Taktikat e reja të luftës në Ukrainë dhe ndryshimi i paradigmës në Ballkan

Spread the love

Taktikat e reja të luftës në Ukrainë dhe ndryshimi i paradigmës në Ballkan

Në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë, në emër të trajtimit special të saj në raport edhe me Kinën, Brukseli kishte heshtur. Diplomacia perendimore aktualisht po mbështet forcat antidemokratike në Ballkan, duke rënë në kurthin e rrezikshëm që ka gaditur Beogradi dhe Moska si kunëdrpërgjigje ndaj impenjimit të Perendimit në Ukrainë. A i shërben ky ndryshim rrënjësor i paradigmës së diplomacisë perendimore interesave afatgjata të Europës dhe Perendimit?

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Veprimin aktual të SHBA-ve, para së gjithash në raport me Rusinë, ka analistë europian që e cilësojnë si gabim strategjik. Këtë gjykim ata e mbështesin në një tezë sa të quditshme aq edhe të pa bazë logjike: në nevojën që ka Perendimi për parandalimin me çdo çmim të krijimit të një aleance midis Rusisë dhe Kinës.

Javën që lamë pas e shenjuan një seri ngjarjesh me karakter gjeopolitik global. Ky fakt dëshmon se si civilizim brezi ynë do të stivojë në mbamendjen e historisë përshkallëzime të ndjeshme të superfuqive të përmasave botërore e rajonale – SHBA, Kinë, Rusi, BE, Turqi… Ky përshkallëzim përplasjesh do të zhvillohet në anarki të plotë, meqë rregullat që kishte imponuar rendi botëror në perëndim, tashmë nuk vlejnë për asnjërn palë. Sidoqoftë, thellimi i luftës në Ukrainë dhe përfshirja në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë e superfuqive, po dëshmon se në parim, të gjitha palët janë pajtuar, qoftë edhe në heshtje, që të shmangin përballjen e drejtpërdrejtë dhe atë me çdo kusht. Leksioni që ka mësuar ky brez i politikanëve nga dy luftërat pararendëse botërore, sidomos nga e para, kur që të gjithë angazhoheshin pro forma që ajo të shmangej, e bën ndërkohë togfjalëshin për mospërsëritjen e historisë, disi më të besueshëm.

Tutje Ukraina mbetet në qendër të vëmendjes së politikës së jashtme. Kundërofenziva ukrainase sikur ju kthye kryagjendës së mediave dhe politikës europane. Stuhia e dronëve e paralajmëruar për hedhje së shpejti në veprim në Ukrainë, pritet ta vendosë rrjedhën dhe fatin e luftës. “Gjithçka është gati,” sigurojnë politikanët ukrainas. Pritshmëritë janë të larta jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Perëndim.

Ushtria ukrainase po përgatit ofensivën e saj me sulme me dronë. Në të njëjtën kohë, ushtria ruse vazhdon të zgjerojë pozicionet e saj dhe të sulmojë Ukrainën me raketa dhe drone. Dy muajt e fundit për çdo natë janë hedhur me mijëra raketa mbi qytetet ukrainase. Qytetarët detyrohen

shpesh të kalojnë orë të tëra në strehimore. Tashmë e njejta histri rrëfehet edhe për paralagjet e Kievit. Luftime intenzive ka pa ndërprerë edhe në distanca prej 20 metrash.

Më 29 prill, sipas autoriteteve, një depo e madhe karburanti mori flakë si pasojë e një sulmi me dron në gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, i cili u aneksua nga Rusia.

Flakët në qytetin port të Sevastopolit mbuluan një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë. Nuk pati të vdekur apo të lënduar. Objektet civile gjithashtu nuk u dëmtuan. Megjithatë, sipas shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, dhjetë tanker nafte u shkatërruan.

