Blinken pret që pesë anëtarë të BE-së do ta njohin Kosovën

Spread the love

Blinken pret që pesë anëtarë të BE-së do ta njohin Kosovën

Prishtinë/Zagreb, 23 mars 2023 – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pret që zbatimi i propozimit për një marrëveshje evropiane për Kosovën të pranuar nga Beogradi dhe Prishtina do të inkurajojë pesë anëtarët e mbetur të BE-së që të njohin pavarësinë e Kosovës. Ai gjatë ditës I pohoi REL se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë.

“Fakti është se dy vende e kanë arritur këtë marrëveshje dhe duke supozuar se do ta zbatojnë atë, unë mendoj se ata do të lëvizin (pesë vendet e mbetura të BE-së) drejt njohjes (të pavarësisë së Kosovës),” citoi RFE të ketë thënë Blinken në një seancë dëgjimore. para anëtarëve të Kongresit Amerikan.

I pyetur nëse sheh ndonjë përparim në faktin se disa anëtarë të Bashkimit Evropian nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe nëse Sekretari i Shtetit i SHBA-së bisedon me ato pesë shtete anëtare të Unionit që e mbështetën marrëveshjen, por që nuk e njohin Kosovën, Blinken tha se, dokumenti hap rrugën drejt njohjes. “Kjo pyetje parashtrohet, por mendoj se kjo marrëveshje na vë në rrugën e njohjes nga ato vende. Sa për vetë Serbinë, kjo është një pyetje për një kohë tjetër. Megjithatë, arritja e marrëdhënieve normale do të kishte efekte shumë pozitive në marrëdhëniet e përditshme. Mendoj se do ta arrijmë këtë pas njëfarë kohe,” u përgjigj Blinken.

Pavarësia e Kosovës nuk njihet nga Qiproja, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia, ish shefi i diplomacisë të së cilës, Miroslav Lajçak, tani është përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Blinken u tha senatorëve amerikanë se ishte i përfshirë në bisedime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ai vlerësoi se “ka një moment pozitiv” dhe se do të ishte e dobishme që parlamentarët amerikanë të përfshihen përmes diskutimeve me përfaqësuesit në Serbi dhe Kosovë.

“Të dy liderët duhet të menaxhojnë mendimet e ndryshme të deputetëve të tyre për këtë çështje. Mendoj se vota juaj mund të bëjë diferencën”, tha Blinken, duke theksuar se inkurajon angazhimin e parlamentarëve amerikanë dhe angazhimin e Vuçiqit dhe Kurtit. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply