Shqiperia – torzo në tavolinat e diplomacisë së Fuqive të Mëdha

Spread the love

Shqiperia – torzo në tavolinat e diplomacisë së Fuqive të Mëdha

Ta njohim historinë tonë kombëtare dhe prapaskenat e Fuqive të Mëdha kundër kombit Shqiptar ndër shekuj…

Nga Dr Odise Çaçe, historian

Si filloi asimilimi, metodat dhe mbështetja e hijenave ballanike , në dëm të interesave kombëtare shqiptare .Shifra dhe fakte të pamohueshme.

– Pse kjo armiqësi kundër kombit tonë nga ANGLIA e RUSIA ???

Në vitin 1751 Pjetri Madh urdhëron prifterijt ortodoks rus që të vijnë në Ilirikum për të përhapur fenë ortodokse dhe të asimilojnë banorët .

Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë osmane më 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke e serbe dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke (1)

Kjo shprehje u perdor ne dhomen e lordeve te Anglise para marrveshjes me Rusine per tjetersimin e Ilirikumit per interesat e tyre imperialiste ne ketet rajon e krijimin e shteteve artificiale satelite te tyre mbi bazen e asimilimit te kombit Shqiptar ne kete kohe kishte filluar dobesimi i perandorise osmane .

«Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe».Xhorxh Fred Uilliams

Sipas Willimsit, është tragjedi tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit europian. “Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që të mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme”.(Arberiaonline)

Cari i Rusisë, Pjetri I, ua kishte lënë si trashëgim në Testamentin e vet brezave që do të vinin pas tij. Pikërisht në përmbajtjen e atij Testamenti zbulohet arsyeja themelore se pse politika dhe diplomacia e Kremlinit, që nga koha e Pjetrit I dhe deri në ditët tona per trevat tona ne gadishullin e Ilirikumit vazhdon të vërtitet në qerthullin e pabesisë.

Për të kënaqur kërshërinë e lexuesve, këtu po mjaftohem me citimin e një fragmenti të shkurtër, të nxjerrë nga Testamenti i famshëm i Pjetrit I, në mënyrë që ata të kuptojnë se ç’është tradita e shovinizmit rusomadh, i cili është manifestuar dhe vazhdon të manifestohet në mënyrën më të egër kundër kombit shqiptar.

“…Për momentin, duhet t’i propozojmë në fshehtësi shumë të madhe, së pari, Versajës e më pas Oborrit të Vjenës, për të ndarë me ta perandorinë e Universit. Nëse vetëm njëra prej tyre do të pranojë, gjë që është e pashmangshme, atëherë duhet t’i përkëdhelen ambiciet dhe krenaria dhe të përdoret njëra për të shkatërruar tjetrën. Më pas, me radhë, ta shkatërrojmë atë që mbetet, duke i hapur luftë, përfundimi i së cilës nuk lë më vend për dyshim, përderisa Rusia zotëron gati gjithë Lindjen dhe pjesën më të madhe të Evropës. Nëse që të dyja do të refuzojnë ofertën e Rusisë, gjë që është tepër e pamundur, atëherë duhet të jemi të zotët të nxisim armiqësi midis tyre dhe ata të bluajnë njëri-tjetrin. Pastaj, duke përfituar nga çasti vendimtar, Rusia do të lëshojë trupat e saj, tashmë të grumbulluara, drejt Gjermanisë…Flota jonë detare do të përparojë, duke përshkuar Mesdheun dhe Oqeanin, do të pushtojë, nga njëra anë, Francën e, nga ana tjetër, Gjermaninë. Me t’u pushtuar këto zona, ç’mbetet nga Evropa do të bjerë lehtë e pa qëndresë nën kontrollin tonë. Ja si mund e duhet nënshtruar Evropa”(2) “Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund ta ndjekë historinë e fisit të vetëm ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”.(3) Sipas marrëveshjes së fshetë anglo-turke që u lidh në fillim të vitit 1817, Anglia mbajti vetëm Shtatë ishujt kurse qytetet bregdetare iu kthyen Turqisë. Nga këto qytete vetëm Parga ndodhej në duart e ushtrive britanike, të tjerat kishin kaluar me kohë nën sundimin e Aliut.

