STOP KËRCENIMEVE DHE PROVOKIMEVE SLLAVE

Spread the love

QEVERIA E DARDANISË KA PËRGJEGJËSINE TË RIVENDOSË RENDIN NË VERI NË BASHKËPUNIM ME PARTNERËT PERENDIMORË.

Nga Dr. Dritan Demiraj

Prej disa vitesh kam denoncuar neper shkrime dhe intervista per provokimet serbe ne veriun e Dardanisë, për mbeshtetjen e tyre me inteligjence, nga ana financiare, logjistike dhe me pajisje të grupeve mercenare serbe te cilat perdoren dhe urdherohen nga BIA dhe lidershipi i Serbisë.

Nga ana tjetër keto provokime jane krejtesisht ne linje me politiken e jashtme ruse te mbeshtetjes se grupeve “proxy” per te destabilizuar situaten ne vendet e tyre te interesit ne menyre te fshehte, duke perdorur ato metoda qe ne rusisht sherbimi GRU dhe SVR i quan ‘maskirovka’, nepermjet kombinimit te masave aktive (aktivnyye meropriyaatiya), luftes asimetrike (asimetrichnym), konfrontimit informativ (informatsionnoye protivoborstvo), sulmeve kibernetike dhe doktrinës ruse te luftes se gjeneratës së re (RNGW).

Situata e sigurise ne veri vazhdon te jete e ndjere jo vetem per shkaqet sa me larte, por edhe per fajin e qeverise se Dardanisë dhe politikes jo te prere qe po ndjek BE dhe SHBA ne raport me Serbinë.

Çdo dite e me shume qe kalon, sa me shume qe tolerohet Serbia te provokoje qeverine dhe popullin e Dardanisë, aq me shumë diplomacia perendimore gënjen veten se po ti jepë edhe pak kohe më shume Serbise, do te çlirohet nga Rusia dhe do te afrohet nga perendimi.

Aleksandër Vuçiçi ne çdo rast me ze, figure, deklarata dhe vendime e ka treguar orientimin dhe vartësinë e tij nga Putini, gje te cilen e pranoi se fundi edhe gjate samitit Europian me Tiranë.

Toleranca e metejshme, mosdenimi me marrjen e masave konkrete per keto rreziqe dhe kercenime qe ben vazhdimisht presidenti i Serbise bashke me kryeministren e tij, perfshire edhe kete te fundit se do fusin me Dardani 1000 ushtare serb, po krijojne nje precedent te rrezikshem nga njera ane, duke krijuar idene sikur NATO e ka frike Serbine dhe nga ana tjeter, sikur nuk ka interes shume te madh ne kete rajon per shkak te luftes ne Ukraine.

Gjykoj se sa me shume që të tolerohet kjo situatë, aq me shumë mund të krijohen kushtet qe në një moment të caktuar, nëpërmjet një skenari per te cilët ruset dhe serbet ‘dallohen’, situata te agravojë në nivele të frikshme.

Ketij qellimi i sherben edhe infiltrimi i mercenareve serbë dhe ruso sllave ne veri te vendit nga Grupi Wagner, por jo vetem nga shefat e tyre në Moskë, të cilët gjenden atje në pritje te nje urdheri per te ekzekutuar skenarin e percaktuar.

Kjo situate e tensionuar i intereson padyshim presidentit Putin qe te terheqe vemendjen dhe te demtoje unifikimin e aleances nga asistenca ushtarake ne Ukraine dhe te ule presionin e krijuar ne frontin e lindjes dhe ne jug.

Dardania eshte çliruar me ndihmen e Amerikes ne vitin 1999. Liria e saj është fituar me gjakun e luftetarëve trima të UÇK-se dhe pavaresisht presioneve te vazhdueshme te Milosheviçëve në pushtet, nuk mund të falet në tavolinën e bisedimeve.

Varjanti i shkëmbimit të territoreve ështē një kerkese e padrejte dhe një intrigë politike e Serbisë per krijimin e “ Botës serbe”, fatkeqesisht e përkrahur nga politikanë të korruptuar shqiptarë në të tre krahët e kufirit.

Ne gjykimin tim, Serbia nuk duhet te përkëdhelet dhe te tolerohet, deri ne momentin kur qeveria e saj te pranoje genocidin historik qe ka realizuar pergjate dekadave te fundit kunder popullit Shqiptar, pa paguar gjithashtu demshperblimet per grabitjen e pasurise kombetare te Dardanisë.

SHBA-te si vendi qe drejtuan fushatën kunder kriminelit te Ballkanit  – Sllobodan Milosheviç, si vendi qe ka ndihmuar pergjatë gjithe historise vendin tone, kane forcen dhe pergjegjesine qe te na ndihmojne me tej në forcimin e ushtrise dhe te shtetndërtimit të Dardanisë.

Në kete kendveshtrim, për këto arsye, por edhe shumë te tjera, Serbia ne rast se nuk ndryshon qendrim, vazhdon te jete armiku me i rrezikshëm i Kombit Shqiptar, por edhe i sigurisë ne rajon.

Prandaj ka vetem nje zgjidhje, që në bashkepunim me SHBA-te, forcat e NATO-s dhe forcat e policisë së Dardanisë, të planifikohet dhe ekzekutohet me profesionalizëm një operacion i gjerë anti-terrorist për arrestimin dhe shkaterrimin e strukturave paralele kriminale qe veprojne ne veri.

Ka ardhur koha që në Ballkanin Perendimor të mos lejohen më vatra nga ku Rusia dhe aleatët e saj ne Ballkan, të kërcenojnë sigurinë dhe rendin në rajon.


Spread the love


Leave a Reply