“Kurthi” me emrin  Ukrainë kalon në një stad të ri

Spread the love

Pushtimi i Ukrainës ka përmbysur dhe riformatuar tërësisht politikën Evropiane në raport me Rusinë brenda pak ditësh. Bashkimi Evropian megjithëse ka vendosur sanksione financiare të pashembullta ndaj Rusisë,  tregtia e naftës dhe gazit po vazhdon e pa penguar. Mbi një miliardë euro derdhen çdo ditë nga Europa Perendimore në kontot e bankave ruse.

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Evropa vazhdon të importojë çdo ditë naftë dhe gaz në vlerë prej më shumë se 500 milionë eurosh nga Rusia. Edhe nëse Rusia është e shkëputur nga rezervat e saj valutore, ajo sërish merr gati 30 miliardë euro në tremujor në valutë të huaj nga këto shitje dhe ndoshta më shumë me rritjen e çmimeve. [1]

Eksperti politik Markus Kaim nga Fondacioni “Wissenschaft und Politik” paralajmëron për vendosmërinë e Rusisë për përshkallëzimin e luftës.
“Do të ishte një llojë neglizhence e llojit të vet- pavarësisht faktit se Rusia në masë të ndjeshme nuk po i arrin qëllimet e saj të luftës – të supozohej se Rusia po humbet luftën dhe tani po dorëzohet. Jemi shumë larg nga kjo”.[2]
Në të njëjtën kohë, mund të thuhet se Rusia dëshiron të arrijë objektiva shtesë, përveç dobësimit të Ukrainës; ajo pretendon ta përmbysë rendin bazë bazë perëndimor dhe zgjerimin e ndikimit në rajon në tërësi, duke pasuar tutje me thellimit të raporteve me Kinën.

Sipas ministrit rus të Jashtëm, Sergej Llavrov, pozicionimi i Perendimit në raport me luftën në Ukrainë dhe qëndrimin ndaj Rusisë, që ai e cilëson si ”lufta hibride e Perëndimit kolektiv kundër Rusisë”, po “hap mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit midis Moskës dhe Pekinit,

Lavrov vuri në dukje se Rusia dhe Kina synojnë të përdorin më shpesh rublën dhe juanin në marrëveshjet e ndërsjella. “Në një kohë kur SHBA dhe BE i kanë kthyer monedhat e tyre në mjete shantazhi, ne synojmë të zhvillojmë një infrastrukturë të pavarur financiare dhe të rrisim ndjeshëm përdorimin e rublës dhe juanit në vendbanimet midis vendeve tona. “Transaksionet në këto monedha përfaqësojnë tashmë një të katërtën e qarkullimit tonë tregtar”, theksoi ministri rus të mërkurën që lamë pas në një fjalim përmes videos drejtuar pjesëmarrësve në Konferencën e 7-të Ndërkombëtare të titulluar “Rusia dhe Kina: Bashkëpunimi në epokën e

re”. [3]

Këto deklarata vijnë si një vazhdim I natyrshëm I atyre që kishte bërë Putini në Konferencën për çështje të Sigurisë në Vjenë (2007), tek po paralajmronte përballjen e pritshme me Perendimin. Atbotë vetëm një  pjesë e vogël e ekspertëve perëndimorë (George Kennan, Henry Kissinger, Kenneth Waltz dhe John Mearsheimer) shprehën shqetësime për mënyrën se si po vepronte Perendimi në raport me Rusinë dhe sidomos me zgjerimin e NATO-s si akt që cilësohej nga Moska si paralajmrim rreziku. Por, opinionet e tyre ishin përjashtim dhe jo rregull. Madje këta mendimtarë realistë qysh atbotë shprehnin bindjet e tyre se “materializimi i një reagimi të fortë rus ishte çështje kohe.” [4]

Ndërkohë lufta në Ukrainë po kalon në një nivel krejtësisht të ri – nga ushtarak në atë ekonomik. Ky fakt e bën Kievin zyrtar dhe aleatët e tij real, të shestojnë plane konkrete për ta ndalur këtë rrjedhë të ngjarjeve.

Serbia para alternativës: Me Perendimin apo me Lindjen

Serbia nuk do të ketë më hapësirë ​​për lojra të dyfishta, manovra për të manipuluar në mënyrë perverse Perendimin, duke koketuar heër me Lindjen (Rusinë dhe Kinën) e herë me Perendimin.

Në këtë pozicion të vështirë janë poashtu edhe fuqitë europiane, përfshi Gjermanin dhe Francën, tok me BE-në si tërësi politiko-ekonomike, që t’i japin fund biznesit të energjisë me Rusinë.

Gjasat janë që ngjarjet të rrjedhin edhe jashtë kontrollit të strukturave shtetërore, sidomos aytre ukrainase, në rast se qeveria e Ukrains nuk merrë vendim për të mbyllur pjesë të sistemit të saj të gazsjellësit që furnizon me gaz rus Bashkimin Evropian.

