Bota sipas Xi Jinping: Përfitimet dhe rreziqet e diplomacisë transaksionale të Kinës

Spread the love

Bota sipas Xi Jinping: Përfitimet dhe rreziqet e diplomacisë transaksionale të Kinës

“The Economist”

Shumëkujt mund t’i jetë dukur një moment i pakëndshëm. Duke takuar Vladimir Putinin në Moskë këtë javë, lideri i Kinës Xi Jinping foli për “bashkë–ekzistencë paqësore dhe për njëbashkëpunim të favorshëm”, teksa po darkonte me dikë që përballet tashmë me një urdhër arresti ndërkombëtar për krime lufte.

Por Xi nuk shqetësohet nga kjo gjë. Ai beson tek rënia e paepur të rendit botëror të udhëhequr nga Amerika, dhe synon ta kthejë rendin aktual në një sistem më transaksional marrëveshjesh midis fuqive të mëdha. Ndaj mos i nënvlerësoni rreziqet e këtij vizioni apo joshjen ndaj tij në mbarë botën.

Në Ukrainë, Kina ka luajtur me një kartë jo të lehtë. Synimet e saj janë delikate:të sigurojë varësinë e Rusia nga Kina, por që Moska të mos jetë e dobët sa të sjellë rrëzimin e regjimit tëPutinit; të propagandojë kredencialet e veta si një paqe–bërës në sytë e botës në zhvillim; dheteksa synon të rimarrë Tajvanin, të minojë legjitimitetin e perceptuar të sanksioneve perëndimore dhe mbështetjes ushtarake si një mjet i politikës së jashtme.

Xi ka propozuar me cinizëm një “plan paqeje” për Ukrainën, që e shpërblen agresionin rus,dhe të cilin ai e di që Ukraina nuk do ta pranojë. Ai bën thirrje për “respektimin e sovranitetit të të gjitha vendeve”, por nuk do të përmendë faktin se Rusia po mban të pushtuar më shumë se 1/6 e territorit sovran të fqinjit të saj.

Ky është vetëm një shembull i qasjes së re të Kinës ndaj politikës së jashtme, teksa vendi po del nga izolimi i qasjes drastike “Zero Covid” për t’u përballur me një Perëndim më të unifikuar. Më 10 mars Kina ndërmjetësoi një marrëveshje midis dy rivalëve të egër, Iranit dhe Arabisë Saudite.

Kjo ishte ndërhyrja e parë e Pekinit në Lindjen e Mesme, e cila e nxori në pah ndikimin e reduktuar të Perëndimit atje 20 vjet pas pushtimit të Irakut të udhëhequr nga Amerika. Më

15 mars, Xi zbuloi “Nismën e Qytetërimit Global”, e cila argumenton se vendet duhet “të shmangin imponimin e vlerave ose modeleve të tyre ndaj të tjerëve, dhe të përmbahen nga nxitja e konfrontimit ideologjik”.

Qasja e Kinës nuk është e improvizuar, por sistematike dhe ideologjike. Deng Xiaoping i kërkoi dikur Kinës “të fshehë kapacitetet, dhe të presë kohën e saj”. Ndërkohë Xi dëshiron të riformësojë rendin botëror të pas vitit 1945.

Parullat e reja të Kinës synojnë të huazojnë dhe të përmbysin gjuhën normative të shekullit XX-të, në mënyrë që “multilateralizmi” të shndërrohet në një kod për një botë që mënjanon vlerat universale dhe që drejtohet nga balancimi i interesave të fuqive të mëdha.

“Nisma Globale e Sigurisë” ka të bëjë me kundërshtimin e përpjekjeve për të frenuar kërcënimin ushtarak të Kinës. Ajo promovon modelin e rritjes ekonomike të Kinës, që merret me shtetet autokratike pa u imponuar kushte. Po ashtu, argumenton se mbrojtja nga Perëndimi e të drejtave universale të njeriut, në Xinjiang dhe gjetkë, është një lloj kolonializmi i i ri.

Ky botëkuptim transaksional ka më shumë mbështetje jashtë Perëndimit sesa mund tamendoni. Në fund të këtij muaji Xi do të takohet në Pekin me presidentin e Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, një mbështetës avokat i një bote shumë–polare, i cili dëshiron që Kina të ndihmojë në negocimin e paqes në Ukrainë.

Për shumë njerëz, pushtimi i Irakut në vitin 2003 nxori në pah standardet e dyfishta të Perëndimit për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, një argument që e prek shpesh media shtetërore e Kinës. Pas viteve të presidencës së Trump, presidenti Joe Biden është ri-angazhuar me botën, por fokusimi kryesor drejt Azisë përfshin zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të aseteve diku tjetër, përfshirë në Lindjen e Mesme dhe Afganistan.

Perëndimi ka treguar vendosmëri për mbështetjen e gjithanshme të Ukrainës. Por shumë vende janë në dilemë rreth luftës, dhe pyesin veten se si do të përfundojë ajo. Të paktën 100 vende, që përbëjnë 40 për qind të PBB-së globale, nuk po i zbatojnë plotësisht sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë.

Edhe qasja amerikane është në dyshim. As Donald Trump dhe as Ron DeSantis, rivali i tij republikan, nuk e shohin Ukrainën si një interes thelbësor për SHBA-në. Dhe kjo krijon hapësirë për aktorë të rinj, nga Turqia tek Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe mbi të gjitha përKinën.

Mesazhi i saj, se demokracia e vërtetë përfshin zhvillim ekonomik, por nuk varet nga liria politike, i bën thirrje elitave të vendeve jodemokratike. Është e rëndësishme të vlerësohet se çfarë mund të arrijë ky multipolaritet mercenarësh. Irani dhe Arabia Saudite kanë qenë armiq që nga revolucioni iranian i 1979-ës.

Kina është tregu më i madh i eksportit për të dyja, ndaj ka ndikim por dhe një nxitje për të parandaluar luftën në Gjirin Persik, që është gjithashtu burimi i saj më i madh i naftës. Paktiqë solli ndërmjetësimi mund t’i japë fund luftës civile në Jemen, që ka vrarë ndoshta 300.000 njerëz.

Ose marrim ndryshimet klimatike. Mbështetja merkantiliste kineze për industrinë e saj të baterive, është një katalizator për një valë investimesh në vende të tjera, të cilat do të ndihmojnë në uljen e emetimeve të karbonit. Por synimi i vërtetë i politikës së jashtme të Xi, është ta bëjë botën më të sigurt për Partinë Komuniste Kineze.

Me kalimin e kohës, do të jetë e vështirë të fshihen të metat e saj. Një rrjet marrëdhëniesh dypalëshe të përshtatshme krijon kontradikta. Kina e ka mbështetur Iranin, por ka zgjedhur të injorojë përshkallëzimin e tij bërthamor të vazhdueshëm, që kërcënon klientët e tjerë të Kinës në rajon.

Çdo paqe e qëndrueshme në Ukrainë, kërkon pëlqimin e ukrainasve. Ajo duhet të përfshijë edhe llogaridhënien për krimet e luftës dhe garancitë kundër një sulmi tjetër. Kina ikundërshton që të treja:ajo

nuk beson tek demokracia, të drejtat e njeriut apo imponimin e fuqive të mëdha, qoftë në Ukrainë apo Tajvan.

Vendet që përballen me një kërcënim të drejtpërdrejtë të sigurisë nga Kina, si India dhe Japonia, do të bëhen edhe më të kujdesshme. Jo vetëm atje, por kudo që një vend përballet me një fqinj të fuqishëm dhe agresiv. Për shkak se Kina mbështet pothuajse gjithmonë elitat në pushtet, sado të paafta apo mizore qofshin ato, qasja e saj mund t’i zemërojë njerëzit e zakonshëm në mbarë botën.

Deri në atë moment, shoqëritë e hapura do të përballen me një luftë mbi vizionet konkurruese. Një nga detyrat është të ndalet nxitja e Ukrainës drejt një marrëveshje paqeje të rreme, dhe që vendet perëndimore të thellojnë aleancat e tyre mbrojtëse, përfshirë NATO-n. Synimi afatgjatë është të kundërshtohet akuza se rregullat globale u shërbejnë vetëm interesave perëndimore, dhe të nxirren në pah anët negative të botëkuptimit që po promovojnë aktualisht Kina dhe Rusia. [Bota.al]


Spread the love


Leave a Reply