Kur vendet e vegjël fitojnë peshë gjeopolitike

Spread the love

Kur vendet e vegjël fitojnë peshë gjeopolitike
Qëllimi më i rëndësishëm gjeopolitik për Perendimin në këtë pjesë të Mesdheut është kontrolli i Otrantos. Atë e mundëson të qenunit e Shqipërisë në NATO. Aderimi i Kosovës në NATO edhe de fakto, i jep asaj “çelësin e kontrollit” Ballkanit si tërësi.

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Republika e Vanuatu-së është një vend i vogël në Oqeani. Megjithatë ai luan një rol të rëndësishëm në diplomacinë klimatike. Kjo nuk është për t’u habitur pasi ndryshimi i klimës kërcënon ta fshijë kombin e vogël të Paqësorit nga hartat gjeografike dhe politike. Presidenti aktual i Vanuatu, Nikenike Vurobaravu, pretendon se mbrojtja më e mirë e vendit të tij është ngritja e zërit në institucionet ndërkombëtare. Dhe diplomatët vanuatu e bëjnë këtë në mënyrë fantastike. Ishte Vanuatu ai që ishte vendi që në 1991 promovoi idenë që vendet e industrializuara duhet të paguajnë për dëmin e pakthyeshëm të shkaktuar nga ndryshimet klimatike që janë më të prekura nga vendet në zhvillim. Në nëntor të vitit të kaluar, në bisedimet për klimën nga ana e Kombeve të Bashkuara në Egjipt, pas 30 vitesh negociata, kjo ndodhi. U arrit një marrëveshje për krijimin e një fondi që do të ndihmonte vendet e varfra të përballonin dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.[1]

Diplomacia natyrisht e orjentuar në përputhje me interesat strategjike të Kombit, mbetet arma më e fuqishme për mbrojtjen e interesave të vendeve të vegjël, sidomos kur ato nuk posedojnë armë nukleare. Por a mjafton vetëm diplomacia? Rasti i Kosovës dëshmon se pa kombinimin e fuqisë me diplomacinë, mbijetesa e shteteve të vegjël, gjithmonë është në pikëpyetje.

Kosova – kolonia e fundit në Europë

Në pranverën e vitit 1981, Kosova i rikthehet vëmendjes së qendrave të Perendimit, që e kishin konsideruar të mbyllur çështjen shqiptare me Konferencën e Ambasadorëve [Londër 1913]. Dekadën e parafundit [1981–1989], Kosova do të përjetoi dhunë e terror permanent. Në këtë gjendje të terrorit shtetëror organizatat atdhetare do t’ia dalin që më 17 janar 1982 të bashkohen nën emrin e Lëvizjes Popullore për Kosovë [LPK]. Nga 17 nëntori i viti 1994 në skenë

do të dalë krahu ushtarak i LPK-së — UÇK-ja e vegjëlisë. Dekada e fundit [1989–1999] do të kalojë në shkallë siprore të aprat’heidit, drejt armagedonit që pati përmasat e gjenocidit, që do të provokojë ndërhyrjen e Aleancës Politike e Ushtarake më të mëadhe në botë — NATO-s.

Me këtë akt u bë e mundshme çlirimi i Kosovës dhe prosperimi drejt pavarësisë. Merrë kështu fund epoka e kolonializmit serb në Kosovë, që kishte filluar në vjeshtën e vitit 1912.

Në epoka të ndryshme të historisë, vendeve të vegjël për mbrojtjen e pavarësisë së tyre, ju imponohet rreshtimi krah një superfuqie ose një grupimi politiko-ushtarak. Ky rreshtim lehtësisht rrëshqet në vasalitet të plotë. Një varg shtetesh të vegjël këtë pozicion vasaliteti shpeshherë e kanë shoqëruar me pranimin e bazave ushtarake të huaja në portet e tyre, të shoqëruar edhe me kosto shtesë.

Kjo lagje shtetesh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kur votohet për çështje të ndieshme të natyrës strategjike, identifikohen plotësisht me superfuqitë tutore. Ky fakt ndërkohë shpërfaqet edhe më shqeto, kur në KS të OKB-së, temë është Ukraina. Serbia prandaj shmang dënimin e Rusisë dhe vendosjen e sanksioneve ndaj saj, duke kultuivuar tutje raportet e vasalitetit me Rusinë.

Pozicioni gjeopolitik si i Serbisë edhe ai i Kosovës [shto këtu lidhjen e natyrshme të saj me Shqipërinë bregdetare] i bëjnë këto dy shtete të vegjël modele specifike që mund të jenë gjeopolitikisht të rëndësishëm. Refuzimi kokëfortë i Serbisë për tri dekada me radhë, [edhe pasi kishte kapitulluar më 9 qershor 1999 — me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes ushtarako-teknike në Kumanovë), që të ndërhyjë në rrethana më të veçanta për ta penguar krijimin e sinergjisë së përhershme midis “Heartland-it” dhe “Rimland-it” shqiptar, qoftë edhe me çmimin e kalimit në pozicionin e plotë vasal ndaj Rusisë, flet për motivin dhe arsyen themelore të rezistencës aktuale serbe përballë projektit franko-gjerman dhe marrëveshjes së Brukselit [27 shkurt 2023].

Shkëmbimet ndërmjet këtyre poleve të trungut shqiptar brenda kufijve që gjeopolitologët dhe strategët anglo-sakson do ta quanin “”Heartland”” janë sabotuar qëllimisht nga pseudoelita serbo-ruse e mbështetur nga elementë organik në Perendim, në dëm të interesave shqiptare.

Mali i Zi në këndvështrimin gjeopolitik perendimor

I parë nga Evropa Perëndimore, Adriatiku është pjesë e një ekosistemi si vazhdim i natyrshëm i Mesdheut. Në përgjithësi kjo hapësirë shihet si unike, që dikur ishte krejtësisht perendimore, e tipit “hanseatik”. Mali i Zi në këtë betejë të Serbisë për qasje në portat e Adriatikut, ishte dhe mbetet si mundësia e vetme jo vetëm për Serbinë, or edhe për Rusinë, si një pretekst për ndarjen e kontrollit në Adriatikutk.

Strategjia e frenimit të Rusisë dhe ndikimit të saj në Europë, me theks në Europn Juglindore, është një strategji e vjetër britanike, e konceptuar që kur ushtritë e Katerinës II pushtuan Krimenë. Ajo u realizua në Luftën e Krimesë nga viti 1853 deri në 1856. Por krahas kësaj, Britania e mbështetur edhe nga Franca dhe ndonjë fuqi tjetër perendimore po bënin çmos që ta shkëpusnin Serbinë nga ky ndikim. Kalimi i Krimesë nga duart e Perandorisë Osmane në ato ruse, më pas ukrainase, që nga viti 2014 është shndërruar në një casus belli për imperializmin rus dhe si hap i rëndësisë së veçantë për realizimin e platformës së tyre të quajtur “Bota ruse”. Mali i Zi dhe Veriu i Kosovës mbetet tutje për Serbinë dhe platformën analoge serbe — Botën serbe, si një casus belli për realizimin e platformës së tyre të quajtur “Bota serbe”. Kisha Serbe mbetet institucioni qendror në realizimin e kësaj platforme. Modeli i Malit të Zi mud t’i shërbejë mirë kësaj platforme serbe. Nëdrkaq krijimi i një autonomie në veri, si kauzë politike serbe tashmë, pas 2 majit 2023, kur pritet të kemi takimin e radhës së krerëve të Kosovës dhe Serbisë, respektivisht kyreministrit kosovar Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, si hap i parë drejt aneksimit të plotë.

Mali i Zi është njëri ndër shtetet më të vegjël në nivel të Europës nëse marrim në konsideratë numrin e popullsiës por edhe gjeografinë e tij. Ai ka peshën e vetë gjeopolitike jo vetëm në raport me fqinjët e tij mesdhetarë, por edhe për faktin se ai “i përket aktualisht një prej rajoneve më dinamike dhe më premtuese.”[2]

Me miratimin e Deklaratës së Pavarësisë në Parlamentin e Republikës së Malit të Zi më 3 qershor 2006, pas referendumit të 21 majit të po atij viti, Qeveria e Republikës mori përsipër përgjegjësitë e krijimit dhe drejtimit të politikës së jashtme, në cilësinë e shtetit të Malit të Zi si subjekt juridik i pavarur ndërkombëtar.

Në këtë kuadër Qeveria kishte identifikuar këto prioritete të politikës së jashtme të Malit të Zi: Integrimi në Bashkimin Evropian dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut — NATO [3], promovimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh. Këto objektiva themelore të politikës së jashtme të Malit të Zi janë gjithashtu të lidhura dhe të varura nga vet zhvillimet e brendshme politke e ekonomike.

Në këtë proces politik të brishtë, zgjedhjet e fundit presidenciale dhe zhvillimet politike përgjithësisht në Malin e Zi, tashmë paraqesin mundësi rikthimit të kësaj Republike në sferën e interesit serb. Realizimi i objektivave gjeopolitike serbe prandaj është po aq drithërues sa ai gjerman i Luftës së Dytë Botërore. Bregdeti malazez si edhe ai shqiptar përfaqëson zonën e kontaktit gjeopolitik të atlantizmit, neootomanizmit, kontinentalizmit dhe interesave të përhershme gjeopolitike të civilizimit perendimor. Synimi i rëndësishëm gjeopolitik për Atlanticizmin në këtë pjesë të Mesdheut ishte dhe mbetet kontrolli i Otrantos, prandaj pjesa shqiptare e bregdetit është më me interes. Paradigma që Beogradi kultivoi për tri dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, e që i shërbeu strategëve ushtarak serb për të justifikuar platformën e “Botës serbe”, është ngritur mbi iluzionet se pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë është çështje e kryer, ndërkaq përfitimet e Serbisë nga pozicionet e ndryshuara gjeopolitike për shkak të stopimit zgjerimit të NATO-s në në dëm të Rusisë, do të prodhojë pashmangshëm një rend të ri ndërkombëtar më të drejtë — e me karakter multipolar. Në këtë plan, meqë Rusia dhe Kina po koordinojnë luftën me ndërveprim të ngushtë. Në këtë kuadër, konkludon studjuesi kroat, Mario Stefanov, “çfarë lloj rendi duan të krijojnë, dhe përgjigja është e thjeshtë — një rend në të cilën Rusia dhe Kina do të ndajnë me SHBA-në sundimin e botës, dhe të gjitha shtetet më të dobëta do t’u liheshin pasojave të përballjeve mes këtyre poleve.”[4] Në këtë ndarje të re të botës, rrjedhimisht edhe të Europës Juglindore, Serbia lgaritë se do të jetë përfituesja e pashmangshme.

Kosova — fortesë makro e Ballkanit

Shtetet si Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, sado të vogla që janë, tok do të fitojë rëndësi të dorës së parë për Atlanticizmin, për aq kohë sa ekziston një partneritet strategjik midis kontinentalizmit dhe neo-otomanizmit, ose nëse “kontinentalizmi forcohet mjaftueshëm për të sjellë Kroacinë dhe Shqipërinë në orbitën e saj të kontrollit.”[5]

Kontinentalizmi, në veçanti “”Austrian electricity”” i që të tri këtyre shteteve sot dhe në një të ardhme më të gjatë, është produkt i rrjedhës historike. Ai pozicion lidhet me përpjekjet permanente të bllokut gjerman për qasje në ujërat e ngrohta, e rrjedhimisht edhe për të reduktuar ndikimin e Serbisë edhe të Rusisë, është i natyrës së pastër gjeopolitike. Ndërkaq për neo-otomanizmin, pjesa veriore e Malit të Zi, sa edhe Kosova dhe Veriu i saj, në veçanti, e Bosnja lindore, si bllok i tërë, marrin konotacione të rëndësisë vendimtare edhe për faktin se, pothuajse në tërësi janë hapësira që banohen nga popullsia shqiptare dhe boshnjake, që në fakt i janë nënshtruar një procesi asimilues. Për neootomanizmin, kjo hapësirë paraqet një hallkë të rëndësishme në formimin e të ashtuquajturës “transversale e gjelbërt”.

Ndërtimi dhe progresi socio-ekonmik i që të tri këtyre vendeve të vogla e në fqinjësi të ngushtë me njëri-tjetrin, si vende evropiane që i përkasin qarkut të qytetërimit mesdhetar, është i ndërlidhur me ndarjen e vlerave dhe synimeve europiane. Ndërkaq përparësia më e madhe krahasuese, si e Shqipërisë e Kosovës, ashtu edhe ajo e Malit të Zi, është pozita e tyre mesdhetare, respektivisht ballkanike, e cila ka lënë vulën e vetë në zhvillimin e tyre historik dhe kulturor.

Kosova duke qenë territori qendror — bërthama territoriale e Ballkanit — përmes së cilës mund të mos kalojnë komunikime të rëndësishme, por është e mundur të kontrollohen nga ajo zonë — Korridori 4 / Korridori 8 / Korridori 10 i trafikut shumë të shpeshtë pan-evropian. (Salzburg — Lubjanë — Zagreb — Beograd — Nish — Shkup — Veles — Selanik mbrohet nga NATO / Korridori që do të shpallet Nish — Prishtinë — Durrës). Sipas Stepićit, prandaj, “kushdo që vjen nga deti apo “vertikalja strategjike Moravë-Vardar ka aftësinë për të menaxhuar Kosovën dhe Metohinë, dhe kushdo që e kontrollon Kosovën dhe Metohinë si një fortesë makro të Ballkanit, kontrollon rajonin.”[6]


Spread the love


Leave a Reply