Gjakimi për liri vs hixhabit – agsholi i një revolucioni

Spread the love

Gjakimi për liri vs hixhabit – agsholi i një revolucioni

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Iranianët kërkojnë sqarime pas vdekjes së 22 vjeçares Mahsa Amini – dhe vazhdojnë të protestojnë.

Ka disa ditë që dy botë përplasen ashpër – ajo që përfaqëson Mesjetën si promovuese dhe roje e shtetit teokrat, në njërën anë dhe, bota progresive e të rinjëve iranian, produkt i gërshetimit të kulturës së lashtë e të pasur iraniane me atë moderne, në anën tjetër, duke marrë si shkas vdekjen e të resë Amini, respektivisht mënyrën e bartjes së hixhabit, që sipas rojeve të moralit islam, na qenkërka  cënuar rënd nga e reja në fjalë!

Mahsa Amini, me origjinë kurde, u arrestua të martën e kaluar nga policia kujdestare e moralit islam. Sipas kumtesave zyrtare të policisë iraniane, por edhe deklaratave të politikanëve iranian,  meqë ajo paska defiluar rrugëve të Teheranit me “veshje të saj jo-islamike” është paraburgosur dhe marrë në pyetje. Çfarë ndodhi saktësisht pas kësaj është e paqartë, por Amini ra në koma dhe vdiq në spital të premten. Sipas familjarëve të daj, vajza duhet t’ju ketë nënshtruar dhunës fizike dhe për rrjedhojë ka pësuar sulm kardiak.

Ky akt shkaktoi indinjatë të thellë në popull, sidomos tek rinia. Pasoi djegia në sheshe e hixhabëve nga të rejat iraniane. Sipas raportimeve të mediave, ka pasur përleshje të dhunshme mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve.

Kur iranianët votuan 98 për qind në favor të një republike islame në mars 1979, pak e kishin idenë se çfarë do të thoshte kjo. Tashmë janë të vetëdijshëm se kishin rrëzuar monarkinë dhe një diktaturë të lloit të vet që mbante në këmbë atë, por kishin hapur rrugën e një diktature teokrate.

Mohammed Reza Shah që ishte një marionetë tipike e superfuqive që kishin interesa të theksuara strategjike në rajon, shpejt pas ardhjes në pushtet (1950) u bë sundimtari i vetëm i vendit.

Pas Revolucionit të marsit të vitit 1979  populli i dha fund monarkisë dhe ndoqi udhëheqësin të tij, Ajatollah Ruhollah Khomeini, 77-vjeçar. 

Khomeini  duke qenë një përfaqësues tipik i qarqeve të islamit shiit, ai sapo i kishte dhënë fund monarkisë, duke çliruar vendin nga diktatura e Shahut, promovoi Policinë e Moralit dhe segmente tjera të Sigurimit, jo vetëm për “ruajtjen e fruteve të revolucionit”, por mbi të gjitha për mbajtjen në pushtet të një klase teokratësh, që duket se me këto protesta kaq masive, po hynë në prologun e një fundi tragjik.
Në shshet e Teheranit dhe të dhjetra qyteteve tjera të Iranit gjakimi I një brezi të ri për liri po përballet me hixhabin, alias mbrojtësit e Mesjetës. Kjo përballje duket të jetë agsholi I një revolucioni të ri në Iran.


Spread the love


Leave a Reply