Mediat evropiane, në vend që të mirëpresin lëvizjen ushtarake dhe politike të Ukrainës, po publikojnë artikuj që sugjerojnë se një sjellje e tillë ukrainase do të sjellë probleme të reja në Evropë. Operatori ukrainas i sistemit të transmetimit të gazit, në përputhje me logjikën ushtarake dhe ekonomike, si dhe me sensin e shëndoshë, ka vendosur të ndalojë pranimin e gazit rus në pikën hyrëse të Sohranivka, një nga dy pikat kyçe të hyrjes së gazit rus në gazsjellësin ukrainas. që nga 11 maji, shruan portali i specializuar kroat, Geopolitik news. 

Ky është një segment i sistemit që e transferon gazin rus më tej në Bashkimin Evropian, duke i munëdsuar kështu Putinit ta finansojë luftën me kapitalin europian. Pas këtij paralajmrimi  të qeverisë ukrainase, nuk do të mungojë presioni politik dhe kushtëzime të natyrave të ndryshme në relacionin Bruksel-Kiev. Presioni europiano-perendimor ndaj Kievit mund të mos jetë i hapur, por ai gjithësesi në prapaskenë do ët jetë tepër kushtëzues. Në këto rrethana, këmbëngulja e Kievit për realizimin e këtij objektivi, nuk mund të mos supozohet s eështë pa mbështetjen dhe vullnetin e  Uashingtonit dhe Londrës.

Përderisa lufta në Ukrainë nga terreni krejtësisht  strategjik, po katapulton edhe në terrenin e ekonomik, BE-ja duket se do të ndodhet para aktit të kryer duke u detyruar që ta përfundojë paktin energjetik me Rusinë.
Në këto rrethana kur Beogradi formalisht shprehet se dëshiron të anëtarësohet në BE, pavarësisht se deri tani i ka shmangur të gjitha sanksionet e vendosura nga komuniteti ndërkombëtar kundër Moskës, ai vazhdon të përfitoj nga të dy krahët. 

Në një telefonatë me shefin e Kremlinit Putin-in, presidenti serb Aleksandër Viçiq-i zgjati kontratën e furnizimit me gaz me kushte tejet të favorshme. Në të njëjtën kohë, duke u ankuar për presionin që po I vije nga Perëndimi, ai nënvizon një fakt domethënës tek pohon se “politika sovrane” është në sprovë. Ndërkaq duke thelluar bashkëpunimin në fushën e sigurisë  me Parisin, ai nënshkruan kontrata të majme për armatim modern për të cilin na paskërka nevojë Serbia për ta mbrojtur sovranitetin e saj të cënueshëm nga fqinjtë e saj jugor!
Pa kaluar disa javë nga një marrëveshje e tillë, tek merrë premtimin për kontratën trijeçare të gazit rus, nuk ngurron të pohoj se për Serbinë Rusia mbetet partner strategjik i pazëvendsueshëm. Por, tek ankohet për presionin perëndimor, Vuçiq e pranon se “nuk është e lehtë të thuhet se sa kohë Serbia do të jetë në gjendje të ndjekë politikë të pavarur dhe sovrane”.[5]

Ndërgjegjia e vrarë e Europës Perendimore

Cari i ri rus, Vladimir Putini, që po komandon luftën nga Kremlini, ndërkohë po marshon përpara për të krijuar fakte të reja ushtarake në terren, siç veproi në vitin 2014 në Krime.

Donbasi duket tashmë i humbur për Kievin. Këtë fakt, në fund të ditës, Ukraina duket se do të shtrëngohet ta pranojë. E trishtueshme, por reale. 

Ndërkohë fokusi i luftës në Ukrainë paralel me marshin ushtark që për  objektiv ka futjen e Ukrainës në geto të plotë, duke pushtuar tërësisht Ukrainën lindore, me synim Odesën, Detin e Zi si tërësi dhe lidhjen tokësore me Transnistrinë.
Këtë skenar e vë në pikëpyetje Stefan Wolff, profesor i sigurisë ndërkombëtare në Universitetin Biringham të Mbretërisë së Bashkuar. Në një intervisët dhënë Radios Evropa e Lirë ai pohon se, megjithatë, “… për momentin, është vështirë të shihet se si Rusia do të ketë kapacitete ushtarake për të ndërtuar korridor tokësor deri në Moldavi apo Transnistri.” Këtë pohim ai e potencon duke marrë në konsideratë ndeshtrashat që ushtria ruse kaloi gjaët këtyre tre muajve luftë në Donbas, por edhe humbjet e thella që ka pësuar ushtria ruse në Detin e Zi.

Por krahas kësaj lufta po zhvendoset gradualisht në një nivel të ri strategjik – nga veprimi ushtarak në luftën ekonomike.

Financial Times, një e përditshme angleze e afërt me qarqet financiare britanike dhe një gazetë përgjithësisht e njohur si instrument në duart e  elitës financiare britanike, në një artikull të Martin Wolf-it, të publikuar më

3 majit me titull “Lufta e Rusisë teston moralin e Evropës aq sa edhe ekonominë e saj”, analizon se çfarë do të ndodhte po të vepronte më shpejtë Bashkimi Evropian. Artikulli thekson se një nga sfidat për Bashkimin Evropian është “si të përdoren më mirë sanksionet për të penguar Rusinë duke kufizuar efektet e dëmshme në ekonominë e BE”. Një sfidë tjetër, sipas FT, është “si të përballemi me shkurtimet e të ardhurave reale të qytetarëve dhe kompanive që do të vijnë nga rritja e çmimit të importit të energjisë”. Dhe sfida e tretë është “si të menaxhohet inflacioni i rritur i shkaktuar nga çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve”.

Në këtë artikull, autori pretendon të parashikojë rrjedhën e ardhshme të zhvillimeve në rrafshin ekonomik brenda Bashkimit Evropian. Imazhi rezulton të jeët i ngrysur. Wolf nuk ngurron ta thotë hapur se, politika aktuale e Bashkimit Evropian po shkon drejt degradimit moral. Si ka mundësi të cilësohet ndryshe një konstatim i kësaj natyre: “Konsumatorët po vuajnë, por në të njëjtën kohë po financojnë pushtimin rus të Ukrainës. Kjo është një politikë e keqe”. Në pjesën e fundit të shkrimit, autori shprehet: “Përfundimi që nxjerr nga këto analiza është se lufta është një goditje e rëndësishme ekonomike, por shumë më tepër një goditje politike dhe morale. Konflikti brutal që erdhi në Evropë nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore. … Tani vjen momenti i sfidës dhe i mundësisë. Sidomos për Gjermaninë. Sfida është mbrojtja e qytetërimit liberal evropian dhe është një mundësi për shpengimin historik. Rusia nuk duhet të fitojë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Do të jetë vërtet e dhimbshme. Por duhet duruar për një qëllim shumë më të madh.”

“Kurthi” në trajtën e merimangës që po krijon lufta në Ukrainë po kalon në një stad të ri.

Ky rrjet në të cilin ka rënë tashmë Europa në raportet transatlantike në njërn anë dhe në ato mes Perendimit dhe Rusisë, në anën tjetër, e ka emrin Ukrainë. Ndërkaq “kurthi” në trajëtn e bllokadës që i është bërë Shqiërisë dhe shqiptarëve për aderim në BE, e ka emrin Serbi. Kjo e fundit ndërkohë po kamuflohet me eufemizëm me nocionin “Ballkani i hapur”, si zëvendësim i Jugosllavisë së re.

Qëndrimi i Brukselit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, e pakta që mund të thuhet, vazhdon të jetë në përputhje të plotë me interesat strategjike ruse në Europën Juglindore. Përndryshe, si të shpjegohet getoizimi i dy milion shqiptarëve të Kosovës, duke ju mohuar e drejta elementare e lëvizjes dhe si sidomos si të kuptohen idetë frënge për rikthim të kursit të integrimit të Shqipërisë në BE nga pozita e vendit kandidt, në atë të rangut të shtetit të asociuar?!

Ndjesia se kemi të bëjmë me ndërgjegje të vrarë të Brukselit, qoftë në raport me Ukrainën, qoftë në atë me Shqipërinë dhe shqiptarët, tani nuk bën punë, nëse vërtet nuk ka vullnet politik për rishikimin e kundërthënieve të brendshme, jo vetëm të BE-së si produkt i vullnetit politik, por edhe të vet rendit që ka krijuar sistemi i demokracive liberale në vetvete.

Prandaj konkluzioni se Europa është në prag të ribërjes së saj, qëndron.

________________________

Fusnotat

1. https://www.greeneuropeanjournal.eu/sanksionimi-i-naftes-dhe-gazit-do-te-behet-kritik-cfare-do-te-thote-lufta-ne-ukraine-per-be-ne/

2. https://www.europaimunterricht.de/krieg-und-frieden-in-europa

3. https://www.geopolitika.news/vijesti/lavrov-hibrdni-rat-zapada-protiv-rusije-otvara-vrata-za-sirenje-veza-s-kinom/

4. https://www.eurasiareview.com/02062022-the-evolution-of-russias-ukraine-strategy-analysis/

5. https://www.n-tv.de/politik/Serbien-bezieht-weiter-guenstiges-Erdgas-aus-Russland-Souveraene-Politik-durch-Westen-erschwert-article23363173.html


Spread the love


Leave a Reply