Në kohët Dradane e Arbërore të Kosovës së sotme dokumentohet gjithmonë shumica katolike

Spread the love

Në kohët Dradane e Arbërore të Kosovës së sotme dokumentohet gjithmonë shumica katolike

Nga Prend Buzhala

Shkas i këtij shkrimi është një status tekst i Jahja Dtrançollit në rrjetin social si dhe pohimet se në Kosovë ka pasur një shumicë ortodokse e jo arbërore katolike. Ka shumë zëra pseudo-intelektualësh që i mohojnë praninë me shumicë iliro-arbërore në Kosovë, duke pohuar se ortodoksia ishte shumicë arbërore në viset e dikurshme të Kosovës, në Dardani. Sot në Kosovë nuk ka asnjë shqiptar të besimit ortodoks për bé.

1.

Porse me këtë rast, shtrohet pyetja në formë tezash: Së paku, për 10 shekuj e këndej (ç’prej se ka ekzistuar Kisha ortodokse… edhe ndër shqiptarët e Kosovës), shfaqet edhe një paradoks i habitshëm: përse, për kaq shekuj, në fushën e kulturës e të besimit dokumentohen e dëshmohen vetëm emra intelektualësh, të njerëzve të letrave e klerikësh të arbërorëve të besimit katolik e jo (pothuajse asnjë për bé) i konfesionit ortodoks arbëror?! Rrjedhimisht: aty ku ka edhe një kishë ortodokse arbërore, si në Jugun e Shqipërisë apo, më parë si në Maqedoninë e sotme, hasen përplot emra intelektualësh apo të njerëzve të letrave, përkthyes, piktorë etj etj. Por në Kosovë, për këta 10 shekuj, nuk e has absolutisht asnjë emër për bé të ketë deklaruar se është arbëror ortodoks (të paktën, me aq sa kam lexuar deri më sot).

Te librat e Jahja Drançollit kam identifikuar dhjetëra e dhjetëra emra arbërorësh njerëz të letrave, të dijes e klerikë të lartë me emër të shquar publik. Bie fjala, Martin Segoni (latinisht: Martinus Segonius Nouomotanus), meqë ishte nga Noua Bërda e Dardanisë (Kosovës së sotme), është biografi i parë i Skënderbeut (sipas (Jahja Drançolli: “Kosovari Martin Segoni biograf i parë i Skënderbeut”, te studimi monografik “Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës”, Zagreb, 2008, f. 379-384). Dhe përplot emra të tjerë.

Dihet se në jugun e Shqipërisë ka pasë në vazhdimësi ortodoksë shqiptarë që kanë dhënë kontributin e tyre jo vetëm ndaj religjionit të krishterë, por edhe në fushën e kulturës, gjuhës e letërsisë shqipe (Dhaskal Thodri, Vosdkopoja, Onufri etj etj, ani se ishin bashkë me grekët)… Por, së paku, nuk mund të përmendet asnjë emër ortodoks nga Kosova, për këta dhjetë shekuj që të ketë dhënë një kontribut në këtë drejtim, madje as emrin e një kleriku të vetëm arbëror-shqiptar ortodoks!!!

2.

Nëse ata autorë, ndryshe nga ju, theksojnë që Kishat ortodokse greke e sllave (serbe), me të ardhur Perandoria otomane, e pranuan vasalitetin dhe ruajtën autonominë, kulturën, gjuhën, shkrimin etj. etj. (gjë që është e vërtetë); atëherë, si është e mundshme që këto nuk i ruajti Kosova (a Dardania “ortodokse”, por u islamizua?!!!) – por besimin e braktisi, kishat ua dorëzoi serbëve nën otomanët që u bënë me fe të njëjtë me arbërorët, përqafuan vullnetarisht islamin?

E habitshme: d.m.th. nëse nën otomanët arbërorët braktisën besimin e kulturën e tyre (u hodhën andej, në islamizëm, për ta ruajtur identitetin kombëtar e besimin fetar ortodoks, të rrezikuar nga serbët), si është e mundshme, pra, që ato t’i braktisin vullnetarisht nën otomanët!!!??? Ndërkohë që Mark Krasniqi, Jahja Drançolli, dr. prof Zef Mirdita, Gaspër Gjini etj etj) pohojnë të vërtetën ndryshe edhe për këto objekte kishtare. Kjo, do të thotë se këta historianë nuk ia qëllojnë: në Kosovë gjithnjë ka pasur një shumicë arbërore-shqiptare katolike… Madje, shumicën e familje që ta pyetni (jo vetëm në Dukagjin, po edhe në rajonet tjera), do t’ua tregojë të parin e tyre katolik shqiptar… Po sot? Cilët qenkan ata besimtarë që u dashka të qëndrojnë në këto kisha ortodokse (meqë i kërkojmë me ngulm) dhe kush duhet të lutet në to?! E habitshme pafundësisht!!!

3.

Emra që përmenden (gjithnjë në kuadrin e Kishës katolike-arbërore e shqiptare), gjenden gjerësisht te vëllimet “Arbërit ndërmjet Perëndimit e Lindjes gjatë Mesjetës” (me 510 faqe) të Prof. dr. Jahja Drançollit dhe “Dilemat e Arbërit” (studime mbi Shqipërinë mesjetare) të Pëllumb Xhufit (tekst me 617 faqe). Ndër ta, po përmendim, pos Niketë Dardanit, edhe Shën Hilaronin (vdiq më 420), familje bujarësh arbërorë në Raguzë, si Berisha, Gjini, Spani, Rchusi, Sorgo, Spani, Gjoni, Tani etj. përmenden zejtarë, tregtarë e klerikë katolikë arbërorë, ipeshkvi Graciani, kleriku dominikan Dominik Topia… Ndërkaq, burri i shquar i urdhrit dominikan Valeri Novobërdasi (1474) ishte profesor i teologjisë, konventual në Raguzë e Lezhë; Gjon Vaji (1450) që vepron në Kosovë, kishte titullin bacalareus; at Arman Teutoni, Gjon Mazreku (1393), at Shtjefë Zaharia (1393, Ulqin), frati Jan Nika (1488, pleban i Novobërdës), motër Domenika nga Tivari (1493), at Alberti i Novobërdës konventual i Raguzës (1499-1529), at Lukë Mazi i Trepçës (1534-36), i shquar për kujdesin e të krishterëve arbër.

Urdhrat kishtarë katolikë e arbërorë, pas rënies së Kosovës (1455), Shkodrës (1479), Durrësit (1501), Tivarit e Ulqinit (1501) nën sundimin e gjenocidin otoman, pushuan së vepruari, por kleri katolik arbëror vazhdoi qëndresën e organizuar kundër Perandorisë otomane.[drita.info/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply