Erdogan: Turqia do të vazhdojë të blejë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400

Spread the love

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të blejë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400

Prishtinë, 27 janar – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se puna e Ankarasë dhe Moskës për furnizimin e sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore S-400 vazhdon dhe se nuk ka asnjë hap prapa, transmeton Eadaily.

“Procesi (dorëzimi) vazhdon, nuk ka asnjë hap prapa. Ne vendosim se çfarë do të blejmë nga kush”, tha lideri turk në një intervistë për NTV.

Rusia dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje në vitin 2017 për dorëzimin e katër regjimenteve të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 Triumph në vlerë prej 2.5 miliardë dollarësh, dhe dërgesat për palën turke u bënë në verën dhe vjeshtën e 2019. Kontrata përfshinte një opsion për një tjetër komplet të tillë të të njëjtit sistem. Në fund të gushtit 2021, presidenti turk Tajip Erdogan tha se nuk kishte dyshim se Turqia do të blinte këtë grup të dytë të sistemeve S-400 nga Rusia. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply