur.

Ekziston një pasiguri e madhe se sa bindëse janë kërcënimet bërthamore. Dhe është thelbësore të shtohet këtu se fatkeqësia e vërtetë tashmë po ndodhë në atë se ne po jetojmë nën hijen e një katastrofe gjithnjë e më të afërt.

Secila palë në konkurrencën bërthamore, natyrisht, pretendon se dëshiron paqe dhe po reagon vetëm ndaj kërcënimit të paraqitur nga pala tjetër – gjë që është e vërtetë, por në të njëjtën kohë do të thotë se çmenduria qëndron në vetë sistemin, në rrethin vicioz në të cilën ne jemi të bllokuar për aq sa jemi pjesë e këtij sistemi. Struktura e kësaj është e ngjashme me atë të besimit të supozuar, në të cilin të gjithë pjesëmarrësit veprojnë në mënyrë racionale dhe supozojnë irracionalitetin tek pala tjetër, ku njëkohësisht nga pala tjetër tjetri/a mendon njësoj si ata në taborrin tjetër.

Që nga rinia ime në Jugosllavinë socialiste më kujtohet një episod absurd që përfshin letrën higjienike. Papritmas dolën thashethemet se në dyqane nuk kishte mjaftueshëm letër higjienike. Autoritetet siguruan menjëherë se kishte mjaft letër higjienike për konsum normal, thashethemet ishin të rreme. Çuditërisht, kjo nuk ishte vetëm e vërtetë por edhe shumica e njerëzve e besuan atë.

Megjithatë, një konsumator mesatar reflektonte si më poshtë:

E di që ka mjaft letër higjienike dhe thashethemet janë të rreme. Por, çka nëse disa njerëz i marrin seriozisht thashethemet dhe fillojnë të grumbullojnë letra higjienike në panikë, duke shkaktuar një mungesë të vërtetë? Kështu që më mirë të shkoj përpara dhe të rezervoj veten. Unë as nuk duhet të besoj se disa i marrin seriozisht thashethemet; Mjafton të supozohet se disa të tjerë besojnë se ka njerëz që i marrin seriozisht thashethemet – efekti është përfundimisht i njëjtë: një mungesë reale e letrës higjienike në dyqane.

Nuk është çudi që disa studiues po propozojnë një përgjigje të re për pyetjet të cilave vet nuk do të dëshironin tu përgjigjeshin: Nëse alienët inteligjentë e kanë vizituar tashmë tokën, pse nuk janë përpjekur të na kontaktojnë?

Përgjigja është, çka nëse ata na kanë vëzhguar nga afër për një kohë dhe nuk na kanë gjetur si krijesa veçanërisht interesante ose nuk kanë vërejtur ndonjë shenjë inteligjence tek ne?

Ne jemi specie dominuese në një planet relativisht të vogël, duke evoluar qytetërimin tonë drejt formave të ndryshme të vetshkatërrimit (ekuilibri ekologjik i ndikuar, vetëasgjësimi bërthamor, trazirat sociale globale), për të mos përmendur edhe marrëzitë lokale si e majta e sotme politikisht korrekte,por e cila në vend se të aktivizohet për solidaritet social, duke aplikuar kritere pseudomorale edhe për aleatët e tyre të mundshëm, duke i marrë erë seksizmit dhe racizmit kudo (edhe në ajër), krijon kështu për çdo ditë panevojshëm armiq të rinjë.

Për shembull, Bernie Sanders i paralajmëroi demokratët përpara zgjedhjeve të ndërmjeme amerikane në nëntor 2022 që të mos përqëndroheshin tërësisht në të drejtat e abortit; ata do të duhej gjithashtu të zhvillojnë një program për të luftuar vështirësitë ekonomike dhe për të mbështetur klasën punëtore. Dhe megjithëse Sanders e ka kaluar jetën e tij duke votuar për të drejtat e abortit në çdo rast, ai ka argumentuar se demokratët duhet gjithashtu të kundërshtojnë pikëpamjet e republikanëve kundër klasës punëtore dhe axhendat e tyre potencialisht të dëmshme.

Feministet liberale kundërsulmuan menjëherë Sanders-in ashpër, duke e akuzuar atë për antifeminizëm.

Jashtëtokësorët do të mund të kishin vërejtur diçka jo më pak të çuditshme në anën tjetër të spektrit politik:

në mandatin e saj të shkurtër si kryeministre britanike, Liz Truss ndoqi kërkesat e tregut dhe injoroi thirrjet e klasës punëtore – por çfarë e çoi në rënien e saj ishte se pikërisht të njëjtat forca të tregut (bursa, korporatat e mëdha) reaguan me panikë ndaj propozimeve të saj .

Sikur të duheshin prova të tjera se politika e sotme e qendrës së majtë përfaqëson interesat e kapitalit në një mënyrë shumë më të përshtatshme se e djathta e re populiste.

Sipas disa raporteve të mediave (të cilat, natyrisht, u mohuan menjëherë nga Kremlini), në fillim të dhjetorit 2022, Putini rrëshqiti dhe ra në shkallët e shtëpisë së tij, duke u vetndotur – siç ndodhi me Biden gjatë vizitës së tij te Papa më 2021. Edhe nëse njëra nga këto dy histori është e dyshimtë, „se on è vero, è ben trovato“: ato ofrojnë metaforën e përsosur për gjendjen ku ndodhemi sot – midis dy fatkeqësive, të djathtës së re fundamentaliste dhe të majtës liberale të etabluar si e rizgjuar. Prandaj, jashtëtokësorët me siguri do të arrinin në përfundimin se është shumë më e sigurt të na injorojnë për të mos u infektuar nga sëmundja jonë. Vetëm kur të vendosim që diçka e re do të vijë, ne mund të meritojmë vëmendjen e tyre.

[Die Zeit Nr.3/2023 fq.47; Përktheu: Nexhat Maliqi]

_____________________________________


Spread the love


Leave a Reply