Akti i Luftës në një cep tjetër të nxehtë

Spread the love

Aleanca e re tripalëshe midis Rusisë, Iranit dhe Kinës vihet në veprim – hap front të ri të luftës. Irani hedhë raketa balistike afër konsullatës së SHBA në Irbil.

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 14 mars – Fundjavën që lamë pas 12 raketa balistike goditën në afërsi të konsullatës amerikane në qytetin verior të Irakut, në Irbil. I dyshuari i parë ishte automatikisht Irani. Ky dyshim i ligjshëm u konfirmua relativisht shpejt, meqë pa vonesë iranianët morën përgjegjësinë për sulmin e kryer. Raketat u bë e ditur se janë lëshuar nga territori iranian.

Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) bëri të ditur ndërkohë se, sulmi ishte në shenjë hakmarrjeje për atë që e konsideronte agresion izraelit dhe e karakterizoi konsullatën amerikane në Irak si një “qendër strategjike të komplotit” izraelit në Irbil. Një zyrtar i mbrojtjes i SHBA-së, duke folur në mënyrë anonime, konfirmoi se sulmi ishte nisur nga Irani fqinj.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën nga IRGC, bëhet e ditur se, operacioni ishte në përgjigje të një sulmi ajror izraelit të kryer në kryeqytetin sirian të Damaskut të hënën e kaluar, e në të cilin u vranë dy oficerë të IRGC-së.

“Pas krimeve të fundit të regjimit të rremë sionist dhe njoftimit të mëparshëm se krimet dhe të këqijat e këtij regjimi famëkeq nuk do të mbeten pa përgjigje, qendra strategjike e komplotit dhe ligësisë së sionistëve u vu në shënjestër të raketave të fuqishme dhe pikante të Gardës së Revolucionit Islamik. Korpusi”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga IRGC.

Kanali satelitor Kurdistan24,  që ka selinë e tij pranë konsullatës së SHBA-së,  transmetoi menjëherë pas sulmit, duke shpërfaqur pamje të objekteve të goditura,  xhama të copëtuar dhe mbeturina në dyshemenë e studios së tyre. Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se, me kët rast, asnjë amerikan nuk u lëndua nga sulmi.

Zyrtarët irakianë kanë deklaruar se raketat balistike ishin Fateh-110 të prodhuara nga Irani. Fateh-110 është një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi. Por derisa  raketat janë ndërtuar në Iran, ato prodhohen me ndihmën e kontraktorëve kinezë. Në vitin 2006, Departamenti i Thesarit i SHBA-së akuzoi firmën kineze, Great Wall Industry, dhe partnerët e saj se kishin luajtur një rol udhëheqës në zhvillimin e Fateh-110.

Irani kohë më parë ka bërë të ditur se ia ka arritur të prodhojë një raketë të re në fillim të këtij viti, e cila ka rreze veprimi që, siç pohojnë burimet iraniane, ia mundësonë t’i arrijë bazat e SHBA në Lindjen e Mesme si dhe objektivat e mundshme brenda Izraelit.

Sulmet ndaj konsullatës amerikane në Irbil tani, në këtë momentum politik që po jeton bota pas agresionit rus në Ukrainë, intencë për ta zgjeruar frontin e luftës edhe në një krah tjetër të aleancës trepalëshe ruso-iraniano-kineze. Ky akt lufte vije edhe si produkt i marrëveshjes së thelluar midis Iranit dhe Kinës që ishte nënshkruar më 27 mars 2021. Sipas asaj marrëveshjeje Pekini ishte zotuar se do të investojë 400 miliardë dollarë në Iran gjatë 25 viteve të ardhshme. Marrëveshja kërkon gjithashtu dislokimin e 5000 trupave kineze në Iran dhe ndërtimin e një baze ushtarake kineze në Iran.

Një marrëveshje e ngjashme ishte arritur më 4 shkurt 2022 edhe mes Pekinit dhe Moskës përmes të të ashtuquajturës “Deklaratë e përbashkët ruso-kineze”.

Le të kujtojmë se kjo aleancë e re ushtarake  e përbërë nga Kina, Rusia dhe Irani më 21 janar 2022 kishte zhvilluar stërvitjet e përbashkëta detare të quajtura “Rripi i Sigurisë Detare 2022”, konkretisht në portin iranian të Chabahar, i cili ndodhet në Oqeanin Indian, pranë Gjirit të Omanit që cilësohet i një rëndësie të veçantë  strategjike.

Sidoqoftë, administrata e Joe Biden-it, duke pretenduar që tok me aleatët e saj tradicional – europianët, të përqëndrohet në betejën rreth Ukrainës, nuk I ka kushtuar peshën që ndoshta meriton ky akt i ri i luftës së inicuar nga Irani.

Shih për këtë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së iu përgjigj breshërisë së raketave në konsullatën amerikane duke e cilësuar atë vetëm si “sulm të egër kundër sovranitetit të Irakut dhe shfaqje të dhunës”.

Disa media amerikane, përfshirë Washington Post, kanë raportuar se qeveria ruse i paskërka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake, pohojnë zyrtarë të qeverisë amerikane. Ajo kërkoi gjithashtu mbështetje ekonomike për të kufizuar ndikimin e sanksioneve. Zyrtarët qeveritarë amerikan, këtë pohim e kanë bërë në kushte anonimiteti dhe nuk thanë se për cilat armë bëhej fjalë dhe nëse kishte një reagim nga Pekini, shkruan Die Zeit-i gjerman më 14 mars.

Kjo duhet të jetë aryeja përse këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan, kishte planifikuar takimin e 14 marsit në Romë me shefin e lartë të politikës së jashtme të Kinës, Yang Jiechi. Sipas informacioneve amerikane, objekt bisede ka qenë  pikërisht lufta në Ukrainë.

Presidenti amerikan do të donte të fokusohej në mbrojtjen e demokracisë në vend, pas krejt asaj që kishte përjetuar rendi kushtetues-juridik amerikan nën administratën e D.Trump-it dhe ndërkohë të forconte vendin për t’u përballur me rivalin kryesor ekonomikë dhe ideologjikë – Kinën. Ai donte të promovonte mbrojtjen e klimës dhe kalimin gradual në përdorim të energjisë së rinovueshme.

Duke marrë në konsideratë rrezikun real rus, për javë të tëra, shërbimet sekrete amerikane kishin paralajmëruar për një sulm brutal rus në Ukrainë. Ndërkaq presidenti i përgjegjshëm J.Biden me sinqeritet të pazakontë, i bën publike këto të dhëna të shërbimeve intelegjente amerikane, duke i paralajmëruar aleatët e somnabulosur europian, të cilët do të përmenden vetëm kur forcat ruse do të kryejnë aktin e agresionit ndaj Ukrainës dhe të nisin marshin drejt Kievit.

Presidenti J.Biden shmangi çdo deklaratë provokuese apo kërcënim që mund të përshkallëzonte më tej konfliktin në Evropë. Madje tek pohoi se: “Forcat tona nuk kanë marrë dhe nuk do të marrin pjesë në përleshjet me forcat ruse në Ukrainë”, nuk la mundësi as keqinterpretimi.

Është e vështirë të imagjinohet në këtë situatë se sa shpesh do të kishte shtypur butonin bërthamor, të paktën verbalisht, paraardhësi i Bidenit, Donald Trump. Nga ana tjetër, Biden, siç komenton gazetari Franklin Foer, në revistën e njohur  amerikane The Atlantic, i ka rezistuar provës morale dhe strategjike të krizës më dramatike Lindje-Perëndim që nga Lufta e Dytë Botërore: Aleatët janë të bashkuar, disa nga vendet e brendshme. kundërshtarët politikë janë në anën e tij dhe shmangën çdo kërcënim bërthamor ndaj Moskës. Foer flet për një “kryevepër të heshtur”.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet t’i bashkohet ekipit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Bruksel javën e ardhshme, thuhet në një deklaratë të publikauar nga Shtëpia e Bardhë gjatë të martës (15 mars). Takimi i liderëve të BE-së dhe NATO-s ka të ngjarë të fokusohet kryesisht tek çështja e pushtimit rus të Ukrainës, pastaj në axhendë janë edhe çështje të tilla si “siguria dhe mbrojtja” dhe “marrëdhëniet e jashtme”. Presidenti i SHBA do të takohet me homologët e tij të BE të enjten (24 mars). Shtëpia e Bardhë do të njoftojë së shpejti më shumë detaje rreth takimit të ardhshëm.

Tani ai në cilsinë e liderit të botës perendimore, jo vetëm të Aleancës eriatlantike (NATOs), ndodhet në konfrontim direkt me Rusinë. Prandaj çfardo provokimi nga pala iraniane ai don ta shmang. Kështu, ai ka marrë rolin e liderit të botës perëndimore, duke shpalosur me urëtsi e zgjuarsi edhe aftësitë e tij diplomatike dhe maturinë e njeriut të urtë e të rezervuar.

Lajmet e sotme (17, mars) nga fushbetejat rreth e për Kievin, janë alarmuese. Është krejtësisht në natyrën e luftës që po bënë Rusia në Ukrainë dhe mundësia që ajo shpejtë ta pushtojë Kievin e të instalojë një qeveri kukull, të imponojë edhe “Jaltën 2”, për ndarjen e zonave të reja të interesit.
Këto janë arsye të mjaftueshme për shfaqjen e shqetësimeve të ligjshme për mjedisin e sigurisë edhe në Eurpën Juglindore, respektivisht Ballkanin Perendimor, siç cilësohet tashti gjashtshja vendeve të paintegruara ende në BE, të cilën zonë Rusia mund ta shndërrojë shpejt në front tjeëtr të luftës.

Në këtë rirreshtim, dy republikat tona, kombi në tërësi, ka nevojë akute për një strategji kombëtare të mbrojtjes.


Spread the love


Leave a Reply