PSEUDONACIONALIZMI MAQEDONAS PËRBALLË REALITETEVE IDENTITARE

Spread the love

PSEUDONACIONALIZMI MAQEDONAS PËRBALLË REALITETEVE IDENTITARE

E vetmja kauzë që i bën nacionalistët maqedonas të ndjehen esull, janë çështjet që lidhen me shqiptarët. Këtyre nacionalistëve mund t’ua ndryshosh emrin e shtetit në çdo moment dhe ata sërish merren me shqiptarët. Këtyre nacionalistëve mund t’u imponosh turli presioni bullgar, grek a serb për deformimin e identitetit të tyre, por ata sërish duan t’i shohi shqiptarët të nënshtruar.

Nga Emin AZEMI

Kryetari i opozitarëve maqedonas Hristijan Mickoski, ditëve të fundit ka lexuar sërish horoskopin e tij politik dhe nuk ka ngurruar të konstatojë se “me ndryshimet kushtetuese po synon ridefinimin e shtetit. Partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI po punojnë që Maqedoninë ta shndërrojnë në shtet binacional, paralelisht me futjen e bullgarëve në kushtetutë”.

Ky lexim kaq i mprapsht i politikës nga ana e një politikani që nesër pretendon të bëhet kryeministër, flet për një traditë retrograde të të menduarit, ku shqiptarët në çfarëdo rrthenae shihen me dyshim, prandaj ata edhe satanizohheshin me mjete të ndryshme.

Mickoski përpiqet ta ndryshoj realitetin etnik e politik në Maqedoninë e Veriut dhe ende vazhdon t’i shohë shqiptarët në dioptrinë e një politikani të vockël. Kjo mënyrë e vrojtimit të gjërave, sikur ka për qëllim zhvendosjen e debatit rreth bullgarëve, sepse partia që udhëheq Mickoski n të kaluarn nuk sht treguar se ka ndonjë vizion të qartë mbi raportet bullgaro-maqedonase. Në këtë parti vizionet mbi këtë çështje ndryshojnë varësisht se kush është lider, kurse disponimin antibullgar e përdorin për konsum të brendshëm para anëtarësisë e cila ka mbetë pa kauza të mirëfillta nacionale e politike.

E vetmja kauzë që i bën nacionalistët maqedonas të ndjehen esull, janë çështjet që lidhen me shqiptarët. Këtyre nacionalistëve mund t’ua ndryshosh emrin e shtetit në çdo moment dhe ata sërish merren me shqiptarët. Këtyre nacionalistëve mund t’u imponosh turli presioni bullgar, grek a serb për deformimin e identitetit të tyre, por ata sërish duan t’i shohi shqiptarët të nënshtruar. Pseudonacinalistët maqedonas nuk e kanë marrë asnjëherë seriozisht zhvillimin e raporteve të mira me hqiptarët, me tl cilët bashkëjetojn me shekuj. Për ta më me rëndësi është t’i tregojnë muskujt e lodhur ndaj shqiptarëve, se sa të mbajnë qëndrime të prera ndaj mohimit të identiteit maqedonas që vjen nga Athina, Sofja eeBeogradi. Maqedonia e Veriut është pjesë eNATO-s dhe ka tendencë të bëhet edhe anëtare e BE-së. Shqiptarët në këtë shtet që moti janë përcaktuar për politikat perendimore auro-atlantike. Kjo edhe për faktin se shqiptarët e lexojnë drejt realitetin politik dhe nuk bëjnë hapa që mund ti prishin barazpeshat gjeopolitike. Por kështu nuk mendojnë pseudonacionalistët maqedonas. Ata ende shohin ëndrra me sy hapur se ndoshta një ditë sërish do të ngrihet Muri i Berlinit dhe sërish Lufta e Ftohtë do të rikthejë logjikën izolacionsite të shteteve dhe të popujve. Këto janë vetëm lexime astrologjike të politikës, ndërkoh që në realitet po ndodhë e kundërta e asaj çka ëndërrojnë pseuonacionalistët. Pjesë e këtij realiteti sigurisht që janë edhe çështjet që lidhen me shqiptarët, statusi i të cilëve do të merr trajtimin adekuat sipas frymës euro-atlantike.

Shkup, 25 maj, 2023


Spread the love


Leave a Reply