Djathtizmi ekstrem si ekspansion i Rusisë

Spread the love

Djathtizmi ekstrem si ekspansion i Rusisë

Shkruan: Dr Gurakuq Kuqi

Të dielën e fundit në Francë, Gjermani, Çeki dhe Moldavi kishte protesta nga partitë e djathta ekstremiste. Këto protesta vijnë pas fitores së djathtizmit ekstrem në Itali. Protestat në Gjermani dhe Francë kishin një përmbajtje “anti-NATO” dhe në ballë parollën: “Vendi ynë i pari”.
Protestat u mbajtën në kundërshtim të përkrahjes së SHBA-së dhe NATO-së për sanksionet ndaj Rusisë, meqë ato, thuhej në jalimet e liderëve djathtistë “po shkaktojnë inflacion në Evropë”.

Kishte thirrje edhe si këto: “Unë e dua gazin dhe naftën ruse sot”, “Kush qëndron i heshtur sot, do të mërdhijë nesër”, etj.

Mos të harrojmë “non-paper” letrat jo-zyrtare që dalin në Ballkanin Perëndimor, duke filluar që nga non-paper i Sllovenisë,  kinse propozim nga Janez Jansha, një djathtist ashtu si Aleksandër Vuçiq-i i Serbisë dhe Viktor Orban-i i Hungarisë. Këta dy të fundit janë de fakto kuaj rus të Trojës –  njëri në BE e tjetri në Ballkanin Perëndimor.

Gjeopolitika dhe luftërat sot janë shumë komplekse dhe transdisiplinare.
Kuptimi i zhvillimeve kërkon vëmendje të veçantë përtej faktit që mund të incizojë një kamerë në frontin e luftës.

Lufta e vërtetë nuk është ajo që po shihet vetëm në Ukrainë! Prandaj këtyre zhvillimeve duhet të u kushtohet më shumë vëmendje nga institucionet, intelektualët, mediat e sidomos sektorët e sigurisë shtetërore.

Këto protesta nuk janë rastësi dhe pa sponsor, ashtu sikur ato anti-hixhab në Iran. E vërteta qëndron në thellësi të vetë historisë dhe në përputhje me interesat e palëve të involvuara në to!

Së fundi Franca ka filluar edhe një projekt të ri politik me 44 vende evropiane të quajtur “Komuniteti Politik Evropian”.  Mbetet të shihet se ç’jetgjatësi do të ketë ky komunitet dhe cilat janë arsyet reale pse u inaugurua pikërisht tani dhe në Pragë. 


Spread the love


Leave a Reply