RIPËRTËRIRJA SHPIRTËRORE RUSE

Spread the love

RIPËRTËRIRJA SHPIRTËRORE RUSE

Nga Shqiprim Pula /PhD

Pak kohë para se të zgjidhej President i Federatës Ruse, Vladimir Putin kishte deklaruar se,Rusinë nuk e sheh larg Europës dhe botës. Por, ndërkohë lindi një shqetësim i ri, edhe i rrezikshëm!
Po kush e shkaktoi atë? Ku është pikënisja? Në ditët e sotme, Rusia e pas 22 viteve, e drejtuar nga Vladimir Putin-i, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, nga Europa e bota perendimore në tërësi, u izolua, me disa përjashtime minore. P
Përmbrenda Unionit Sovietik ishin 15 republika, por cilësuar për nga madhësia e rëndësia Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia ishin liderët e Unionit të atëhershëm. Të përbashkëtat e tyre tregonin ngjashmëritë si ndërmjet vëllezërve, por nga etër të ndryshëm. Përgjatë shekullit 20-të kombi, religjioni dhe rregullimi shtetëror morën kuptim dhe formë, për të gjitha vendet që vazhdonin të përmbushnin formësimin si të mëvetësishëm. E si rrjedhojë, sidomos përgjatë viteve 1989-1991, kjo frymë mori rrjedhë edhe brenda vendeve të Unionit Sovietik, prandaj dhe vendosën të ndaheshin. Por, drejtuesit e tanishëm të Kremlinit dhe mbështetësit e tyre, shpërbërjen e Unionit Sovietik e konsideruan si fatkeqësia më e madhe globale gjeopolitike.

Perandori Nikolai i Parë dhe Ivan Aleksandrovich Ilyin, dy personazhet shpirtëror të ripërtëritjes – ortodoksia dhe identiteti kombëtar si përkufizime ishin kultivuar nga perandori Rus Nikolai i Parë, sipas të cilit, Rusia duhet të mbetet e bazuar dhe prijëse. Dhe po këto parime, u përvetësuan edhe nga Putini, kështu duke e krijuar kultin e një udhëheqësi të pagabueshëm politik të progresit social e ekonomik, përmes mediave që e mbeshtetnin Kremlinin. Kurse, filozofia e Ivan Aleksandrovich Ilyin-it shërbeu si ripërtëritje shpirtërore ruse e preferuar për Putinin, ndërkaq, libri i tij “Detyrat tona” si frymëzim për patriotizmin, ndjenjën e nderit për Rusinë, sakrificën për të mirën e atdheut dhe disiplinën politike si udhëzues për rivendosjen dhe rilindjen e një Rusie në kërkim të pozicionimit botëror.

Lufta në Ukrainë, pos tjerash, ka të bëjë edhe me Rusinë e Kievit. Federata Ruse e sotme e konsideron Kievin si shtetin e parë sllavo-lindor i krijuar diku në shekullin e 9-të nga fiset vikinge, nga ku dolën rusët, ukrainasit bjellorusët e të tjerë, ndërsa ortodoksinë e kultivuan nga Bizanti. Filozofi Ivan Ilyin, të cilin Vladimir Putin e konsideron frymëzues shpirtëror, përveҁ identitetit kombëtar Rus i mohonte të tjerët si ukrainas, bjellorusë, estonezë, letonezë apo pakica të tjera.
Rol të theksuar në këtë konceptim nacionalist kishte edhe Kisha Ortodokse Ruse, e cila ndihmonte Kremlinin politikë, duke u kujdesur në edukimin e brezave mbi trashigiminë e vlerave ruse, për ruajtjen e ‘botës ruse’, qoftë edhe duke ndërhyrë ushtarakisht. Në 2008-tën, ndërhyrja në dy territoret e Gjeorgjisë (Abkhazia dhe Osetia Jugore) si dhe në 2014-tën, ndërhyrja në dy territoret e Ukrainës (Donbasi dhe Krimea), ishte kundërvënje ndaj Perëndimit, e për rrjedhojë, nga konflikti i ngrirë u krijua paqëndrueshmëri reale mbi perspektivën politike të tyre.

Lufta e ditëve të sotme në Ukrainë, si pikënisje kishte konfliktin midis Viktor Janukovyç dhe rivalit të tij kryesor politik, Julia Timoshenko. Në Shkurt 2014 ‘Revolucioni i Dinjitetit’, ndërmjet rivalëve politikë krijoi trekëndëshin Ukrainë-Rusi-Perëndim. Janë tre skenarë që duket se janë në garë të ashpër: I pari, Ukraina mbetet me Lindjen;  I dyti, Ukraina do të rrugëtoj drejt Perëndimit; dhe I teti,  Ukraina të mbetej ura lidhëse midis Perendimit dhe Lindjes.

Historiografia politike e tyre tregon afërsinë që kishin thurrur ndër-shekuj shteti Rus i Kievit dhe besimi ortokos i përhapur nga Kievi. Kuptimi i Ukrainës konsiderohej si vet egzistenca e Rusisë; prandaj Ukraina e djeshme dhe e sotme, nuk do të konsiderohet asnjëherë një territor më afër Perëndimit e larg Rusisë.

Një nga kushtet për ndalimin e luftës u tha të jetë zëvendësimi i qeverisë, e kjo do të nënkuptonte instalimin e një qeverie të re pro-Ruse.  Ajo ҁfarë don Rusia nga Ukraina është atë që praktikisht sot e  bën Bjellorusia.  Pranimi I pozicionit të vasalit të bindur.
Prandaj Ukraina ndërkohë është shndërruar në një fushëbetejë gjeopolitike, ku po konfrontohet Lindja me Perendimin, specifikisht fushbetejë ku po përballet Europa me Rusinë.


Spread the love


Leave a Reply