Politika amerikane në Ballkan: Një rrugëdalje e lehtë çon në dështim

Spread the love

Politika amerikane në Ballkan: Një rrugëdalje e lehtë çon në dështim

Nga Dr Daniel Serwer

Më lejoni të filloj duke bërë tre pika kryesore që i konsideroj si më të qarta: 1. Agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka një binjak (përfaqësues) në Ballkan. Atje agresioni është nëpërmjet luftës hibride i drejtuar nga Serbia, kryesisht kundër Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. 2. Nëse Rusia arrin të fitojë territor në Ukrainë, ne duhet të presim një përpjekje shumë më agresive në Ballkan. 3. Nëse Rusia dështon në Ukrainë, do të dështojë edhe në Ballkan. Pse atëherë, duhet të pyesni, se pse atëherë ka qenë kaq i butë Departamenti i Shtetit ndaj Serbisë, agjentit kryesor të Rusisë në Ballkan? . Pasi Millosheviçi ra në zgjedhjet e vitit 2000 në Serbi, amerikanët shpejt u dhanë mbështetje të qartë pasardhësve të tij. Ata ndërprenë fondet për Lëvizjen e Rezistencës Otpor që synonte të mbante një sy të mprehtë në procesin e demokratizimit. Senatori Biden (atë kohë), argumentoi në një seancë dëgjimore disa vite më vonë se do të ishte më mirë të futej Serbia në procesin e pranimit në BE sesa të këmbëngulte që ajo të fitonte kandidaturën në bazë të meritave.

Reagimi i Serbisë

Qeveria serbe përfitoi nga kjo mbështetje për të refuzuar Planin e Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës. Në vend të kësaj, ajo e paraqiti Serbinë si një vend ushtarakisht “neutral”. Beogradi u riarmatos sa më mirë, kryesisht me ndihmën ruse. Kur “demokratët” zhgënjyes, por relativisht liberalë të Serbisë humbën zgjedhjet e vitit 2012, Uashingtoni u rreshtua pas pasardhësve të tyre nacionalistë. Shumë menduan se mund t’i bindin për të zgjidhur çështjen e Kosovës me një lëvizje si “Nixoni drejt Kinës”. Presidentët Nikoliç dhe më pas Vuçiq nuk pranuan ta bëjnë këtë. Miqtë e Presidentit Vuçiq tani flasin hapur për një “botë serbe”. Kjo është analoge me “botën ruse” të Vladimir Putin dhe një sinonim i Serbisë së Madhe. Është vetëm çështje kohe para se Serbia të largohet nga marrëveshja e propozuar franko-gjermane që Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë muajin e kaluar. Uashingtoni megjithatë ka qenë i papërgjegjshëm dhe i paefektshëm. Mosgatishmëria e Vuçiqit për të nënshkruar, shfaqja e forcës gjatë “ditës kombëtare” të Republikës Srpska, kërcënimet e Beogradit për veprim ushtarak në Kosovë, vendimi i Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjës për të ndryshuar mënyrën e numërimit të votave një ditë pas zgjedhjeve, komprometimi i sekreteve të NATO-s nga qeveria pro-ruse e Malit të Zi, kontrolli i shtypit, ngacmimi i demokratëve liberalë dhe korrupsioni në Serbi – asnjë nga këto zhvillime nuk ka shkaktuar një përgjigje efektive nga Uashingtoni.

E padukshmja

Shpjegimi është shumë më pak se sa ndihmues. Uashingtoni nuk thotë asnjë fjalë për Ballkanin. Rajoni është shumë i ndërlikuar, tepër periferik, tepër rëndues. Pra, ai (SHBA) ia delegon hegjemoninë një “shteti kryesor”. Departamenti i Shtetit mendon se është Serbia, e cila është gjeografikisht në qendër, më e madhe se fqinjët e saj, pak më mirë ekonomikisht dhe një shtet shumë më i konsoliduar se republikat e tjera ish-jugosllave. Nëse këtë ia delegoni një shteti kyç për të kontrolluar një rajon, ju duhet të duroni pjesën më të madhe të sjelljes së tij në rajon… Nëse shteti kryesor gjithashtu ruan marrëdhënie të mira me kundërshtarët tuaj, duhet të keni frikë nga një anim në atë drejtim nga shteti kyç. Prandaj, qeveria amerikane ngurron të thirrë Beogradin, edhe kur ajo mban anën e Moskës dhe Pekinit në politikën e jashtme dhe rrëshqet në mënyrë të pashmangshme drejt autokracisë në vend. Ky është një koment i trishtuar, jo vetëm për diplomacinë amerikane. Fatkeqësisht, ajo favorizon një përfaqësues rus ndaj shteteve që me të vërtetë aspirojnë t’i bashkohen Perëndimit. Kjo është e shëmtuar. Por është gjithashtu e trishtueshme për rajonin, i cili ka arsye të forta të frikësohet nga destabiliteti. Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi të gjitha përballen me kërcënime për sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial si rezultat i trajtimit të Serbisë nga Amerika si shteti kryesor në Ballkan. Por është e trishtueshme edhe për Serbinë, e cila nuk i përmbush më Kriteret e Kopenhagës për anëtarësim në BE. Vuçiq mund të bëjë atë që i pëlqen brenda vendit, pa u shqetësuar për kufizimet në pushtetin e tij. Dhe është e trishtueshme për Kievin, i cili duhet të shqetësohet se çfarëdo që të bien dakord amerikanët në Ballkan, ata mund të kopjojnë në Ukrainë. Po për një Asociacion të Komunave me shumicë ruse në Donbas? Për ta thënë qartë: mënyra e lehtë për të dalë të çon në dështim.

(Materiali është përkthyer dhe shqipëruar nga gjuha angleze në gjuhën shqipe nga @ISSDMacedonia)


Spread the love


Leave a Reply