Fillimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe skenarët e luftës

Spread the love

Fillimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe skenarët e luftës

Nga Dr. SELIM IBRAIMI

Shpërthimet e dëgjuara në të gjithë territorin e Ukrainës, janë fillimi i një pushtimi rus. Presidenti i Federatës Ruse Vlladimir Putin, njoftoi për sulmin në një paraqitje televizive të enjten. Ai tha se operacioni ushtarak do të jetë i “limituar”. SHBA, NATO, BE, G7 dhe OKB, e kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Ky mund të jetë një operacion në shkallë të gjërë, duke vendosur kufij të rinj në mes të Ukrainës nga trupat ushtarake ruse. SHBA dhe forcat aleate, në rast të shkallëzimit të konfliktit, do të detyrohen të zbarkojnë në territorin e Ukrainës në përpjekje për të parandaluar copëtimin dhe pushtimin e tërsishëm të Ukrainës nga Rusia. Versioni më optimist që do të mund të diskutohet nga Fuqitë e Mëdha, është ndarja e Ukrainës në zonën ruse dhe atë perëndimore, për të penguar një gjakderdhje të re në mes të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Skenari tjetër që u njoftua nga ambasadori ukrainas në Londër, është që Ukraina të mbetet neutrale. Më i vështiri plan i veprimeve për të gjithë, mbetet që SHBA dhe NATO të hyjnë në një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë. Një gjë të tillë presidenti amerikan Bajden e ka hedhur poshtë. “PROXY” përleshjet në mes amerikanëve dhe rusëve në Ukrainë dhe më gjërë, mbeten gjithashtu një realitet i ri me sfond dikurshëm të Luftës së Ftohtë. Ukraina po ashtu është pajisur me armatim modern nga SHBA dhe NATO dhe kjo mund të jetë një pengesë për forcat ruse. Rusia është ndëshkuar me sanksione ndërkombëtare që nga viti 2014, me pushtimin e Krimesë. Masat e fundit të ndërmarra nga SHBA, Britania e Madhe dhe BE-ja janë një ndër më të ashpërat.


Spread the love


Leave a Reply