Kur kompleksi i inferioritetit cenon dinjitetin nacional

Spread the love

Kur kompleksi i inferioritetit cenon dinjitetin nacional

Nga Emin AZEMI / Shkup

Të rralla janë ato kombe-shtete që janë çliruar vet nga dominimi-robëria e huaj pa ndihmën e miqëve, aleatëve. Çlirimi i vërtetë i Europës në fund të LDB ndodhi vetëm atëherë kur SHBA dhe BRSSS zbarkuan dhe dëbuan përfundimisht murtajën nazi-fashiste nga truali europian.

Prandaj më duken tepër të ekzagjeruara konstatimet inferiore se Kosova duhet të ulë qafen dhe të pranojë çfarëdo lloj marrëveshje që vjen nga ndërkombëtarët (lexo: që i bëhen favore Serbisë), sepse Kosova nuk paska mundur vet të çlirohet nga robëria serbe.

(Po Serbia që gjatë gjithë kohës po ndihmohet nga Rusia, çka t’i themi këtij marifeti?!)

Shqiptarët e Kosovës duhet të jen mirënjohës nga tokë në qiell ndaj aleatëve euroatlantik që i çliruan në vitin 1999, por ata duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, Anglisë, Francës, Holandës, të cilat gjithashtu u çliruan nga aleatët, por për asnjë moment nuk e dorëzuan dinjitetin e tyre nacional e njerëzor në këmbim të marrëveshjeve të dëmshme për vendet e tyre.

Kaq e thjeshtë është kjo për ta kuptuar se kjo botë nuk është krijuar për të qenë të vetmjaftueshme absolute disa gjëra, siç nuk mund të jemi as ne shqiptarët të vetmjaftueshëm në përpjekjet (daljezot) shekullore për liri e pavarësi.

Pamjaftueshmërinë tonë shtendërtuese gjithmonë e kanë plotësuar të tjerët – dikur austriakët, sot amerikanët e BE-ja dhe kjo do të duhej të quhet normale, e jo ndonjë e metë e madhe që na paska ndodhë vetëm neve.

Çka paskan pasur më tepër se shqiptarët, gjermanët, francezët, holandezët, danezët, të cilën u zhvilluan, dhe u bën model, si shtete sovrane, pa ndjenjën e kompleksit të inferioritetit se dikush i paska çliruar?

Edhe pranimi i Marrëveshjes së fundit (në Ohër) që gjenezën e ka në vitin 2013, u ndërtua gjatë gjithe kohës mbi këtë narrativ inferior në stilin “eh, kështu është, kur të çlirojnë të tjerët”, që e sajuan politikanët e korruptuar dhe mediat/analistët që nuk u poqën sa duhet në zanatin e tyre dhe tash po na mpihen dhëmbët nga axhamillëku i tyre…


Spread the love


Leave a Reply