Në funksion të kundërsulmimit ukrainas që pritej prej javësh, disa vëzhgues e panë sulmin ajror si një përgatitje për këtë ofensivë. “Armiku po kërkon boshllëqe në mbrojtjen tonë ajrore dhe përdor drone për ta bërë këtë”, tha drejtori i muzeut kundërajror, Yuri Knutov, për mediat ruse. Sulmet e tilla mund të rriten gjatë festave të majit për të dëmtuar logjistikën dhe linjat ruse të furnizimit, paralajmëroi ai.

Agsholi i një lufte të re detare

Më 29 tetor filloi një epokë e re në luftrat moderne detare. Ukraina hapi siparin e kësaj lufte. Një raketë e shoqëruar nga një dron kundërajror i telekomanduar, një dyzinë dronësh goditën bazën detare të Sevastopolit, porti i origjinës së Flotës ruse të Detit të Zi. Raportet ushtarake ukrainase dhe pamjet që u moërn me dronë tregojnë tri goditje të drejtpërdrejta, duke përfshirë anijen e flotës Admiral Makarov dhe dy anije të tjera, nënvizojnë agjensitë e lajmeve. Më 18 nëntor, pasoi një shpërthim i madh në një terminal rus nafte në Novorossiysk, i cili gjithashtu u tha se ishte shkaktuar nga dronët detarë të të njëjtit lloj.

“Për shumë njerëz, këto sulme shënojnë fillimin e një epoke të re në luftën detare,” shkroi autori, blogeri dhe analisti detar H.I. Sutton, i cili ekzaminoi pamjet video të anijes me dron ukrainas. Kjo mund të jetë e keqe jo vetëm për Rusinë. Të gjithë aktorët që punojnë në det preken – në marinë apo në sektorin civil. Nga ana e saj, Ukraina njoftoi më 11 nëntor se synon të prodhojë 100 modele identike. Financuar, shpreson ajo, përmes crowdfunding. Promovimi gradual i mësymjes masive me dronë në kunëdrofenzivën e pritshme ndërkohë dha provimin. Ajo që Ukraina duket se ka demonstruar është ekuivalenti detar i kuadrokopterit [lloj droni specifik]. Kjo mund të çojë në një luftë asimetrike në det – një zhvillim për të cilin qeveritë janë të papërgatitura. [1]

14 muaj pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, Rusia nuk i ka arritur dot qëllimit të saj strategjik. Sidoqoftë, duke përfshirë Krimenë që kishte aneksuar në vitin 2014, Moska ka pushtuar dhe po mbanë rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës. Kievi në kundërofenzivë e filluar pa burbujë tani dëshiron të rifitojë sa më shumë zona, para se t’i imponohet çfardo dialogu a armpushimi afatshkurëtr apo afatgjatë.

Humbjet e ndërsjellta ndërkohë, si në trupa ushtarake, armatim, por edhe të popullsisë civile janë evidente.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Resnikov shih për këtë, po kërkon pranim të shpejtë në NATO. Ai këtë e arsyeton me faktin se Ukraina vazhdon të jetë pararoja e mbrojtjes së Europës, disi ngjashëm siç do të mund të thoshim ne për pozicionin e Shqipërisë së Gjergjit tonë në prag të pushtimit të Europës Juglindore nga Perandoria Osmane.

Kur shënimi i fitores mbi nazizmin bëhet farsë tragjikomike

Në përkujtimin e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, presidenti rus Vladimir Putin kritikoi ashpër Perëndimin për mbështetjen e tij ushtarake për Ukrainën dhe i bëri thirrje qytetarëve rus për marsh drejt “fitores” së radhës. “Njerëzimi është sërish në një pikë kthese. Një luftë është nisur kundër atdheut tonë”, tha Putin në paradën tradicionale të madhe ushtarake që shënoi 78 vjetorin e dorëzimit të Gjermanisë. Ndërkohë, gjatë një vizite të Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Kiev, presidenti ukrainas Zelenskyy paralajmëroi aleatët evropianë për obligimin që kanë që të dorëzojnë shpejt municionin e premtuar për ushtrinë ukrainase.

