“Defender Europe ’23, stërvitja më e madhe e NATO-s që nga nisja e luftës në Ukrainë

Spread the love

“Defender Europe ’23, stërvitja më e madhe e NATO-s që nga nisja e luftës në Ukrainë

[13 prill 2023] – Stërvitja më e madhe e NATO-s në Europë që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, Defender Europe 23 do të zhvillohet edhe në Shqipëri mes datave 15 maj – 9 qershor, sipas Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes.

Trupat e 29 vendeve anëtare të NATOS-s, por edhe aleatë do të angazhohen në një ushtrim ushtarak që do të zhvillohet në 10 vende të ndryshme për disa jave.

Bardhyl Kollçaku, i cili ka qenë për 3 vite shef i shtabit të Forcave të Armatosura Shqiptare na tregon arsyet e përzgjedhjes së Shqipërisë si një nga vendet ku do të zhvillohet stërvitja, por edhe përmasat e saj.

“Defender Europe 23 bazohet në suksesin jo vetëm të stërvitjes Defender Europe 21, por edhe të të gjitha kapaciteteve dhe lehtësirave portuale të vendit pritës dhe të bashkëpunimit të shkëlqyer që i siguroi Shqipëria mijëra trupave që morën pjesë në këtë stërvitje. Janë 29 vende pjesëmarrëse, përfshin më shumë trupa. Janë rreth 20 mijë pajisje, 13 nga ato në Europë dhe 7 mijë që do të vijnë nga Amerika. Mbi 26 mijë forca, 9 mijë janë të SHBA dhe pjesa tjetër e vendeve të tjera”, thotë Kollçaku.

Ai na tregon rëndësinë që ka kjo stërvitje në një kohë që jo shumë larg kufijve të NATO-s vijon një luftë prej gati 15 muajsh në Ukrainë.

“Në radhë të parë është mesazh për të siguruar vendet anëtare të NATOS-s, kryesisht ato që janë në kufirin lindor që po përjetojnë gati 15 muaj konflikt nga agresioni i paprecedent, brutal dhe i paligjshëm nga Rusia ndaj Ukrainës. Por është edhe një mesazh për të gjitha vendet e tjera që mos të guxojnë të sfidojnë sigurinë dhe tërësinë territoriale të vendeve që janë në kufi më Rusi. Por është edhe testim i kapaciteteve”, shprehet ai.

Stërvitja udhëhiqet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Afrikën dhe Europën. Pjesë e këtij ushtrimi ushtarak të NATO-s, si vend aleat do të jetë edhe trupa e Forcës së Sigurisë së Kosovës. [Rruga Press]


Spread the love


Leave a Reply