“Fondi Evropian të Mbrojtjes” – nukleusi i “Armatës Europiane”

Spread the love

Analizë

“Fondi Evropian i Mbrojtjes” – nukleusi i “Armatës Europiane”

Strategjia për krijimin e profilit evropian brenda NATO-s rritë gatishmërinë e shteteve të krahut europian të Aleancës për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e vet. Në thelb, kjo mund të bëhet bërthama e “ Armatës Europiane” të cilën ka kohë e ëndërrojnë francezët.

Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 2 korrik – Komisioni Evropian javën që po lëmë pas ka njoftuar zyrtarisht për krijimin e një “Fondi Evropian të Mbrojtjes”. Fondi do të ketë për objektiv të forcojë bashkëpunimin midis prodhuesve evropianë të armëve e teknologjisë dhe të financojë projekte të kësaj natyre. Përveç kësaj, fondi duhet të forcojë industrinë ushtarake evropiane, të kontribuojë në inovacione dhe siguri më të madhe në Evropë, njofton Komisioni i BE-së.

Nga 2021 deri në 2027, fondi do të ketë në dispozicion 8 miliardë euro.

“Për herë të parë, Bashkimi Evropian ka investuar një pjesë të buxhetit të tij në mbrojtje,” tha Thiery Berton, komisioneri i tregtisë së brendshme të BE.

Kompanitë më të vogla gjithashtu do të financohen dhe inkurajohen. Kompanitë jashtë BE-së gjithashtu do të jenë në gjendje të financohen nga fondi, por ato do t’i nënshtrohen kritereve të rrepta dhe vetëm nëse një financim i tillë është në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, pohon Berton.

Për kohë të gjatë, që nga krijimi i trupave punuese, kishte shumë mospajtime lidhur me marrëveshjen se, kush dhe si do të financojë fondin e ri, sidoqoftë ato ndeshtrasha tanimë janë tejkaluar dhe ndërkohë është arritur ujdia për marrëveshje.

Janë paralajmëruar investimet e para konkrete. Rreth 700 milion euro do të investohen në aeroplanë luftarakë të ardhshëm, anije dixhitale dhe mbrojtje raketore. 200 milion të tjerë do të investohen në inteligjencën artificiale dhe mbrojtjen kibernetike. Rreth 50 milion do të investohen në programin hapësinor ushtarak dhe kërkime në atë drejtim. 100 milion të tjerë do të investohen në Eurodrone, një projekt nga Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja për të zhvilluar dronë të përparuar. Një shtesë prej 37 milion eurosh do të investohen në sistemin e sigurt të komunikimit të ESSO.

Industria europiane e armëve shënon kuota të reja rritjeje

Sipas SIPRI, Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm, në dhjetor 2019, industria evropiane e armëve dhe pajisjeve ushtarake është e dyta, menjëherë pas SHBA-ve për sa i përket prodhimit dhe shitjes. Në Evropë, prodhuesi dhe eksportuesi kryesor i armëve dhe pajisjeve ushtarake, është Gjermania, e cila po zgjeron me shpejtësi prodhimin e mbrojtjes. Rheinmetall Group (një konsorcium i industrisë ushtarake) me seli në Dusseldorf, në 9 muajt e parë të vitit 2019, arriti të rrisë shitjet për 11.8%, krahasuar me shitjen e një viti më parë . Rritja e prodhimit, shitjeve dhe fitimeve vazhdoi gjatë rekordit 2020.

Ndërkohë, në garën për pozitën e kancelarës, në prononcimet programore dhe defilimet publike, për politikat e sigurisë dhe mbrojtjes, tashmë nuk dallojnë asgjë Të Gjelbërtit, deri dje anti NATO, me CDU konservative, por tradicionalisht e rreshtuar pro NATO-s.

Edhe Të Gjelbërtit mbështesin në mënyrë të qartë forcimin e potencialit ushtarak. Ky qëndrim, në dukje, është i palogjikshëm, sepse ushtria është një nga ndotësit më të mëdhenj të mjedisit. Por, nga ana tjetër, qëndrimi është shumë pragmatik dhe logjik, sepse forca ushtarake është një nga instrumentet e politikës perandorake e cila duhet të sigurojë lëndë të parë dhe tregje për ekonominë e re të gjelbër.

Krejt ky ndryshim i madhë i kursit politik e ideologjik edhe brenda së majtës liberale gjithandej në Europë,  manifestohet si një lëvizje analoge me revolucionet e mëdha të shekullit të 20-të që ndodhën gjithashtu si rezultat i shpërthimeve shoqërore e që burim kishin trandjet e atëhershme ekonomike.

Në tetor të vitit 2020 me iniciativën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ishte krijuar një “grup reflektimi” i bashkëkryesuar nga ish Ministri Gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maizière, i cili pat paraqitur një raport të titulluar “„Nato 2030: United for a New Era“  (NATO 2030: Të Bashkuar për një epokë të re”). Grupi kishte hartuar 138 propozime, përmes të cilave synonte të sugjeronte përspektivën e Aleancës Verioatlantike dhe të BE-së, respektivisht raportet mes tyre.