Përveç veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, disa qindra ushtarë të dislokuar në Ukrainë morën pjesë në paradën ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë. “Asgjë nuk është më e rëndësishme se misioni juaj luftarak,” u bëri thirrje Putin ushtarëve. Prej tyre varej siguria e vendit dhe “e ardhmja e shtetit dhe popullit tonë”.

Kancelari Federal Olaf Scholz (SPD) si kundërpërgjigje akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për “trajtim ushtarak të pushtetit”. Më 9 maj, Putini do të “dislokonte ushtarët, tanket dhe raketat e tij”, tha Scholz të martën përpara Parlamentit Evropian në Strasburg. “Të mos trembemi nga një pushtet i tillë! Le të qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen tonë për Ukrainën”, paralajmëroi Scholz.

Përsëritja e histrisë na vije kësaj radhe saktësisht si farsë. Manifestimi në Moskë në shenjë të kujtimit të fitores mbi nazizmin, shndërrohet kështu në farsë tragjikomike.

Perendimi ka rrezik të bie në kurthin e Serbisë

Nën ndikimin e luftës në Ukrainë, Perëndimi po ndryshon politikën e tij ballkanike. Strategjia perëndimore që imponoi Konferenca e Dejtonit [1995] dhe ajo e Rambujesë [1999], tok me implikimet e interesave gjeopolitike të fuqive europiane tradicionalisht konkurente për dominim në Europën Juglindore, kishin akorduar qëndrimin e njohur të Grupit të Kontaktit dhe kushtet që duhej t’i përmbahej Kosova pas shpalljes së pavarësisë. Njëri prej atyre kushteve që mirrte në konsideratë këto interesa dhe gjakimin për mbajtjen e Serbisë brenda sferës së interesit perendimor, ishte inkorporuar edhe në tekstin e kushtetutës, madje që në nenin e parë, konkretisht

në paragrafin e tretë të tij. Neni 1. paragr. 3. “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.”

Por ky qëndrim që i imponohej atbotë Kosoëvs, duke ia pamundësuar realizimin e vullnetit politik e historik të popullit shqiptar për bashkim në një shtet, nga vet diplomacia perendimore është duke u rishikuar rrënjësisht. Natyrisht sërish duke marrë në konsideratë interesat e Serbisë dhe mundësinë që veriu I Kosoëvs t’i aneksohet asaj!

“Nga njëra anë, SHBA dhe BE mbështesin luftën e ukrainasve për vlerat demokratike dhe perëndimore. Megjithatë, në Ballkan, SHBA-të dhe, pas saj, BE-ja, duan të pranojnë pozicione etno-nacionaliste dhe shpresojnë të kufizojnë ndikimin e Moskës atje. Prandaj, ata madje po përpiqen për “marrëveshje” me politikanët që mbrojnë krimet e luftës dhe e identifikojnë veten hapur si simpatizues të Putinit”, shkruan shqeto gazetari I mirënjohur gjerman Erih Ratfelder [Erich Rathfelder] në të përditshmen gjermane TAZ.[2]

Që nga mbarimi I luftrave në ish Jugosllavi dhe dërgimi I saj në histori, Perendimi kishte investuar në strategjinë e tij për demokratizimin e shteteve që kishin dalë nga ai “burg i popujve” , siç cilësohej me të drejtë Jugosllavia, duke asistuar me ndihma të mëdha financiare dhe mbështetje politike në mbarështrimin e vlerave të BE-së si parakusht për integrim në strukturat euroatlantike. Ky proces kishte marrë hov sidomos në Konferencën e Selanikut (2003), duke I mundësuar pastaj dy republikave të veriut – Sllovenisë e Krocisë të aderojnë në BE dhe NATO, pasuar më pas me integrimin brenda arkitekturës së sigurisë së NATO-s edhe Malin e Zi e Maqedonin tok me Shqipërinë. Por “thembra e Akilit” kundër këtij procesi integrues të Ballkanit si tërsi mbetej Serbia dhe impenjimi I Rusisë thellë në strukturat politike, ustarake e të sigurisë jo vetëm në Serbi, por edhe në entitetin serb Republika Serbska që vetë Perednimi e kishte krijuar si “Kalë Troje” për shtetin e brishtë të Bosnjës me vendimet e Dejtonit.

