Miroslav Lajçak – “Kalë Troje” brenda Korpusit Diplomatik të BE-së

Spread the love

Miroslav Lajçak – “Kalë Troje” brenda Korpusit Diplomatik të BE-së

Nga Dr Sadri Ramabaja

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në vizitën e fundit në Prishitnë, para se të marshojë këmbë mbi urën e Ibrit, në qytetin e Mitrovicës, sikur të ishte pikërisht aty vija kufitare me Serbin deklaroi:

“Ne kemi marrëveshjen dhe aneksin, prandaj duhet të kemi një mirëkuptim të qartë të hapit të parë, të dytë dhe të tretë. Ky është qëllimi.“

“Ne mund të kemi vetëm normalizim ose konfrontim. Ne definitivisht do të fokusohemi në normalizim, prandaj duhet të shmangim një deeskalim apo konfrontim”. Pas këtyre deklaratave skandaloze, ai mbajti edhe leksion se kur do të duhej të hapej ura mbi Ibër dhe të ketë lëvizje e qarkullim të lirë të qytetaërve e mallrave!

Në realitet këto deklarata të emisarit të BE-së, ML, më shumë i ngjajnë një ultimatumi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në cilësinë e “Kalit të Trojës” që vepron brenda Korpusit Diplomatik të BE-së, disi ngjashëm me Viktor Orbanin në Këshillin e BE-së, ai e solli sot këtë ultimatum në Prishtinë, duke e bërë publik faktin se sa pak i shërben Brukselit dhe misionit të tij si ndërmjetësues në dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë!

Me gjithë përpjekjet e tij për të komunikuar me gjuhë diplomati, atë e mashtroi ndërdija dhe foli me gjuhën e Orbanit, alias Vuçiqit, duke kryer misionin real që ka si “Kalë Troje” brenda korpusit të diplomacisë së BE-së.

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të kaloi asesi duke shkelur Kushtetutën dhe përgaditur terrenin për aneksimin e veriut të Kosovës nga Serbia. Vullneti për konfrontim ka këto dy adresa: Beogradin dhe Moskën.


Spread the love


Leave a Reply