Me raportin e ri të forcave që u vendos në Evropë, mundësitë e një luftë të Rusisë ose të Austrisë kundër Perandorisë Otomane përkohësisht u larguan. Veç kësaj, antarët e Lidhjes së Shenjtë, duke përfshirë edhe Rusinë, u zotuan të mos përkrahin asnjë lëvizje revolucionare dhe asnjë ndryshim të hartës politike të Evropës. Tani Porta e Lartë e kishte përsëri rrugën e hapur për të shtypur lëvizjet separatiste, duke përfshirë edhe atë të Ali Pashë Tepelenës. Në këtë gjendje të re, Pashallëku i Janinës u gjend i izoluar.

Problemet kryesore që qëndronin përpara Ali Pashës në këtë, kohë ishin: aneksimi i Pargës dhe gjetja e aleatëve në lëmin ndërkombëtar.

Çështja e Fargës u zgjidh pa luftë. Me lejen e Turqisë, Ali Pasha u pagoi banorëve të Pargës që ikën për të mos rënë në duart e tij, 150 mijë lira stërlina për pasurinë e tyre të patundëshme që braktisën, dhe më 10 maj 1819 e shtiu më në fund në dorë qytetin.

Sa herë që kombit shqiptar i ka qëlluar të përjetojë periudha kthesash vendimtare për fatet e veta historike, Rusia, gjithmonë si një fantazmë, i ka prerë rrugën dhe i është kundërvënë me një egërsi të pakundshoqe në rrugën e tij për realizimin e aspiratës së vet shekullore: bashkimin e të gjitha trojeve tona etnike në një shtet të unifikuar kombëtar.

Më poshtë do të merret në analizë sfondi historik i qëndrimit të egër të Rusisë ndaj kombit shqiptar dhe do të shikohet konkretisht se si politika dhe diplomacia ruse, në vijimësi, kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë edhe sot e gjithë ditën një qëndrim tërësisht armiqësor ndaj zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në Evropën Juglindore. Për këtë qëllim, në qendër të vëmendjes do të jenë tri periudha me rëndësi historike për fatet e kombit shqiptar dhe do të shikohet me fakte konkrete se cili ka qenë qendrimi i politikës ruse ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Këto tri periudha janë: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shpallja e pavarësisë dhe çështja e statusit të Kosovës.

Çështja kombëtare shqiptare doli për herë të parë në skenë në çerekun e fundit të shek.XIX dhe, konkretisht, në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila u themelua më 10 qershor 1878, për të afirmuar botërisht të drejtën e kombit shqiptar për krijimin e një shteti të unifikuar kombëtar autonom, përfshirë të gjitha trojet etnike shqiptare. Për të kundërshtuar drejtpërdrejt vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, fuqitë e mëdha perëndimore dhe Rusia cariste, organizuan Kongresin e Berlinit të vitit 1878, në të cilin do të rishikohej edhe Traktati i Shën Stefanit. Në atë kongres, fuqitë perëndimore dhe sidomos Rusia cariste, duke e ndier se Perandorisë Otomane kishin filluar “t’i dridheshin gjunjët”, kërkonin copëtimin e trojeve etnike shqiptare, për llogari të shovinizmit sllavogrek, copëtim ky që u konkretizua me nënshkrimin e Traktatit të Berlinit të 13 korrikut të vitit 1878.

A ishte vertet nje kerkese apo ishte thjeshte nje mashtrim i radhes i politikes Engleze e intrigave te tyre ???