Sipas zërave kritik amerikanë, përndryshe njohës të mirë të strategjisë së Perendimit për e rreth Ballkanit [Janusz Bugajski, Kurt Bassuener….], kjo strategji tashmë është braktisur. Rrjedhimisht Perendimi ka rrezik të bie në kurthin e Serbisë. Në funksion të luftës në Ukrainë, Uashingtoni ushqen shpresat për të qenë në gjendje të fitojë në Perëndim presidentin serb në pushtet Aleksandar Vuçiç dhe në të njëjtën kohë të akomodojë krahun e djathtë kroat, i cili simpatizon Putinin. Të paktën kështu është një nga ekspertët më të mirë në rajon, Kurt Bassuener, nga instituti transatlantik i Këshillit të Politikave të Demokratizimit e. V. (DPC) politika e re,[3] nënvizon në analizën e tij Ratfelder.

SHBA dhe BE pranojnë impenjimin e etnonacionalistëve kroat në Bosnjë dhe të Serbisë në Kosoëv me shpresën se kështu do t’ia dalin ta kufizojnë e kontrollojnë ndikimin e Moskës në Ballkan. Ky qëdrim i diplomacisë Perendimore ndërkohë, njohësve të mirë të historisë politike të Europës

Juglindore dhe sidomos asaj shqiptare, nuk ka se si t’mos ju rikthejë në kujtesë Konferencën e Ambasadorëve në Lonëdr të vitit 1913, kur kishte marrë qëndrim për sakatimin e Shqipërisë në emër të ruajtjes së paqes në Europë, pa çka se ajo paqe ishte përmbysur vetëm disa muaj më pas pikërisht nga Serbia, përmes atentatit që do të ushtrojë më 27 qer 2014 mbi trashëgimtarin e fronit Franc Ferdinandin. Në 100 vjetorin e kësaj ngjarjeje armët e përdorura nga studenti serb, Gavrilo Princip, akt i cili shkaktoi Luftën e Parë Botërore, janë ekspozuar në një muze të historisë ushtarake në Vjenë, më 28 qershor 2014. Paqa e brisht e krijuar në dëm të interesave jetike të shqiptarëve atbotë, nuk u arritë të ruhej më shumë se një vit. Edhe aktualisht diplomacia perendimore tok – SHBA-të dhe BE-ja, po mbështesin forcat antidemokratike në Ballkan, duke rënë në kurthin e rrezikshëm që ka gaditur Beogradi dhe Moska si kunëdrpërgjigje ndaj impenjimit të Perendimit në Ukrainë. A i shërben ky ndryshim rrënjësor i paradigmës së diplomacisë perendimore interesave afatgjata të Europës dhe Perendimit? Kambanat e alarmit tashmë po bien. Nëse lufta në Ukrainë bëri që BE-ja të humabs peshën e saj gjeopolitike, shpërthimi i luftës në Ballkan sërish, pa u tharë sa e si duhet vrragët e luftrave të dekadës së fundit të shek. 20-të, më shumë se çdo gjë tjetër do t’na rikujtojë Kurthin e Tukididit, që kësaj radhe mund të riemrohet në “Kurthi Serb”.

_______________

1. https://www.focus.de/politik/ausland/ukraine-krise/beitrag-unseres-partnerportals-economist-wie-ukrainischer-einfallsreichtum-eine-neue-form-der-seekriegsfuehrung-einleitet_id_180461526.html 2. https://taz.de/Archiv-Suche/!5930484&s=Kosovo&SuchRahmen=Print/

3. Po aty


Spread the love


Leave a Reply