Kur diplomacia bie në kurthin e vet

Spread the love

Kur diplomacia bie në kurthin e vet

BE-ja nuk ua kishte për borgj as Borellit e as Lajçakut që ta sillnin diplomacin perendimore në kurthin e “autizmit strategjik”.

Nga Dr Sadri Ramabaja

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në një bashkëbisedim me “Atlantic Council” ka folur për zhvillimet gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel.

Diplomati sllovak me këtë rast, duket qartë, bën përpjekje të sforcuar që të mbulojë pozicionimin proserb që pati dyshja europiane gjatë takimit Kurti-Vuçiq.

Siç dihet tashmë, presidenti serb megjithëse në parim u dakordua me draftin e marrëveshjes, ai nuk pranoi ta nënshkruante. Ky akt do të duhej të pasonte me sanksione nga pala europiane. Vetëm mund të supozojmë se ç’reagime do të kishim, po të kishte këtë qëndrim pala kosovare.

“Reagimi ynë ishte që kjo do të ishte e parakohshme. Kjo marrëveshje nuk është gjë e vogël, por pa pjesën e implementimit është më shumë një deklaratë politike se sa një marrëveshje ligjërisht obligative kështu që thamë le të presim me nënshkrim derisa të kemi një kuptim të plote dhe marrëveshje të plotë se si do ta implementojmë”, ka thënë Lajçak në Atlantic Council.

Kjo deklaratë e emisarit A.Lajçak ndërkohë ka për objektiv arsyetimin e shmangies së sanksioneve ndaj palës serbe që de fakto reuzoi nënshkrimin e marrëveshjes.

Lajçak sikur harron se edhe deklarata e prillit 2013 ishte politike, por si e tillë ishte nënshkruar për t’i hapur rrugë marrëveshjes së parimeve të 2015-ës.

Përmes qëndrimeve të dyshes së BE-së në raport me Kosovën po vihet në pikëpyetje përfaqësimi serioz e legjitim dhe vet roli i BE-së në përmbushjen e objektivit diplomatik konform rezolutës së OKB-së të vitit 2010 që obligon Brukselin si palë ndërmjetësuese e dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak me këtë rast e vë në pikëpyetje faktin se kë përfaqëson: Brukselin apo interesat e dikujt tjetër. Si ish student i Moskës, ai ka parasysh peshën e tensioneve ndërmjet ndjeshmërisë individuale dhe kërkesave shtetërore, të cilat mund të përdoren pa dëmtuar Kosovën.

Borreli dhe Lajçaku e kanë të qartë se dokumenti i propozuar dhe tashmë i shnëdrruar në marrëveshje obligative ka mbështetjen e fuqishme edhe nga amerikanët dhe nga vendet evropiane që nuk janë anëtarë të BE-së si Britania e Madhe, Zvicra, Norvegjia. Deklaratat e Lajçakut prandaj duhet të jenë konform frymës së diplomacisë së BE-së dhe interesave të këtyre shteteve mbështetëse të rocesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky impenjim i perendimit si tërësi, ka në konsideratë balancin e ri gjeopolitik dhe rrjedhimisht edhe balancimin e interesave që lejojnë qeveritë të veprojnë ende si shtete sovrane pa braktisur

parimet e demokracisë përfaqësuese, por duke përfshirë ndikimin dhe potencialin e aktorëve të tjerë.

Diplomatët e kujdesshëm e perceptojnë se kur identiteti dhe emocionet takohen, publiku gjithësesi bëhet entitet pjesëmarrës me ndikim në rrjedhën e ndryshimeve të vazhdueshme.