Gjatë diskutimeve që u zhvilluan në Kongresin e Berlinit, “përfaqësuesit e Gjermanisë, të Austro-Hungarisë, të Francës, të Britanisë së Madhe dhe të Italisë i rekomanduan Portës së Lartë dispozitat e projektit franko-austriak dhe, çka është më e rëndësishme, bënë të ditur se qeveritë e tyre nuk do të kishin asnjë kundërshtim në qoftë se Porta e Lartë do ta quante me vend që t’i bashkonte trevat shqiptare në një vilajet të vetëm” (4) Sigurisht që bashkimi asokohe i trevave shqiptare në një vilajet të vetëm, krijonte kushte për shpalljen e autonomisë së tyre në kuadrin e Perandorisë Otomane. Por përfaqësuesi i Rusisë në Kongresin e Berlinit, agjenti diplomatik Hitrovo, interpretoi “qëndrimin e përgjithshëm të qeverisë së tij që ishte kundër çdo lloj autonomie shqiptare” (po aty).

Pasi u thye ushtria shqiptare, forcat turke vazhduan marshimin dhe hynë në Ulqin, më 23 nëntor 1880, të cilin pastaj më 26 nëntor ua dorëzuan ushtrive malazeze.

Së bashku me dorëzimin e Ulqinit mori fund edhe çështja e kufijve veriorë, e cila kishte shqetësuar për gati 30 muaj jo vetëm Perandorinë Osmane, por edhe diplomacinë evropiane. Megjithatë, edhe pse çështja e kufirit turko-malazez u mbyll, lufta që zhvilluan shqiptarët kundër shantazhit brutal të Fuqive të Mëdha dhe ndërhyrjes ushtarake të Portës së Lartë la përshtypje të thellë në opinionin publik të Evropës. Jo vetëm në shtyp, por edhe në disa parlamente të Evropës, u ngritën zëra proteste kundër politikës së Fuqive të Mëdha, të cilat vendosën të përdornin luftanijet për të shtypur të drejtat kombëtare të popullit shqiptar.

Më 1 shtator Fuqitë e Mëdha vendosën të ndërmerrnin demonstratën navale para ujërave të Ulqinit dhe më 4 shtator 1880 rreth 20 korracata me shumë anije të vogla angleze, franceze, gjermane, ruse, italiane dhe austro-hungareze hodhën spirancat në ujërat e Raguzës.

Por edhe pas kësaj as popullsia e Shkodrës dhe e Ulqinit, as edhe Komiteti Ndërkrahinor i Lidhjes për Shkodrën nuk u nënshtruan; ata u treguan të vendosur të mbronin Ulqinin. Për mbrojtjen e Ulqinit u shpreh edhe Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes që u mblodh në Prizren në fillim të shtatorit. Më 15 shtator dega e Lidhjes Shqiptare për Ulqinin u dërgoi Fuqive të Mëdha, nëpërmjet konsujve të tyre në Shkodër, një memorandum ku protestonte në mënyrë kategorike kundër lëshimit të Ulqinit dhe shprehte gatishmërinë e popullsisë së tij për të qëndruar deri në fund.

Më 17 shtator komandanti i flotës ushtarake të Gjashtë Fuqive të Mëdha i dërgoi Riza Pashës një ultimatum, me të cilin i jepte 3 ditë afat për dorëzimin e Ulqinit. Më 17 shtator ushtritë e Lidhjes, të përbëra nga 6 mijë ushtarë që deri atëherë e mbanin të rrethuar Ulqinin, sapo morën lajmin për demonstratën navale, sulmuan ushtritë osmane dhe e shtinë në dorë qytetin. Ushtria turke u mbyll në kazerma dhe më pas u largua fshehurazi nga qyteti…. Anglija perseri tregon pabesine e saj .. Pikërisht në këto ditë, kur acarimi i marrëdhënieve ndërmjet Lidhjes së Prizrenit dhe Portës së Lartë po çonte drejt konfliktit të armatosur, Anglia dhe Austro-Hungaria ndërhynë për të penguar mbrojtjen me armë të Ulqinit. Duke parë se as demonstrata detare e flotës ndërkombëtare, as masat ushtarake të qeverisë osmane nuk po jepnin rezultat, konsujt britanikë dhe austro-hungarezë u përpoqën të bindnin krerët e degëve të Lidhjes së Prizrenit e në mënyrë të veçantë anëtarët e Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës se Fuqitë e Mëdha ishin të prirura t’u jepnin shqiptarëve të drejta autonomiste, por kërkonin si kusht që këta të mos e kundërshtonin dorëzimin e Ulqinit dhe të mos shkaktonin konflikt të armatosur me Portën e Lartë. Edhe pse premtimi i tyre qe një mashtrim, si edhe presionet e dhunshme të Stambollit nuk mbetën pa efekt. U lëkundën sidomos qarqet e moderuara, të cilat menduan se ia vlente të sakrifikohej Ulqini për të siguruar të drejtat autonomiste pa hyrë në konflikt me Portën e Lartë.

