Rusia ka nënvlerësuar aftësitë ushtarake të Ukrainës

Spread the love

Rusia ka nënvlerësuar aftësitë ushtarake të Ukrainës

Nga Dritan GOXHAJ [Ish ushtarak]

Deri më tashti të gjithë ata që kanë bërë analiza mbi luftën në Ukrainë, përfshi edhe mua, e kemi parë kusrin e luftës në Ukrainë në dy aspekte.

I pari është nëpërmjet hartës.

Duke e matur progresin e secilës palë bazuar mbi territorin e humbur ose të fituar.

Ndërsa aspekti i dytë është nëpërmjet humbjeve.

Duke e matur progresin e secilës palë bazuar mbi pretendimet e deklaruara të palëve mbi numrin e të vrarëve dhe të plagosurve, si dhe mbi numrin e paisjeve të shaktërruara totalisht, dëmtuara pjesërisht ose abandonuara, ose kapura.

1.

Për të parë se si kjo luftë po shkon është e nevojshme të shohim përtej hartave dhe listave të të rënëve.

Gjithsesi do arrijmë të shohim fundin e kësaj lufte, kur të dyja palët të kenë mbaruar kapacitetet e tyre ushtarake për të luftuar.

Dhe pikërisht këto kapacitete dhe përdorimi i tyre tregojnë se të dyja palët e kanë nënvlerësuar njëra-tjetrën më shumë seç duhet.

Ky nënvlerësim u pa nga ana e Ukrainës dhe gjithë perëndimit sëbashku në mungesën e dijes mbi kapacitetet raketore të Rusisë të cilat konsideroheshin të ezauruara.

Ndërsa nga ana e Rusisë ky nënvlerësim ndaj Ukrainës u pa në fillim në kundërofensivën që kjo arriti të ndërrmerrte në fillim të shtatorit, duke i detyruar rusët të tërhiqeshin nga pozicionet e tyre.

Dhe e dyta u pa në kapacitetet e Ukrainës për të goditur objektiva ushtarake ruse në thellësi të territorit Rus.

Prej fillimit të operacioneve ushtarake Ruse në Ukrainë, kjo e fundit ju ka kërkuar aleatëve të saj perendimorë që ta furnizojnë me raketa me rreze të gjatë veprimi, në mënyrë që të mund të godasë bazat ushtarake ruse në thellësi, prapa vijës së frontit.

Këtë javë që lamë pas Ukraina tregoi se ajo mund të kryente sulme me rreze të gjatë pa pasur nevojë për raketat e perëndimit, pasi ajo arriti të godiste me dronë të prodhuar në vend, të cilët arritën të godasin dy baza ushtarake thellë në brendësi të territorit të Rusisë – njëra vetëm 160 km larg Moskës.(Baza ajrore Djagilevo në rajonin e Rjazanit dhe baza ajrore Engels-2 në rajonin Saratov.)

Njëra nga bazat e goditura, ajo afër Saratovit, në jug të Rusisë, 600km larg kufirit Ukrainas, është bazë ajrore e cila mban avionët bombardues atomik me rreze të gjatë veprimi.

Por gjithashtu është përdorur edhe si bazë për të lëshuar raketat me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave ukrainase që nga fillimi i luftës.

Dronët që Ukraina përdori për të goditur këto objektiva në thellësi të territorit rus të hënën dhe të martën që shkoi, nuk janë dronet që kontrollohen nga satelitët të cilët Ukraina i ka marrë nga Turqia të tipit Bayraktar T2.

Në të vërtetë janë drone të teknologjisë ruse, të tipit Tupolev Tu-141.

Drone antik të prodhuar gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik dhe që janë përdorur për herë të fundit si drone për të mbledhur të dhëna e bërë fotografime në fund të vitit 1989.

Këta dronë u ndërtuan për herë të parë në vitin 1974 dhe fabrika e prodhimit të këtyre dronëve është në Kharkov të Ukrainës. Sipas një raporti të Pentagonit në vitin 2015, Ukraina posedonte gjithsej 138 copë të tillë në total.

Është një dron që mund të fluturojë me 960 km/h në një lartësi minimale prej
6 m deri në një lartësi maksimale 6km (6000m), në një distancë deri në 3km (3000m).

Në rast se i hiqet kamera dhe në vënd të saj vendoset eksploziv në një sasi min 50kg deri në një sasi maksimale 100kg, atëherë ky dron kthehet në një raketë kruiz me rreze të gjatë veprimi, por me precizion të ulët.

Që nga fillimi i luftës është bërë e ditur se Ukraina kishte modifikuar disa dronë të tillë, ku për herë të parë njëri prej tyre u pa më 10 Mars, kur arriti të kalonte gjithë hapësirën ajrore të Evropës dhe ra në Kroaci.

Këtë javë ishte hera e katërt që Ukraina i përdorte këta dronë, për herë të dytë ata u përdorën nga forcat ukrainase në mars të këtij viti për të goditur objektiva ushtarak rus në Krime.

Ndërsa këtë verë u përdorën për herë të tretë, kur ata tentuan të godasin objektiva ushtarakë në rajonin e Kurskut rreth 15 km nga kufiri me Ukrainën.

Por në të dyja rastet mbrojtja kundërajrore ruse arriti t’i rrëzonte dronët e lëshuar nga Ukraina.

Ndërsa këtë javë, dronët arritën të kalonin mbrojtjen kundërajrore ruse dhe të godisnin në objektiv.

2.

Tentative e fundit e suksesshme e Ukrainës me drone ndaj objektivave ushtarak në thellësi të territorrit rus nxorri në pah tre fakte kryesorë:

1. Kapacitetin e Ukrainës për të goditur në thellësi të territorit rus;

2. Kapacitetin e Ukrainës për të ndërrmarë operacione të tilla pa nevojën e perëndimit;

3. Kapacitetin e Ukrainës për të goditur dy ditë rresht, duke sfiduar mbrojtjen kundërajrore të Rusisë.

Pamvarësisht pasojave të këtyre sulmeve në terren, kjo tregon vullnetin e Ukrainës për t’ju përgjigjur Rusisë me të njëjtën monedhë, duke e goditur me dronë me objektiv në thellësi të territorit, ashtu si bën edhe Rusia prej fillimit të luftës.

Dhe gjithashtu duke u bazuar mbi sasinë e mbetur të këtyre dronëve nënkuptohet që Ukraina do të vazhdojë të kryejë goditje të tilla, derisa Rusia të arrijë të mbrojë hapësirën e saj ajrore nga ndërhyrje të tilla, ose të arrijë të neutralizojë kapacitetin e Ukrainës për goditje të tilla.

Kjo tregoi qartësisht se Rusia dhe gjith aparati i saj ushtarak dhe ai i inteligjencës, qoftë ushtarake, qoftë civile, jo vetëm që dështuan në zbulimin e këtyre kapaciteteve Ukrainase, pamvarësisht tentativave goditëse të mëparshme nga ana e Ukrainës, por tregon edhe një nënvlerësim total të kundërshtarit, të fuqive të tij dhe mbi të gjitha të vullnetit të tij për të luftuar.

Tashmë Rusisë i duhet që të reagojë edhe për të treguar aftësinë e saj për të mbrojtur kapacitetet e sajë nukleare dhe strategjike, pamvarësisht se kush mund të jetë sulmuesi herën tjetër.

3.

Duke qënë se deri më tashti nga ana e Rusisë nuk ka pasur një kundërpërgjigje ushtarake ndaj këtyre sulmeve, ashtu siç ndodhi menjëherë pasi u sulmua ura që lidhë Krimenë me Rusinë, kjo tregon se Rusia tashmë është në një dilemë të madhe.

Kjo pasi kundërpërgjigja ndaj këtyre sulmeve kundër objektivave me përdorim të dyfishtë ashtu si ka ndodhur deri më tashti do të thoshte thjesht përsëritje e të njëjtit reagim.

Reagim i cili pamvarësisht fuqisë shkatërruese të deri tanishme nuk e pengoi Ukrainën që të ndërrmerrte këtë sulm të suksesshëm me dronë.

Deri më tashti Rusia gjithnji ka deklaruar se goditja e objektivave të saj ushtarakë ose civilë në thellësi të territorit të saj do të konsiderohet si një vijë e kuqe e cila do të sillte një reagim të fuqishëm të fuqisë dhe kapaciteteve ushtarake të saja ndaj Ukrainës.

Duke përfshirë këtu edhe goditjen e qendrave vendimmarrëse civile dhe ushtarake ukrainase.

Me këtë goditje, nuk ka dyshim që Ukraina e ka kaluar “vijën e kuqe” ruse, ndaj tashti mbetet për tu parë nëse Rusia:
1. Do arrijë të kundërpërgjigjet në atë mënyrë që Ukraina të mos e kalojë më këtë “vijë të kuqe”!

2. Të aarijë të sigurohet që kjo kundërpërgjigje do të kuptohet njësosj edhe nga perëndimi!

3. Të arrijë të mbrojë hapësirën e saj ajrore!

Të tri këto objektiva janë të vështira për Rusinë.


Spread the love


Leave a Reply