Ky grup ekspertësh gjithësesi do të kërkonte edhe terapinë përmes të cilës do të shmangej “vdekja e trurit” të aleancës, e diagnostifikuar atbotë nga presidenti francez Emanuel Makron.

Ndërkaq në mënyrë që të selitet tutje bashkëpunimi mes Evropës dhe SHBA-ve, kjo aleancë politiko-ushtarake e llojit ët vet, e cila i ka dhënë Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për më shumë se shtatëdhjetë vjet siguri, nëdrkaq qytetarëve jetë të qetë, paqen e garantuar dhe liri, kërkohen alternativa të reja bashkëpunimi dhe përgjegjësie.
Aleanca transatlantike mbetet tutje jetike për të ardhmen jo vetëm për kontinentin e vjetër, por përgjithësisht edhe për hemisferpn Perendimore në tërësi. Për këtë pajtohen shumica absolute jo vetëm e politikanëve, por edhe e ekspertëve të fushës së sigurisë.
Por, ndërkohë ka edhe një pikë konvergjente shtesë pajtimi: Evropa, ka ardhur koha, që të marrë përgjegjësi më të madhe për çështjet elementare të sigurisë së vet.

“Fondi Evropian të Mbrojtjes” dhe me këtë një ushtri europiane e mundshme, megjithë gjakimet e disa grupeve politike brenda BE-s, nga ekspertët e fushës, nuk konsiderohet asesi si një alternativë e mundshme ndaj NATO-s, së paku jo për një të ardhme të parashikueshme. Prandaj Berlini dhe Parisi, thirrjen e presidentit Makron për të përmirësuar aftësitë evropiane të mbrojtjes, duke forcuar shtyllën evropiane të NATO-s, e shohin më shumë si gjakim për forcimin e sigurisë së Evropës dhe konsolidimin e Aleancës transatlantike me Shtetet e Bashkuara.



Tri prioritetet evropiane

Krijimi i “Fondi Evropian të Mbrojtjes” do të garantojë realizimin e së paku tri prioriteteve për të cilat ka ujdi brenda BE-së:

Së pari, vendet anëtare evropiane do të duhet të përmbushin zotimet e tyre dhe të rrisnin shpenzimet e mbrojtjes në 2% të PBB-së dhe investimet në pajisje moderne në më shumë se 20% të buxhetit të mbrojtjes.
Së dyti, Gjermania dhe Franca duhet të marrin drejtimin e Komandandimit të Operacioneve Strategjike (SACEUR), në strukturën e komandës së NATO-s, si shenjë e dukshme e angazhimit më të madh Evropian dhe në të ardhmen kjo komand të shkonte me çelësin e alternimit. Tradicionalisht komanda ka qenë në duar të amerikanëve.

Së treti, Forca e Reagimit të NATO-s (NRF) duhet të ketë stafin e saj menaxherial dhe të pajiset dhe trajnohet në përputhje me kriteret detyruese të NATO-s.

Ekspertët sugjerojnë se për aq kohë sa zgjat caktimi në NRF, njësitë kombëtare duhet të futen nën komanëdn e  Forcave të Komandës së NATO-s dhe të jenë vartëse të SACEUR.

Realizimi i kësaj strategjie, do të krijonte profilin evropian më të theksuar brenda NATO-s dhe do të rriste gatishmërinë e shteteve të krahut europian të Aleancës për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e vet. Në thelb, kjo mund të bëhet bërthama e “ Armatës Europiane” të cilën ka kohë e ëndërrojnë francezët.

Profilimi i interesave shqiptare

Cili do të ishte interesi strategjik i shqiptarëve në këtë kuadër? Çfarë do të ishte kontributi i dy republikave tona në thellimin e procesit të bashkëpunimit transatlantik në lëmin e sigurisë?

Mundësitë që ka Shqipëria politike si anëtare e NATO-s tashmë, por edhe Republika e Kosovës dhe pozicionimi i shqiptarëve autokton në Maqedonin e Veriut, janë evidente dhe të një rëndësie të konsiderueshme. Tok duke bashkërenduar strategjinë kombëtare, do të përmbushnim  interesat tona kombëtare, duke kontribuar edhe në procesin e profilimit të pozicionit të Europës brenda Aleancës Verioatlantike. Dhe për ta „rinovuar aleancën tonë transatlantike“ sugjeron në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, kryeministri i Republikës së Kosoëvs, Albin Kurti, në „Forumin e Prespës“ më 2 korrik, apeloi për „bashkëveprimi të Uashingtonit dhe Brukselit“ në procesin e integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perednimor.
Shih për këtë, ai propozoi të punohet  bashkarisht për arritjen e tri qëllimeve:

1. Demokratizimin duke forcuar sundimin e ligjit;

2. Siguria përmes antarësimit në NATO;

3. Uniteti i Evropës përmes anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Si demokratizimi, ashtu edhe paqa e siguria në rajonin tonë mbesin të ndërvarura nga shpejtësia e anëtarësimit të Ballkanit Perendimor në bllok në Uninin Euripian dhe në NATO.


Spread the love


Leave a Reply