Në një memorandum të shqiptarëve, të 13 qershorit të vitit 1878, drejtuar lordit Bikonsfild, përfaqësues i Anglisë në Kongresin e Berlinit, thuhet: “…Malin e Zi të vogël kërkojnë ta zmadhojnë së tepërmi dhe ta shtrijnë deri në qendër të Shqipërisë, që të bëhet një post i avancuar i Rusisë dhe një kryeurë për aneksime më të gjera”(5 ). Në atë letër theksohet se tani Rusia, duke e shpallur “hapur dhe me triumfin e armëve qëllimin që ndjek, ka humbur çdo prestigj në Shqipëri” (6)

Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e cila u mblodh fill pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë, u vazhdua më tej copëtimi i trojeve etnike shqiptare, po për llogari të shovinizmit sllavo – grek. Në dallim nga ambasadorët e tjerë të fuqive perëndimore, ambasadori i Rusisë në Konferencën e Londrës ka mbajtur qëndrimin më të egër dhe më armiqësor ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Në janar të vitit 1913, qeveria serbe i ishte drejtuar me një memorandum të posaçëm Konferencës së Ambasadorëve. Në atë memorandum, ndër të tjera, theksohej: “Ne kemi thënë se kombi serb nuk mund të sakrifikojë “tokën e shenjtë” të territoreve të veta, ku ndodhen kryeqyteti i lashtë i Mbretërisë së Parë Serbe, Shkodra; selia e Patrikanës Serbe, Peja; Manastiri i Deçanit dhe Gjakova”(7) Për qeverinë shoviniste serbe nuk kishte fare rëndësi se Shodra ka pas qenë themeluar që në shek.IV para erës së re dhe ka qenë kryeqendër e mbretërisë ilire, me në krye Gentin. Dhe kjo për faktin se krejt historia e Serbisë ka në themel gojëdhëna mitologjike. Me sa duket, sipas mitologjisë serbe, para se ca tribu gjysmë të egra sllave, pas zhvendosjes nga stepat ruse në shek.VII, të kalonin Danubin dhe të dyndeshin poshtë, drejt jugut, në trevat ku ato u ngulën për banim, paska pasur vetëm hapësira boshe, të papopulluara nga ndonjë popullsi vendase. Kësisoj, edhe Shkodrën, po sipas gojëdhënave mitologjike serbe, ato na e paskan “sjellë” të gatshme, që nga stepat ruse, të “ngarkuar” në ndonjë “karro” tribush, për ta “vendosur” aty ku është sot dhe për ta shpallur më pas si “kryeqytet” të mbretërisë “së lashtë” serbe!

