Njëqind ditë pushtimi: “Rusia nuk i ka arritur objektivat”

Spread the love

Njëqind ditë pushtimi: “Rusia nuk i ka arritur objektivat”

Prishtinë, 3 qershor – Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi në ditën e 100-të të pushtimit rus të Ukrainës se, Moska kishte dështuar në arritjen e qëllimeve të saj fillestare për të kapur Kievin dhe qendrat e pushtetit ukrainas, por kishte arritur sukses taktik në Donbas, transmeton Reuters.

“Duke pasur parasysh planin origjinal të Rusisë, asnjë nga qëllimet strategjike nuk janë arritur”, shkroi ministria britanike në Twitter. Por ministria tha se kishte arritur sukses taktik në rajonin lindor të Donbasit dhe kontrollon më shumë se 90 për qind të rajonit të Luhanskut. Rusia është afër kapjes së të gjithë Luhanskut, një nga dy rajonet ukrainase që përbëjnë brezin e vendit të quajtur Donbas. Në qytetin e rëndësishëm strategjik të Severodonetsk, në rajonin e Luhanskut, ushtria ukrainase njoftoi se kishte arritur të ruante pozicionet gjatë natës. “Luftimet vazhdojnë në qendër të Severodonetsk”, tha në një raport shefi i shtabit të ushtrisë ukrainase. Raporti shton se forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë pozicionet ukrainase në qytet dhe në periferi të Borivsk dhe Ustinivka dhe qytetin e Lisichansk.

Përpjekjet e Rusisë për të shkëputur Severodonetsk nga linjat e furnizimit më në perëndim, duke sulmuar zonën përreth Bakhmut kanë dështuar gjithashtu, sipas një raporti ukrainas.


Spread the love


Leave a Reply