Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Spread the love

Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Nga Dr Selim Ibraimi

Disa javë pas sulmit rus në Ukrainë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në fund të javës në Nju-Jork, për të pezulluar anëtarësimin e Rusisë në “Këshillin e të Drejtave të Njeriut” -(KDNJ), për shkelje të ligjit ndërkombëtar në Ukrainë. 93 shtete votuan për, 24 kundër dhe 58 abstenime. Kështu, anëtarët e OKB-së përfundimisht e pezulluan Rusinë nga KDNJ-ja, por, nuk vonoi shumë, ambasadori rus bëri të ditur largimin e Rusisë nga KDNJ-ja me akuza se vendimi ka qenë politik.

KDNJ tash pa Rusinë është më mirë. Një Rusi e dhunës dhe e luftës me të gjithë nuk i duhet asnjë organizate që promovon të drejtat e njeriut dhe mbron ligjin humanitar ndërkombëtar. OKB-së dhe organizatave tjera nuk ju duhen shtete që shkelin të drejtat e njeriut dhe akuzohen për krime lufte. Po çfarë roli ka ky Këshill? KDNJ, ka për detyrë të debatojë të gjitha çështjet e të drejtave të njeriut. Këshilli selinë e ka në Gjenevë, në selinë e OKB-së. Këshilli është themeluar me një vendim të Asamblesë së OKB-së më 15 mars të vitit 2006. Të fillojmë shkurt me Presidencën dhe anëtarët e KDNJ-së. Zyra e KDNJ-s, sipas dokumenteve të themelimit, përbëhet nga pesë persona: një president dhe katër nënkryetarë, që përfaqësojnë paralelisht pesë grupet rajonale. Ato shërbejnë në KDNJ për një vit. Për sa i përket anëtarësimit, KDNJ përbëhet nga 47 shtete anëtare, të cilat zgjidhen nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së OKB-së me votim të drejtpërdrejtë. Anëtarësia e KDNJ lidhet me shpërndarjen e barabartë gjeografike të shteteve. Sipas dokumentit, shtetet janë të shpërndara në këtë radhitje: shtetet afrikane me 13 vende; shtetet e Azi-Paqësorit me 13 vende; shtetet e Amerikës Latine me nga 8 vende; të Evropës Perëndimore dhe të tjerat me nga 7 vende dhe në fund shtetet e Evropës Lindore me gjithsej 6 vende.

Përveç presidencës dhe mënyrës së radhitjes së shteteve në Këshill, me rëndësi është t’i shohim edhe organet ndihmëse të KDNJ-së.

Në qershor të viti 2007, KDNJ miratoi një paketë e cila ka të bëjë me procedurat, mekanizmat dhe strukturat që përbëjnë bazën e punës së Këshillit. Organet e mëposhtme ndihmëse raportojnë drejtpërdrejti në KDNJ. Në vijim do t’i përmendim disa grupe si: “Grupi Punues i Rishikimit Periodik”, “Komiteti Këshillimor” etj etj. Mos të harrojmë se çdo IGO ose këshill i ka ekspertët e saj të brendshëm dhe të jashtëm për të ofruar përvojën e tyre në organet përkatëse.

Po përmendim disa prej tyre si: “Mekanizmi i Ekspertëve për të Drejtat e Njeriut”, “Mekanizmi për të Drejtën për Zhvillim”, “Forumi për Çështjet e Pakicave”, “Forumi për të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit”, etj etj. KDNJ-ja krijoi më vonë grupet e punës ndërqeveritare si: “Grupi i punës për të Drejtën për Zhvillim”, “Grupi i Punës Ndërqeveritar për Kuadrin Rregullator të veprimtarive të kompanive private ushtarake dhe të sigurisë”, “Grupi i Punës Ndërqeveritar i KB-së mbi të Drejtën për Paqe”, etj etj.

Që nga 1 janari i vitit 2020, 117 shtete anëtare të OKB-së kanë shërbyer si anëtarë të KDNJ-së, duke reflektuar kështu përbërjen e OKB-së dhe duke i dhënë Këshillit legjitimitet kur debatohet për shkeljet e të drejtave të njeriut nga shtetet anëtare dhe nga shtetet jashtë Këshillit.

Siç shihet KDNJ ka një varg detyrash dhe me mision të promovojë dhe zbatojë një gamë të gjerë ligjesh dhe të mbrojë disa të drejta. Presidenti i KDNJ -së është ambasadori nga Argjentina Federiko Villegas. Ai nga dhjetori i 2021-tës, u zgjodh si president i KDNJ-së për vitin 2022KDNJ, gjithashtu ka disa komisione hetimore të mandatuara nga OKB-ja. Komisionet hetimore kanë për mision t’ju përgjigjen ngjarjeve dhe rasteve të shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Së këndejmi, Rusia që nga shkurti i këtij viti është përjashtuar nga disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe vazhdon të ballafaqohet me sanksione të fuqishme nga bota demokratike, nga ShBA, Britania e Madhe dhe nga shumica e anëtarëve të BE-së. Rusia që kurrë pushtoi pjesërisht Ukrainën, ka vrarë mijëra qytetarët të pafajshëm. Së fundi, është akuzuar për vrasje masive në Buçka. Bashkësia Ndërkombëtare e ka akuzuar Rusinë e Putinit për krime lufte.


Spread the love


Leave a Reply