A PO KRIJOHET NJË REND I RI GLOBAL

Spread the love

A PO KRIJOHET NJË REND I RI GLOBAL

Halim EMËRLLAHU

Sot bota është në proces të ndryshimit të vrullshëm. Për disa analistë të marrëdhënieve ndërkombëtare, kemi të bëjmë me shpërbërjen e rendit ekzistues global dhe formimin e një rendi të ri, diçka që po shkakton konfuzion të jashtëzakonshëm. Ky ndryshim është një përplasje midis ideologjisë neoliberale e kapitalizmit perëndimor dhe në anën tjetër të ideologjisë autoritaristo-kapitaliste të qytetërimit aziatik. SHBA-ja, që udhëheq Perëndimin, vazhdon të jetë superfuqi dominuese në siguri gjeopolitike, por me koston e shpenzimeve të mëdha ekonomike e ushtarake dhe me nevojnë për të ndërhyrë në shumë vende të botës, në emër të demokracisë dhe lirisë. Projektet e ndërtuara për paqën, në nivel global, ishin të kushtueshme, si p.sh.: ndërtimi i shtetit të Irakut dhe Afganistanit, me këtë fillojnë paaftësitë për t’i zgjedhur konfliktet e kohës.
Në shtetet e zhvilluara kapitaliste, kriza finaciare që nga viti 2008, ku hodhi ndryshime mbi themelet ekonomike e sidomos në ekonominë amerikane, ka filuar të humbas besimi tek aleatët e Amerikës, duke filluar nga Evropa, Lindja e Mesme dhe në Azinë lindore etj.

Disa dështime dhe tërheqje prej përgjegjësive që Amerika ka marrë në nivel global, kundërshtarët amerikanë i shohin si një mundësi të re dhe ata e vënë fuqinë amerikane në provë! Shtetet që sot janë në zhvillim dhe si pretendus të një roli më të madh ndërkombëtar, siç janë: Kina, Rusia, Turqia, Irani, Brazili, India etj., kanë refuzuar udhheqjën botërore. Disa prej këtyre vendeve tentojnë të paraqiten si alternativa udhëheqëse, nëse jo globale, të paktën në nivel rajonal dhe kërkojnë një partneritet të barabartë me Perëndimin.

Autoritarizmi politik dhe tregu komunist-kapitalist-kinez

Kjo krizë fillon të nxitë udhëheqsit e shteteve të tjera që janë në zhvillim, të marrin inciativa më agresive për politikën e jashtme, si Kina dhe Rusia, kurse perëndimi u gjendet prapa në llogoret e konflikteve. Disa nga këto konflikte tashmë janë zjarr bubulak dhe nuk shuhen për shumë dekada! Nga shumë pasiguri të krijuara si pasojë e ndryshimeve të kohëve të fundit që po ndodhin në Kinë, në një shtet ku stabiliteti social dhe ngritja e simptomave ekonomike në nivel global, janë bërë shumë të ndjeshme për gjithë shëndetin e ekonomisë globale. Kina, si shtet me ekonomi centaliste të përfshirë në reformën e tregut të lirë kapitaliste në nivel global, ka projektuar një proces reformus shumë afatgjatë, e cila është përfshi në zhvendosjen prej një vendi të izoluar e të varfër, duke sjellë mallëra të shumta konsumi në Japoni, Evropë, Amerikë, duke u bërë pjesë e një ekonomie moderne, që po e ngritë ekonominë kineze. Kështu po e rikthen ngritjen e mirëqenies sociale te shtresat e varfëra e të mesme në shoqërinë centraliste kineze. Udhëheqsit kinezë po vazhdojnë ta ndihmojnë një zhvillim ekonomik shumë inovativ që po i fuqizon kompanitë efikase dhe shumë dinamike në sektorin privat, por jo edhe nga korporatat shtetërore që janë të korruptuara dhe pa efekt në ngritjen e ekonomisë.

Kompanitë kineze, me gjithë ketë kapicitet prodhimi, duhet të përshtaten me teknologjitë e reja që prodhojnë energji, por që mundësojnë rritje ekonomike, por pa shkaktuar pasoja  mjedisore ndaj ujit e ajrit. Politika kineze në vazhdimësi po e menaxhon hendekun në mes të pasurëve e të varfërve në zonat urbane e rurale. Si qëllim mbetet që politikbërja autoritariste komuniste është që ta forcojnë mopolin e partisë mbi ketë pushtet edhe për gjeneratat e tjera kineze. 

Reformat që ka filluar Pekini, gjenden nën presion të ndjeshëm të qendrave urbane, që janë të mbështetura në premtime, dhe me gadishmëri për ndryshim, e që mund edhe të humbin vende të punës, por kjo ndodh edhe për pjestarët e elitave politike e ekonomike, që me këto reforma mund të  humbin privilegjet. Shih për këtë, për t’ju shmangur presioneve që sot vijnë në drejtim të politikës kineze, presidenti Xi Jin Ping, ka nisur një fushatë ambicioze për të luftuar korrupsionin.[1] Fushata anti korrupsion, kishte eliminuar nga skena politike kineze disa nga njerëzit më të fuqishëm të Kinës. Inciativa ka sjellë progres ekonomik, sot Kina është pjesë e tregut liberal perëndimor me ndikim të madh.
Duke e lënë mënjanë retorikën jomiqësore (nga të dy kampet), gjatë tridhjetë viteve të fundit, Pekini pa përfituar shumë nga fuqia amerikane dhe gatishmëria e Uashingtonit për ta përdorur këtë fuqi.
Politika kineze, sot ka pretendime territotriale, prandaj presidenti amerikanë duhet të jetë i pregatitur, kur do të kemi një ngritje të agresivitetit kinez do ta nxit Pekinin në drejtim të konflikteve me vendet fqinje. Këtu, duhet të përfshihen edhe aleatët e SHBA-ve, e sidomos Tajvani dhe shumë më agresiv ndaj kufijëve të diskutueshëm ujor, në rajonin të Azisë lindore dhe për Detin e Kinës Jugore, ku do të ketë ngritje tensioni në mes Kinës dhe Japonisë. Në qoftë se kemi destabilizim në këtë rajon, që në gjirin e vet ka ekonomin e dytë dhe të tretë në nivel global, në  këtë konflikt do të përfshihen edhe SHBA-të. Prandaj pasojat do t ishin të  mëdha.

Rusia-autoritariste kundër Perëndimit-kapitalist

 Paraqitja e Rusisë autoritariste, që sot po zhvillon luftë në Ukrainë, me kërcnime të vazhdueshme ndaj ish-republikave sovjetike, madje pa kursyer as kërcnimet ndaj NATO-së etj., tregon se kjo është një luftë e re e me parametra të ri për Rendin që pretendon ta imponoj.
Rusisë i mugojnë aleancat me shtetet e tjera ndërkombëtare perëndimore, por edhe me ish-republikat sovjetike. Ky fakt ësht produkt i prishjeve të marrëdhënieve të politikave ndërkombëtare në relacionin Rusi kundruall Perëndimit.  Është  pushtimi i Krimes dhe lufta e vazhduar tutje për pushtimin e plotë të Ukrainës, pretendon ta ringjallë Perandorin Ruse të Ivanit të tmerrshëm.
Aleatët e shteteve të SHBA-ve, që janë anëtare të NATO-s, edhe ish republikat sovjetike si Estonia, Lituania, Letonia, dhe ish anëtarja e Traktatit të Varshavës, Polonia, do të jenë në gjendje të gatishmërisë me shumë dekada. Nga këto tensione të paraqitura pikërisht në këto ish-republika sovjetike, është një përqindje e madhe rus me identitetit etnik, madje edhe më shumë se sa në Ukrainë, që mund të jenë element që do të shfrytëzohen nga Kremlini për hapjen e fronteve të reja të lufëts.

Rusia autoritariste, me këto veprime ushtarake, që ka filluar në Ukrainë, ka shqetësuar shumë vende të Evropës Lindore. Pjesë e këtij shqetësimi sot është edhe Uashingtoni, Berlini, Brukseli, që po insistojnë ta mbrojnë të drejtën e Ukrainës për vetëvendosje. “Presidenti autoritarist rus Vladimir Putin,  është i bindur se Perëndimi nuk është shumë i përkushtuar për një luftë afatëgjatë.”[2] Prononcimet e tij janë të mbarsura me shqetësim për gjithë botën. Fuqizimi ekonomik i shtetit rus që është pasuruar me energji, po të njëtën kohë edhe aleati i saj Kina, po tregon se kjo është një fushatë e Bllokut lindor-aziatik autoritarist, e cila po shkon me një qendrim kundër vlerave liberale Amerikane.
Aleanca  mes SHBA-ve dhe Evropës, me një civilizim të përbashkët perëndimor, me një aleancë ushtarke Veri-Atlantike të përbashkët  është dëshmuar në shumë vende të botës. Kjo aleancë tashmë është nën një presion të thellë. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës e sjellë atë në një pozicion edhe më të vështirë. 