BE-ja si modeli më progresiv i aktrit mbinacional në botën diplomatike plot kontraverza të epokës sonë, në rastin e përfaqësimit dhe fasilitimit të procesit dialogues mes Kosovës dhe Serbisë nuk guxon të dështojë. Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës [dhjetor 2009], BE-së në tërësi, dhe jo vetëm Komisionit, iu dha statusi i personit diplomatik. Në këtë rast “Ministri i Jashtëm” i BE-së, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrel, mbështetet nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), në radhë të parë nga Aleksander Lajçaku si pjesë e këtij shërbimi. Droja e shprehur nga njohësit e BE-së se, “rekrutimi i diplomatëve nga shtetet anëtare kontribuon në heterogjenitet dhe në këtë mënyrë në tensione të mundshme”, po verifikohet sidomos me prezencën e Lajçakut në këtë mision delikat. Zgjidhja definitive e përplasjes mes dy kombeve: kombit shqiptar e atij serb, do të mund të ishte kontributi më i madhë që diplomacia europiane do të stivonte në arkivat e historisë. Për arritjen e paqes së përhershme, si shqiptarët edhe serbët duhet të kenë e të shpërfaqin mjaft kurajë. Askush nuk mund t’ua mohoj atë. Më së paku Europa. Por kontributi i saj tutje mbetet i pazëvendsueshëm. Natyrisht nëse dëshmohet se qëndron mbi palët dhe si lajtmotiv ka rikthimin e kësaj pese të kontinentit në gjirin e BE-së, këtij projekti historik të pazëvendsueshëm. Skenari optimist i së ardhmes së Kosovës është që para së gjithash Evropa, më në fund, ta pranoj Republikën e Kosovës si shtet normal. Në të kundërt, skenari mjaft skeptik, por me mundësi të rrëshqitjes në pesimizëm, do të ishte atëherë kur politika e jashtme e Francës dhe aleatëve të saj brenda BE-së, përfshi këtu edhe pesshen e shteteve që nuk e njohin ende Kosovën si shtet, do të konsistonte në faktin se fuqia e shqiptarëve si komb ka gjasa të zhvendoset në favor të Amerikës, disi ngjashëm me atë që po ndodhë sot me Polonin. Prandaj as me këtë marrëveshje që po pretendohet të nënshkruhet në takimin e Ohrit gjatë marsit, BE-ja nuk do t’ia del dot të marrë përgjigjen e duhur në çështjen qenësore: Çfarë duhet të ndodhë që Serbia ta njohë Kosovën? Përse nuk e njohin Kosoëvn pesë shtetet e BE-së: Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja deri më sot? Është e qartë se dominues në këtë qëndrim është politika e brendshme dhe konfliktet me pakicat në vendin e tyre. Spanja ka frikë se Katalonja mund të shkëputet. Në rastin e Qipros, është pjesa turke e ishullit. Pesë jo-njohësit e BE-së luajnë një rol kyç në konfliktin e Kosovës. “Nëse vetëm njëri prej tyre e bën hapin e parë, për shembull Greqia, gjërat mund të ecin”, thotë René Schlee, menaxher i zyrës së “Friedrich Ebert Foundation” në Prishtinë. Kujt i shërben kredoja aktuale se pesë vendet po ndjekin qëndrimin e Serbisë?! Pse Serbia duhet ta njoh Kosovën, nëse pesë vendet e BE-së nuk lëvizin? Kësaj pyetjeje nuk i dha përgjigje as turi i Lajçakut para takimit në Bruksel më 27 shkurt. Në shërbim të kujt do të shkonte dështimi i BE-së, respektivisht mosrealizimi i planit franko-gjerman në këtë momentum politik që po kalon Europa? Këto dhe pyetje tjera të kësaj natyre, do të duhej të mirrnin përgjigje shpejt, nëse diplomacia e BE-së mbetet e përkushtuar për arritjen e paqes në rajon.

Paragjykimi që duket se kishte dyshja europiane, kishte të njejtin burim informacioni si edhe ai i Vuçiqit. Ata paraprakisht ishin informuar se marrëveshja do të refuzohet nga pala kosovare, prandaj diplomatët e Brukselit që më së paku përfaqësojnë Brukselin, tok me Vuçiqin, ranë në kurthin që ia kishin pregaditur kryeminsitrit tonë, Albin Kurti. Si do të dalin nga ky kurth, nëse vërtet nuk duan ta zvarrisin procesin, mbetet të shihet në javët në vijim.

Dyshja e diplomacisë europiane besoj se e kanë të qartë konceptin e Edward Luttwak mbi autizmin në diplomaci. Në librin e tij Ngritja e Kinës kundër Logjikës së Strategjisë, Luttwak flet për faktin kur fuqitë janë pre e pikëpamjeve të thjeshtuara të ngritura mbi bazamentin e realitetit mashtrues. Në këtë kurth të “autizmit strategjik” BE-ja nuk ua kishte për borgj as Borellit e as Lajçakut që ta sillnin diplomacin perendimore.


Spread the love


Leave a Reply