Pikërisht këto përralla, të përziera me gojëdhëna mitologjike serbe, të cilat fshihnin në vetvete synimet e shovinizmit serbomadh, në dëm të trojeve etnike shqiptare, në Konferencën e Londrës i mbështeste me zjarr ambasadori i Rusisë cariste. Ministri i jashtëm britanik, Eduard Grei, në seancën e 22 janarit të vitit 1913, thekson: “Ambasadori i Rusisë thotë se qeveria perandorake ka për të paraqitur kundërshtimet më të rrepta kundër caktimit të qytetit të Shkodrës Shqipërisë, për shkak të çështjes dinastike. Populli malazias e kërkon këtë qytet që është dalja e vërtetë ekonomike e vendit dhe përbën nga pikëpamja politike dhe strategjike një mbrojtje nga më seriozet. Sipas informatave të sakta që kanë ardhur në Peterburg, duket si një gjë e sigurt se mbreti i Malit të Zi është në rrezik të humbasë fronin po qe se, pas përpjekjes ushtarake të kryer nga populli i tij, ai do të detyrohej t’i impononte një zhgënjim kaq të rëndë” (8)(po aty, f.218).

“Që në ditët e fundit të tetorit (të vitit 1912 – E.Y.), i dërguari ynë në Beograd më njoftonte për planin që aleatët kishin hartuar për ndarjen e territoreve të pushtuara. Duke marrë parasysh informacionin e tij, mund të druheshe se në dëshirat e zjarrta serbe për të dalë në bregdetin shqiptar të Detit Adriatik, diplomacia austro-hungareze do të gjente shkaqe më se të mjaftueshme për të kundërshtuar… Për këtë arsye, nuk kishte asgjë për t’u habitur me fjalët që më shkruante N.G. Hartvig (ambasadori rus në Beograd – E.Y.), se mes kërkesave që ishin shtruar nga qeveritë aleate, figuronte edhe copëtimi i Shqipërisë mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, madje Serbia llogariste si pjesë të présë së vet Shqipërinë e Veriut, me përjashtim të krahinës së Shkodrës, që i aneksohej Malit të Zi, bashkë me vijën bregdetare, që nga Shëngjini deri në Shkumbin, duke i lënë Greqisë Shqipërinë e Jugut (poshtë Shkumbinit – E.Y.). Këto kërkesa, më shkruante Hartvigu, fitimtarët ballkanikë kanë vendosur t’i mbrojnë me forcën e armëve… Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh… Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal. Qëndrimi i zjarrtë ndaj këtij problemi i opinionit mbarëshoqëror serb, nuk vonoi të gjente jehonë edhe në Rusi. Disa qarqe të Petrogradit, shumë të afërta me oborrin e carit, dhe mbarë shtypi i kryeqytetit me kahje nacionaliste…nisën…një fushatë të bujshme, të shoqëruar me demonstrata nëpër rrugë dhe me mitingje, ku mbaheshin fjalime patriotike, në të cilat kërkohej fillimi i luftës në mbrojtje të interesave sllave…” (9) Dhe më poshtë vazhdon: “…Konferenca e Ambasadorëve në Londër, pa ndonjë siklet të veçantë, ra në një mendje…për lënien në shfrytëzim të Serbisë të njërit nga portet shqiptare, me të drejtën e importimit dhe të eksportimit pa doganë të mallrave të saj, por, me këmbënguljen e qeverisë ruse, edhe të çdolloj furnizimi ushtarak dhe armatimi, si në kohë paqeje, ashtu edhe në kohë lufte. Për këtë qëllim, kihej parasysh që porti i parashikuar të lidhej me Serbinë me një rrugë hekurudhore, madje kjo rrugë hekurudhore duhej të ishte, gjithashtu, nën kontrollin e fuqive të mëdha” (10)