Pavarësisht divergjencave mes aleatëve perendimor,  ajo që i bashkon SHBA-të dhe Evropën, është lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe eleminimit të kërcnimeve që vijnë nga grupet e ndryshme të sekteve fetare, që janë të radikalizuar në nivel global.

Varësia Evropës përball Rusisë

Shqetësim tjetër është që në mes antarëve të Aleancës Veri-atlantike (NATO-s) dhe Bashkimit Evropian, në lidhje me strategjinë politike ndaj përballjes me Rusinë, ka divergjenca sidomos në lidhej me sanksionet ndaj Rusisë, meqë një pjesë e shtetëve të BE-së, varet shumë nga energjia ruse.  Rusia është një forcë energjetike dhe shumë investuese në tregun evropian. Tani ka krijuar një konfuzitet në raport  mes  shtetëve të Bashkimit Evropian, e sidomos me shtetet e Evropës Lindore.

Gjermania ka një varësi të madhe energjetike nga Rusia. Divergjencat janë shpërfaqur edhe për kontrata të ndryshme ekonomike, për të cilat Franca po kërkon shpjegime nga Rusia; po ashtu edhe Britania, e cila po kërkon financierë rusë. Në dekadat e ardhëshme do të krijohen tensione mes Amerikës dhe Evropës. “Franca që karakterizohet nga rritje e ngadaltë ekonomike, ka nevojë për lidhjen e kontratave me Rusinë në fushën e mbrojtjes, Britania ka nevojë për klientë financiarë rusë. Në vitet e ardhëshme këto çështje do të jenë burime tensioni mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.”[3] Kjo është depriotizim i aleatëve nga SHBA-të, e cila krijon mundësi për shpërfaqjen e fuqive revizioniste.
Në periudha të ndryshme kohore krijohen ndryshime strategjike e gjeopolitike, për pasojë  marrëdhëniet ndërkombëtare rrëshqasin në pasiguri dhe janë të karakterizuara nga pasiguria permanente. Shtetet e zhvilluar, por që janë me sistem autoritarist, e ushtrojnë autoritetin e dhunës në aspektin gjeopolitik e strategjik në ato shtete që janë të pazhvilluara dhe në zhvillim. Qëllimi i vetëm është gllabërimi territorial, në ato vende gjeografike që janë të pasura dhe kjo ideologji e kësaj natyre hegjemoniste është më e dëmshme se vrasja e një individi.

Filozofi Makiaveli e këshillon princin e tij se është më mirë të vrasësh dikë, sesa t’i, marrësh atij pasurinë-vrasja, tek e fundit, mund të harrohet, por vjedhja ushqen armiqësi të përhershme. E kjo teori politike sot në marrëdhënie ndërkombëtare, po aplikohet nga shtetet  hegjemoniste që janë të orientuar nga autoritarizmi politik, me ndërhyrje ushtarake, siç e kemi sot me Rusinë, e cila e ka filluar luftën në orientime politike, pushtuse në emër të identitetit etnik rus.

“Presidenti rus Putin e sjell shembullin e Ballkanit duke  sugjeruar se interesi i tij për Krimenë dhe Ukrainën Lindore, buron nga shqetësimi humanitar për të mborjtur rusisht-folësit!? Ai po pretendon se nuk po bën asnjë gjë më shumë se ajo që bëri NATO në Kosovë”.[4] Kështu ishte edhe fushata e ish diktatorit Sllobodan Milloshoviçit, që i armatoste popullin serb në Kosovë,[5] në emër të urretjes etnike dhe të ndërhyrjes ushtarake. Një ndërhyrje e tillë me orjentime pushtuse, krijon destabilizim ndërkombëtar në aspektin strategjik e gjeopolitik, në nivel global.

