Interesi personal do iu kthej nën Serbi!

Spread the love

Interesi personal do iu kthej nën Serbi!

Nga Dr Gurakuq Kuqi

Euro është duke shkuar drejt një destabiliteti të vazhdueshëm pas rënies dhe paritetit me dollarin. Kërcënimi i ri i Rusisë është shumë serioz. Me 3 janar të këtij viti, pesë vendet e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ranë dakord që në rast lufte të mos përdoren armët nukleare. Kjo deklaratë ishte dhënë në kohën kur Rusia e kërcënonte Ukrainën me pushtim. Po ashtu kjo deklaratë jo e zakonshme pas Luftës së Ftohtë u bë në kohën e rritjes së fërkimeve ndërmjet Perëndimit, Kinës dhe Rusisë. Në gusht të këtij viti patën rrjedhur lajme të një kërcënimi që nëse Rusia nuk lejohet të arrij synimet e saj në Ukrainë do të përdoren armët nukleare. Ministri i jashtëm rus e kishte mohuar një gjë të tillë duke thënë në një formë cinike që nuk kanë nevojë të përdorin armët nukleare pasi ata janë duke i arritur synimet e tyre. Një deklaratë e tillë gjithsesi lë opsionin e hapur se nëse nuk i arrijnë synimet do përdorin forma jo-konvencionale të luftës.

Pra, nëse në janar të këtij viti kanë qenë të planifikuara apo parashikuara këto ngjarje, mirëpo rezistenca e palëve që secila të arrij fitore në anën e saj, potencialisht mund ta eskaloj situatën.

Thirrja për mobilizimin e 300 mijë trupave nga Rusia është kërcënimi i cili luftën e dërgon në një fazë tjetër. Evropa nuk po arrin më ta përballoj gjithë këtë presion, evropianët po tregohen se shkëlqimi i tyre varet nga SHBA-ja.

Në këtë rrjedhë të përplasjeve shqiptarët janë një prej vijave të nxehta t[ presionit. Për t’i dhënë kuptim ngjarjeve duhet të kujtojmë një deklaratë të Joseph Dioguardit me 2020, kur ai tha se “Evropa nuk kujdeset për asgjë kur bëhet fjalë për shqiptarët, ne (SHBA-ja) duhet të ndërhyjmë gjithmonë për ta pastruar rrëmujën” … “Sllavët janë shumë të zgjuar, ata i blenë liderët shqiptarë, ata e dinë se si t’i përdorin paratë, dinë si t’i përdorin masat shtrënguese, dinë si ta përdorin përkrahjen në kuptim të butë, dhe tani kemi të bëjmë pak a shumë me një shtet mafioz, i cili ndërton parti të reja dhe familje të pasura dhe populli shqiptar që mbetet i lënë pas dore”.
Deklarime të ngjashme kishte dhënë edhe me 2018.

Në këtë rrjedhë të kësaj deklarate hynë edhe dokumenti falls  “Korniza e re” për dialogun Kosovë-Serbi,  e cila synonte ta bënte Serbinë të njihej si fuqi rajonale dhe ta minonte shtetin e Kosovës.

Cilët politikanë po e rikthejnë fuqinë sllave në Ballkan dhe cilët po e luftojnë, për ata që mendojnë me mendje të kthjellët dhe mendje të vet, nuk ka nevojë për shpjegim?
Shqiptarët duhet ta ndalojnë shtrirjen e sllavëve dhe të ndjekin vetëm politikën e SHBA-së, ata të cilët nuk bëjnë kompromis kur vie fjala të njohja e Kosovës dhe të veprojnë vetëm karshi interesit shqiptar dhe jo personal. Interesi personal do iu kthej nën Serbi!

Evazioni sllav dhe kërcënimi imperialist janë të gjalla që nga 1878 e deri më sot dhe do jenë gjithmonë. Nuk duhet besuar sllavëve.


Spread the love


Leave a Reply