Siç dihet, Traktati i fshehtë i Londrës (kjo njollë turpi në ballin e diplomacisë evropianoperëndimore dhe të Rusisë cariste), i nënshkruar më 26 prill 1915, e zhdukte fare nga harta shtetin e pavarur shqiptar. Më 28 janar 1918, Shoqata “Vatra”, në letërprotestën e vet, drejtuar kryeredaktorit të gazetës “Mançester Gardian”, ndër të tjera, shkruante: “Më 1912 shqiptarët ishin duke e fituar mëvetësinë kombëtare brenda kufijve të tyre etnikë. Atëherë shtetet ballkanike e shpejtuan luftën kundër Turqisë me qëllim që ta ndanin territorin shqiptar midis tyre, përpara se Shqipëria të arrinte të bëhej më vete. Italia dhe Austria e kundërshtuan këtë copëtim, por, si pasojë e presionit të ushtruar nga përfaqësuesit e carit të Rusisë dhe për shkak të dobësisë së treguar prej Fuqive të Mëdha, një pjesë e territorit shqiptar kaloi në duart e fqinjëve të saj”(11)

Pra, fryma e debateve për çështjen kombëtare shqiptare në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 dhe gjatë nënshkrimit të Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915, është orientuar tërësisht nga diplomacia ruse, e cila ka qënë në pararojë për marrjen e vendimeve që u firmosën.

Edhe Ismail Qemali, katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, duke bërë fjalë për ngjarjet e vitit 1912, e ka vënë në dukje fare mirë urrejtjen e Rusisë kundër kombit shqiptar, duke theksur se Shqipëria “do të përballej me tekat e Rusisë, pasi ishte një ligj i pashkruar rus për të mos përkrahur asnjë shtet josllav në Ballkan” (Intervistë për gazetën amerikane “Christian Science Monitor” me qendër në Boston, dhënë në Paris më 18 mars 1916.(12)

Me siguri që duhet të jetë fjala për vende joortodokse dhe jo për vende josllave, siç theksohet në intervistën e lartpërmendur, pasi Greqia është vend josllav, por ortodoks, prandaj edhe ka gëzuar përkrahjen e gjithanshme të Rusisë, vetëm në dëm të interesave jetike të kombit shqiptar në Ballkan Cilat mund të qenkan këto pasoja katastrofike për paqen në Ballkan me krijimin jo të “Shqipërisë së Madhe”, por të Shqipërisë Etnike, në trojet e saj etnike? S’ka për të pasur kurrfarë pasojash katastrofike. Këto janë përralla të serbëve që janë majmur dhe vazhdojnë të majmen me troje etnike shqiptare dhe që politika dhe diplomacia ruse kërkon t’i bëjë edhe më të besueshme për opinionin publik rus, për ta mbajtur të ndezur urrejtjen kundër kombit shqiptar. Problemet që Moska ka me etnitë e tjera brenda Federatës Ruse, të pushtuara që në kohën e carëve të Perandorisë Ruse, nuk ka pse i lidh me çështjen kombëtare shqiptare. Në letrën e sipërcituar të Shoqërisë “Vatra” thuhet: “Shqiptarët u detyruan t’i përuleshin vendimit të Evropës, por ata nuk i quajnë tokat e aneksuara si të humbura përgjithmonë” 13. Këto fjalë vazhdojnë të kenë një tingëllim të fuqishëm aktual edhe sot e gjithë ditën. Diskutimi i çështjes çame në Kongresin Amerikan dhe në Këshillin e Evropës nuk është aspak i rastësishëm. Ekspertja e çështjeve ballkanike, zonja Miranda Vickers, në një punim me titull “Çështja çame -, në ç’vend tani?”, të publikuar nga Qendra Kërkimore e Studimit të Konfliktit dhe të realizuar me mbështetjen e Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, para do kohësh ka pas deklaruar: “Nëse nuk merren hapa për zgjidhjen e këtij problemi, kjo mund të nxisë grupet radikale ekstremiste në Shqipëri dhe gjetkë”(14) Politika dhe diplomacia ruse le të vazhdojnë ta bëjnë veshin të shurdhër para kambanave të tilla!

