SËMUNDJA MË E RE E OPOZITËS MAQEDONASE QUHET HISTERIA E KORRIDOREVE

Spread the love

SËMUNDJA MË E RE E OPOZITËS MAQEDONASE QUHET HISTERIA E KORRIDOREVE

Po të kalonte ky korridor vetëm në vendbanime joshqipfolëse, opozitarët e sotëm maqedonas të edukuar keq në shkollat antievropiane, do ta kenë më të lehtë frymëmarrjen, sepse mushkëritë e tyre do të thisnin vetëm pluhurin e civilizimeve që ua prodhon prapanica e tyre ideologjike.

Nga Emin AZEMI

Siç e kanë mendësinë politike, të mbyllur në vetvete, armiqësore me të tjerët dhe blokuese në bashkëpunim, edhe opozita maqedonase, që tubon rreth vetes një lagje politikanësh të pareformuar që ende shohin ëndrra se do të rikthehet Pakti i Varshavës, po sillet sikur asgjë e bukur nuk ka ndodhur në këtë pjesë të Europës, pas hyrjes së vendit në NATO-s dhe pas fillimit të negociatave për anëtarsim në BE-në. Trashëgimtarët shpirtërorë të ideologjisë që prodhoi “luftën e ftohtë”, e që janë trashëgimtarë edhe të aferave të rënda korruptive të pambyllura dhe të ikjeve spektakulare (tinëzare) jashtë vendit, aktualisht janë barrikaduar në istikamet antiperendimore dhe po hedhin bomba me fitila të lagur kundër korridoreve të reja që do të kalojnë nëpër Maqedoninë e Veriut, sidomos kundër Korridorit 8-të. Ata janë kundër këtij Korridori, sepse i frikësohen zhvillimit të shpejt të rajonit, ku edhe shqiptarët do të kenë kontributin dhe hisen e tyre. Po të kalonte ky korridor vetëm në vendbanime joshqipfolëse, opozitarët e sotëm maqedonas të edukuar keq në shkollat antievropiane, do ta kenë më të lehtë frymëmarrjen, sepse mushkëritë e tyre do të thisnin vetëm pluhurin e civilizimeve që ua prodhon prapanica e tyre ideologjike.

Vendi që sot quhet Maqedoni e Veriut, në shekujt e mëhershëm ishte një kryqëzim civilizimesh, ku prezenca iliro-arbërore-shqiptare përbënte bazamentin kulturor, social, tregtar, e komunikues.

Në bazë burimeve dhe të dhënave për kohët e antikitetit, që na i jep Dr. Qazim Namani, në Perandorinë Romake rrugët ishin të kategorizuara, në rrugë të rendit të parë (Via militaris apo Via publica) dhe rrugë lokale të cilat quheshin (Via e Vicinales). Si rrugë Via militaris apo Via publica, që kalonte nëpër territorin e Kosovës së sotme (Dardani qëndrore), konsiderohet rruga Lissus-Naissus, dhe ajo që lidhte Dubrovnikun (Raguza) me Shkupin (Scupi) dhe me Selanikun (Thessalonica). Rruga tjetër Nishë-Shkup, e cila është shënuar vetëm pjesërisht në Tabula Peutingeriana, e që shkonte nëpër një varg lokalitetesh të antikës së vonë, në rrethinën e Lebanës së Leskocit, nëpër Medvegjën e sotme, i kalonte malet e Gallapit dhe hynte në pellgun e Moravës së sipërme, duke u bashkuar në fshatin Runjevë, në afërsi të vendbanimit antik Stationit Vectigalis Illyriciafër Kaçanikut, me rrugën që vinte prej Ulpianës e cila shpiente në Shkup.

Sipas burimeve historike infromohemi edhe për një mori të dhënash mbi ndërtimin e urave gjatë antikitetit, e sidomos gjatë periudhës romake, kur në vendbanimet ilire ishte zhvilluar xehetaria e tregtia me vendbanimet fqinjë tej lumit të Danubit , Drinit, Savës, Moravës e Vardarit.

Ditë më parë në Podgoricë i zhvilloi punimet Konferenca e ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizim të Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese dhe CEFTA-s. Me këtë rast u nënshkrua edhe dokumenti përmes të cilit Korridori 8 bëhet pjesë e hartës së korridoreve kryesore në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të zgjerimit të rrjeteve transportuese transevropiane të Bashkimit Evropian.

Kundërshtarët e Korridorit 8 , kryesisht të grumbulluar rreth VMRO-së, Levicës dhe disa zgjatimeve proruse në Shkup, nuk po mund të pajtohen me faktin se një pjesë bukur e madhe e këtij korridori kalon edhe nëpër viset shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Korridori 8, përpos që është një projekt gjikant infrastrukturor e komunikues, ai është edhe përshpjetues i proceseve integruese në mes të njerëzve, mbi baza ekonomike, kulturore, tregtare, energjetike etj.

Prandaj, të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë korridor, në fakt janë kundër frymës eur0ntegruese-bashkëpunuese, ku shqiptarët tok me fqinjët e tyre do të jenë ndër përfituesit më të mëdhenjë.

Se peretendimet e opozitës maqedonase kundër Korridorit 8 dhe sidom os Kompanisë që merret me realizimin e këtij korridori- “Bechtel” , janë fryt i një histerie politike, ka folur edhe ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, e cila është e bindur se procesi në të cilin është përfshirë “Bechtel” është tërësisht transparent dhe ligjor, pasi siç thotë ajo, kjo është mënyra se si funksionon kjo kompani, përndryshe nuk do të kishte projekte në të gjithë botën dhe disa në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për MIA-n, Aggeler është shprehur e zhgënjyer, sepse opozita e kritikon projektin pa i pasur të gjitha faktet dhe informacionet, duke theksuar se këtë e bën për arsye politike, për të fituar pikë politike. Qytetarët e këtij vendi do të ishin shumë të lumtur të kenë korridoret 8 dhe 10 kur të përfundohen.

Politikanët që janë kundër projekteve komunikuese e zhvillimore, nuk e meritojnë asnjëherë të udhëheqin vendin, sepse filozofia e tyre bazohet në përjashtimin e gjithë çkasë që nuk është e trungut të tyre ideologjik etno-kulturor.

Korridorit 8 do të realizohet përkundër cungave të kalbur që po i hedh histeria opozitare maqedonase, të cilët do të shkilen dhe rrafshohen nga buldozerët e rëndë të Bechtelit Amerikan.

Shkup, 18 maj, 2023.


Spread the love


Leave a Reply