NATO përbën pengesë të pathyeshme për aspiratat hegjemoniste për Serbinë e Madhe dhe interesat ruse për destabilizim

Spread the love

NATO përbën pengesë të pathyeshme për aspiratat hegjemoniste për Serbinë e Madhe dhe interesat ruse për destabilizim

Nga Dr Donik Sallova

Në Ballkan ka vetëm një problem që kërcënon sigurinë rajonale: orientimi prorus dhe anti-NATO i Serbisë.

Serbia është i vetmi shtet i Ballkanit që prerazi dhe historikisht është përcaktuar kundër anëtarësimit në NATO. Si e tillë, në një rajon të sferës politiko-ushtarake të NATO-s, Serbia duhet etiketuar si rrezik me të cilin Perëndimi duhet të merret seriozisht.

Kosova edhe pse e paantarësuar formalisht në NATO, tashmë ka traditë të gjatë të orientimit dhe përcaktimit të aspiratave të saj kah NATO, jo vetëm prej se është bërë shtet, por edhe gjatë periudhës së protektoratit të OKB-së elitat politike dhe populli i Kosovës kanë qenë të orientuar kah NATO jo veç si strehë e sigurisë territoriale, por edhe si ngrehinë mbrojtëse e vlerave liberal-demokratike.

Sot në Ballkan kanë frikë nga NATO vetëm ata që janë kundër Perendimit dhe që kanë aspirata hegjemoniste.

NATO në Ballkan nuk paraqet rrezik për sigurinë e Serbisë, por përbën një pengesë të pathyeshme për aspiratat e saj hegjemoniste për Serbinë e Madhe si një ishull i promovimit të interesave ruse për destabilizimin e demokracive në rajon.


Spread the love


Leave a Reply