Finlandizimi’ i Ukrainës është i mundur vetëm nëse Kievi jeton në frikë të përhershme nga pushtimet e reja ruse

Spread the love

Finlandizimi’ i Ukrainës është i mundur vetëm nëse Kievi jeton në frikë të përhershme nga pushtimet e reja ruse
Helikopterët e ushtrisë së Ukrainës fluturojnë mbi Kiev. Foto: Oleg V. Belyakov, Wikimedia Commons.

Nga Paul Goble

Rusët që besojnë se Ukraina mund të finlandizohet harrojnë se Finlandizimi në tokën e emrit të saj ndodhi vetëm kur Helsinki, “jo pa bazë, kishte frikë se nëse do të rriteshin qëndrimet revanshiste, në vend të diplomatëve sovjetikë do të vinin ushtarë sovjetikë”.

Në mungesë të një sigurie të tillë, thotë komentatori rus, Finlanda do të largohej shpejt nga Rusia për shkak të armiqësisë së saj me Rusinë. E njëjta gjë është e vërtetë për Ukrainën, ku sondazhet e reja konfirmojnë se ukrainasit do të jenë armiqësor nëse nuk kanë frikë nga një pushtim i ri (webkamerton.ru/2022/05/ukraina-kak-ravnodushnye-druzya-prevratilis-vo-vragov).

Kjo është ndoshta deklarata më e qartë e një rus ndonjëherë se pse vizioni i Putinit për një botë të bashkuar sllave të udhëhequr nga Rusia është një mit që mund të realizohet vetëm me forcë dhe se pse Moska dëshiron të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar zgjerimin e NATO-s që të mos të pengojë Rusinë të pushtojë Ukrainën sa herë që liderët e saj dëshirojnë.

Voznesensky i nxjerr këto përfundime në bazë të një sondazhi të ri të ukrainasve, i cili tregon se populli i Ukrainës tani refuzon të kaluarën sovjetike dhe e sheh armiqësinë e rusëve më të shprehur se kurrë.  (ratinggroup.ua/ru/research/ukraine/desyatyy_obschenacionalnyy_opros_ideologicheskie_markery_voyny_27_aprelya_202),  Qëndrimet, thotë ai, janë janë zbuluar në vend tani në vitin 2022 dhe janë shkaktuar nga lufta e Putinit në Ukrainë.

[Përktheu: ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply