Shqipëria e 2023-shit, a është Shqipëria që duam?

Spread the love

Shqipëria e 2023-shit, a është Shqipëria që duam?

NGA PIRRO PRIFTI

Pak filozofi politike për sistemin demokratik perëndimor dhe opsionet e tjera. Demokracia perëndimore nuk është nje nga sistemet me te mira por nuk ka tjetër. I vetmi qe po e sfidon është sistemi kinezi Ten Hsiao Ping-ut,  sistem te cilin e mori idenë nga NEP i Leninit, ne te cilin theksohej nevoja e nje partie drejtuese por me nje sistem ekonomiko financiar te tregut te lire kapitalist. Sistemi komunist i vendosur nga Stalini dhe Lenini dështoi për shkak te se ashtuquajturës pike te dobët apo thembrës së Akilit te sistemit komunist – rentabiliteti i dobët në raport me rentabilitetin më të lartë ekonomiko-financiar kapitalist. Sidoqoftë Sistemi i  Komunizmit dha disa reforma të mëdha në drejtim te barazisë së gruas me burrin -emancipimi, sistemi I centralizuar për nje fare kohe pati rendiment te madh, por dështoi kur sistemi centralizoi  totalisht ekonominë dhe financat.

Arsimimi falas në idenë leniniste të Universiteteve të Punëtorëve të Fshatarëve, pati sukses, Mjekësia falas pati sukses, një shoqëri e tipit bashkim-vëllazëri që eliminonte racizmin pati sukses. Dështimi erdhi kur gjërat u bënë me detyrim dhe filluan raprezaliet dhe internimet e kundërshtarëve politikë. Sot Demokracia perëndimore krahas suksese të mëdha ka arritur në një moment ku demokracia perëndimore është kapur nga korrupsion ekonomiko-financiar, kur shoqëria kapitaliste është bllokuar dhe paralizuar nga përhapja e drogës dhe e prostitucionit duke shkaktuar një degjenerim të madh moral dhe etik, ku gjeopolitike e shteteve të mëdha kapitaliste kërkon përhapjen me dhunë të demokracisë perëndimore njëlloj si dikur Fidel Kastro shpallte parullën; Kapitalizmi përhap Kapitalin dhe ne do të përhapim Revolucionin. Pra bipolariteti i dy sistemeve vazhdoi deri në `90 kur Gorbaçovi nënshkroi fundin e bllokut komunist me Reganin duke lënë të lirë të vendosnin ish shtetet e Europës lindore dhe Qendrore, duke lejuar bashkimin e Gjermanive dhe duke lënë të lira vendet e ish BRSS, gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë më vendet perëndimore të cilat asnjë shtet colonial të tyren nuk e lëshuan pa luftë.

Sot gjeopolitika e SHBA dhe BE përpiqen të hegjemonizojnë demokracinë perëndimore me dhunë dhe gjatë 302 viteve janë rreth 30 vende ku SHBA dhe vendet e BE kanë ndërhyrë më dhunë për të vendosur demokracinë perëndimore. Dalja e Kinës dhe e Rusisë madje dhe e Indisë, Brazilit, si vende me popullatë e potenciale ekonomike dhe ushtarake në rritje, lufta në Ukrainë për të ndaluar `kordonin sanitar` rreth Rusisë` krijuan një disekulibër politik. Dugin një analist politik rus ka shkruar: ` Konflikti në Ukrainë është “lufta e parë multipolare” në botë, në të cilën Rusia po lufton për të drejtën e çdo qytetërimi për të zgjedhur rrugën e vet, ndërsa Perëndimi dëshiron të ruajë globalizmin e tij totalitar hegjemonist, tha Aleksandër Dugin për RT në një intervistë ekskluzive të premten. Multipolariteti “nuk është kundër Perëndimit si i tillë”, tha Dugin, por “kundër pretendimit të Perëndimit për të qenë modeli, për të qenë shembulli unik” i historisë dhe i të kuptuarit njerëzor. Rusofobia aktuale dhe urrejtja ndaj Rusisë, argumentoi ai, janë një relike e të menduarit të Luftës së Ftohtë dhe “të kuptuarit bipolar të arkitekturës së marrëdhënieve ndërkombëtare”. Kur Bashkimi Sovjetik u vetëshkatërrua në dhjetor 1991, ai la “qytetërimin global liberal perëndimor” në kontroll të botës, vuri në dukje Dugin. Ky hegjemon tani po refuzon të pranojë të ardhmen në të cilën do të ishte “jo një nga dy, por një nga [të] pakët pole”, i vendosur në vendin e duhur si “vetëm një pjesë, jo e tëra, e njerëzimit”. “Obsesioni ndaj të mirave materiale (vanitie) përfundon duke skllavëruar njerëzit” është thelbi i problemit dhe askush nuk mund të hedh poshtë logjikën e përgjithshme të ndonjë gjëje tjetër që thotë Dugin. (Ukraine is ‘first multipolar’ conflict – Dugin — RT Russia & Former Soviet Union).

Çfarë ndodhi në Shqipëri pas viteve `90? Demokracia në Shqipëri  pati këtë tranzicion të zgjatur pikërisht sepse – sistemi komunist u shkatërrua me urdhër të Gorbaçovit, për shkak sepse ky sistem la një varfëri të madhe sidomos në Shqipëri, por edhe të detyruar nga Perëndimi, nga OSBE, për të ndërruar sistemin diktatorial, nga frika se mos ndodhte e njëjta gjë e Rumanisë në Shqipëri, – Ramiz Alia improvizoi duke bërë një pseudo-pluralizëm partiak me dy parti të majta dhe dy parti te djathta me një parti për minoritetet e ardhshme (sepse ne Shqipëri minoriteti grek nuk ishte në fakt minoritet por më tepër një komunitet bilingual). Në krye të tyre vendosi drejtues partiake dhe sigurimsa. Brenda këtyre partive futi rreth 120.000 ish bashkëpunëtorë të sigurimit dhe miq të tyre. Kështu filloi demokracia në Shqipëri e cila ashtu gjysmake siç ishte vendosi si parullë primare, parullën e studentëve `E duam  Shqipërinë si gjithë Europa`. Kryetar Partie të PD vendosi pa zgjedhje Berishën. Kryetar Partie të PS vendosi Maqo Lakrorin por ai u tërhoq, dhe Alia vendosi Fatos Nanon. Kryetar t PR vendosi një sigurims të mirë Sabri Godon, dhe në Krye të PPDNJ vendosi një ish bashkëpunëtor të sigurimit- burrë të mirë z. Melo. SHBA i kërkoi prishjen e të gjithë industrisë shqiptare të ndërtuara në kohën e Diktaturës. U prishën të gjitha. Rast i pazakontë për ish vendet e tjera të bllokut komunist të cilat nuk i prishen te gjitha. Shqiptaret i prishën.  U prishën rreth 600 uzina fabrika e ndërmarrje me pretekstin se do vinte çek i bardhë nga SHBA por q nuk erdhi.  u bë ligji 7501, një nga ligjet që dëmtoi rëndë pronën dhe pronarët privatë duke u a dhënë tokat dhe ndërtimet njerëzve të partive të sapo ndërtuara. Erdhën në tokat e NBSH dhe të ushtrisë njerëz nga veriu dhe pak më vonë nga jugu e Shqipërisë e mesme dhe morën tokat e ushtrisë, NBSH, tokat në bregdet. Akumulimet në materialet ushtarake, thesari i shtetit, rezervat shtetërore, u morën u shitën u përvetësuan nga ish drejtuesit partiakë dhe miqtë e militantët. Ligji u shkel dhe askush nuk u dënua. U ringjall besimi fetar por u ringjall pak më vonë edhe LGBT-i (QA).

Shoqëria për 32 vjet u kriminalizua u krijuan shoqata te drejtuara nga ish drejtuesit komuniste e miqtë e tyre. Nga Kapitalizmi  perëndimor erdhën: Droga-prostitucioni me tutorë,- kontrabanda-krimi me vrasje- dhe gjithë veset më të ndyra të njerëzve dolën në pah madje edhe promovoheshin në media e TV. Shqipëria sot nuk dallohet nga Tailanda dhe nga klubet e ndyra e perverse  të natës. Kjo është demokracia e sotme ku çdo gjë është mall që shitet dhe blihet. I ndershmi është në kokërr budallai kurse  maskarai bën përparime dhe nderohet, kur intelektualet e katundit të dikurshëm drejtojnë vendin, ku amatorët dhe vajzat e reja bëhen drejtoresh dhe ministresha, ku Meritokracia ka vdekur zinxhiri profesional është këputur, emigrimi  ka shkaktuar nje moshe te trete dominante në popullatë prej 700.000 vetësh, sepse rinia ka ikur, profesionistët  me moshë të mesme dhe të tretë, luajnë domino dhe shohin gojë-hapur lakuriqësinë televizive, ku mediat dhe gazetat janë blerë nga të korruptuarit, ku liria e shpifjes është mbi lirine e fjalës dhe te drejtat e njeriut, ku votohen ata që kërkojnë partitë, njerëz me të kaluar kriminale, ku pushtetarët e çdo lloji korruptohen lehtësisht. Ky është kapitalizmi shqiptar. Çfarë mund të bëhet për të shpëtuar nga  mëkatet e demokracisë Perëndimore? Mos duhet një diktature e re apo duhen diçka tjetër?


Spread the love


Leave a Reply