Ndërhyrja në vija etnike – destabilizim strategjik e gjeopolitik i Ballkanit  

Ndërhyrje të tilla sjellin tensione dhe ngritje të konflikteve të natyrës etnike edhe në Ballkan. Ngritja e tensionëve në Ballkan sjell idenë e ndryshimit strategjik e gjeopolitik në vija etnike. Rusia sot është faktor negativ për disa shtete ballkanike që kanë ambicie për anëtarësim në Aleancën Verioatlantike (NATO).  Disa shtete sllave në Ballkan kanë lidhje kulturore, fetare ortdokse, gjuhësore, historike me Rusinë. Serbët më shumë janë me ndjenja nacionaliste fetare që veprojnë në Serbi, Bosnje, Mal të Zi, Maqedoni, dhe një pjesë e maqedonasve të mbushur me solidaritetin ortodoks. Vazhdimësia politike ruse edhe nga ish presidenti Jelcin, për gjatë viteve 90-ta, ishte e prekopuar me problemet e saj dhe nuk mundi të arrinte projekti i tij deri në Ballkan. Rusia e sotme me presidentin Putin, që ka ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë, po vazhdon ta furnizojë Serbinë me sistemin e lartë ushtarak dhe po trajnon ushtarë e policë serbë.
“Dominimi i Putinit në daljen e tij publike, në korrik 2018, me presidentin Tramp në Helsinki, disa njerëzve në Ballkan do t’iu forcojë idenë se demokracia liberale po venitet, ndërsa nacionalizmi etnik dhe solidariteti sllav po fërcohet”.[6] Kjo jep sinjalizim të qartë, se Amerika dhe Evropa liberale, duhet të marrin masa preventive për ta ndaluar ndikimin rus në Ballkan, që në vazhdimësi shfrytëzon autoritetin e kishës ortodokse në emër të solidaritetit ortodoks!

Një parandalim i ndikimit rus në Ballkan, ndodh kur NATO-ja dhe Bashkimi Evropian hapin rrugën e përshpejtimit të anëtarësimit të disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, që ende nuk janë anëtare të NATO-s. Për ndryshe, rusët do të kenë ndikim më të madh përmes energjisë, dhënies së kredive, lidhjeve kulturore, fetare, organizimin e protestave kundër anëtarësimit në NATO etj.
Paqja që është ndërtuar në Ballkan, ka qenë një ndërmarrje e përbashkët nga Amerika dhe nga Evropa, që e arritën me ndërhyrjen e NATO-së në Ballkan. Shtetet e Ballkanit sot janë të orientuara nga vlerat civilizuse perëndimore, pjesë e tregut të lirë ekonomik dhe që iu nënshtrohen sundimit të ligjit. Dhe, këta janë faktorët që disa shtete të Ballkanit, janë anëtare të NATO-s, duke e përjashtuar këtu Serbinë që nuk ka pretendime, respektivisht që është kundër NATOS dhe Kosovën që vazhdon të jeët peng  agjendave jo ët qarta të një lagjeje të shtteve të BE-së në raport me perspektivën e saj reale.  Por Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s me automatizëm, respektivisht të anëtarësohet me procedura të përshpejtuara, jo vetëm për të ruatur svlerat e demokracisë dhe sigurinë territoriale, por edhe vet NATOn si garniturë e Sigurisë Perendimore.
Demokratizimi i Ballkanit dhe vendosja e paqës është kondribut dhe projekt i civilizimit perëndimor. Ky stad është arritur pas ndërhyrjes me forca ushtarake në emër të humanizmit e të drejtave të njeriut në Ballkan.

                        ____________________________________________


[1]  Bremmen Ian “SUPERFUQIA”, tri alternativat per rolin e amerikes ne botë, Minerva, Tiranë fq 20.

[2]  Po aty fq, 21.

[3]   Bremmer Ian “SUPERFUQIA” tri alternativat per rolin e amerikës në botë, Minerva, Tiranë, fq 23

[4]   Coper Robert ‘’Shpërbërja e Kombeve”, Tiranë, 2011, fq 107.

[5]  Serwer Daniel “Nga Lufta te Paqja Ballkani Lindja e Mesme Ukrahina ‘’, Tiranë, 2019. Fq 136.

[6]   Po, aty, fq, 111.


Spread the love


Leave a Reply