Kompetenca ndërkulturore

Në biznes si në politikë, vetëm një projekt i mirë menduar, nuk mund të jetë një garanci e suksesit. Prandaj faktori njerëzor është po aq i rëndësishëm për sukses të garantuar. Numri i marrëveshjeve të dështuara në biznes dhe planifikimet e projekteve, zbatimi i të cilave dështon shpesh, sepse specifikat kulturore të një rajoni / një populli ose një institucioni nuk merren parasysh në mënyrë adekuate gjatë negociatave. Lidhur me këtë që u tha më lartë ISHGJ ofron këshillim intensiv qoftë publik apo individual, duke transmetuar informata specifike dhe profesionale, të bazuara në përvoja dhe praktika për sjellje dhe veprime të përshtatshme për rajonet të ndryshme duke qenë e mundur edhe ndërmjetësimi në mes të palëve që është edhe fokus i institutit si garantues i suksesit. Konkretisht ISHGJ ofron analizat dhe trajnimet vijuese: Brifingje ekzekutive Instituti ofron analiza me karakter të theksuar gjeopolitik dhe strategjik, bazuar edhe në situatën e sigurisë dhe lidhur me vlerësimin e rrezikut; Analizat e vendit; Këshilla për institucione politike e shtetërore, por edhe personale dhe materiale të sigurisë Ekspertizë në fushën e sigurisë ndërkombëtare dhe menaxhimin e krizave ndërkombëtare Këshillim ekzekutiv Instituti ofron këshillim individual për problemet e lidershipit dhe zhvillimin personal. Menaxhimi ndërkulturor dhe paraqitja në përputhje me protokollin në nivelin e menaxhimit ndërkombëtar. Këshillat e kontaktit dhe vendosja e drejtuesve në fushat / institucionet e synuara (p.sh. BE) Portfolio-ja e produkteve bazohet në nevojat e klientëve. Puna jonë bazohet në konfidencialitet dhe diskrecion. Organizimi Menaxhimi i Institutit do ta ketë bazën në një Universitet në Kosovë. Menaxhimi i Institutit ka një “redaksi qendrore” të përbërë nga specialistë të gatshëm dhe të aftë për të redaktuar përmbajtjen dhe për të operuar faqen e internetit. Ky reagim bazik nga specialistë të pavarur plotësohet nga një “fond” specialistësh të tjerë të cilët, varësisht nga tema, mund të thirren dhe të angazhohen për punë.