Kur njihesh me deklarata të tilla të krerëve kryesorë të politikës dhe të diplomacisë ruse për çështjen e Kosovës, nuk mund të mos fillosh të dyshosh për “trurin e Kremlinit”, të cilin e paska mësyrë një “plevit i rëndë”. Dikur, para fillimit të Luftës së Parë Botërore, ministri i jashtëm carist Sazonov, sipas kujtimeve të sipërcituara, pati deklaruar se “…shteti rus kishte harxhuar një shekull e gjysmë, gjatë të cilit i ishte dashur të zhvillonte luftëra të pafundme në veri dhe në jug që të çante deri në brigjet detare dhe që deri në ditët tona këtë detyrë ende nuk e ka zgjidhur në një mënyrë të kënaqshme” (15.) Se ku e kishte fjalën Sazonovi kur deklaronte se shteti rus nuk e paskësh zgjidhur në mënyrë të kënaqshme detyrën për të çarë në jug drejt brigjeve detare, na e sqaron Lev Trocki, i cili, në një korrespondencë nga Sofja që i dërgonte gazetës ruse “Djenj” dhe të botuar në faqet e saj më 9 nëntor 1912, theksonte se “Rusia nuk po ia ndante sytë Konstantinopojës” (16)

Kësisoj, Rusia cariste synonte të pushtonte Konstantinopojën, në mënyrë që kufijtë e vet t’i zgjeronte edhe më në jug, duke zbritur drejt ujërave të ngrohta të Mesdheut. Por meqenëse kjo ëndërr e Perandorisë cariste nuk arriti të bëhej dot realitet, gati një shekull më pas, Kremlini vendosi t’i zgjerojë kufijtë e tij drejt veriut, duke ndërmarrë një mësymje të gjerë drejt hapësirave të pafundme akullnajore të Oqeanit të Ngrirë të Veriut, mësymje kjo që u vu në jetë me pushtimin konkret të tij, të realizuar me zbritjen e një batiskafi në një thellësi prej 4 mijë metrash dhe nguljen atje të një flamuri rus. Me gjithë entuziazmin e madh që ngjalli në krejt Rusinë një akt i tillë, askush nuk mendoi për pasojat e palakmueshme që do të linte në Kremlin kjo bëmë rusomadhe: vënia nën zotërim e hapësirave të pafundme akullnajore të Oqeanit të Ngrirë të Veriut do të ndikonte drejtpërdrejt në “plevitosjen” e trurit të politikës dhe të diplomacisë ruse, një “plevitosje” kjo kaq e rëndë, e cila solli si pasojë dritëshkurtësinë e gjykimit të saj që po manifestohet dukshëm në kundërvënien me aq kokëfortësi ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës.

Reçensa:

Frrok Bardhi :SI FILLOJ ASIMILIMI I KOMBIT SHQIPTAREVE

1-botuar në gazetën “Thessaloniki” (14.korrik.1999).

2. (Citohet sipas përkthimit nga frëngjishtja dhe anglishtja të zotit Pandeli Pasko dhe të botuar në gazetën “Bashkimi”, datë 8 prill 1995, f.4).

3. (Shkenctari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916)

4. (Arben Puto. “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”, Shtëpia Botuese “8 nëntori”, vëll.I (1867-1912). Tiranë, 1984, f.34).

5. (po aty, f. 143

6.po aty, f.141

7. (Arben Puto. “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”. Shtëpia Botuese “8 nëntori”, vëll. II. Tiranë, 1987, f.216).

8. (8)(po aty, f.218).\

9. (Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Vospominanjija”. Harvest. Minsk, 2002, f. 77-79).

,(po aty, f. 89-90).

10. ,(po aty, f. 89-90).

11. (Arben Puto, po aty, f.663).

!2 Citohet sipas gazetës “Tirana Observer”, 04 mars 2009, f. 3).

13. .(po aty, f. 663).

14. (Gazeta “Shekulli”, 20 janar 2007, f.5).

15. f. 87). (Citohet sipas: L. Trocki. Vepra. Vëll. 6. Moskva-Leningrad, 1926, f.87).

16. (Citohet sipas: L. Trocki. Vepra. Vëll. 6. Moskva-Leningrad, 1926, f. 221).


Spread the love


Leave a Reply