KINEZËT ALEANCË ME RUSËT PUTIN: MARRËDHËNIE SHEMBULLORE, DO VIJ PERSONALISHT PËR LOJËRAT OLIMPIKE

Spread the love

KINEZËT ALEANCË ME RUSËT PUTIN: MARRËDHËNIE SHEMBULLORE, DO VIJ PERSONALISHT PËR LOJËRAT OLIMPIKE

Prishtië, 15 dhjetor- Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez kanë mbajtur një konferencë të përbashkët këtë të mërkurë.

Ndërsa të dy vendet përballen me presion më të shtuar nga Amerika dhe Bashkimi Europian, dy fuqitë aziatike zhvilluan një video-telefonatë të mërkurën për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare.

Ky samit vjen pas tensioneve të rritura midis Moskës dhe Perëndimit mbi një grumbullim trupash ushtarake ruse pranë kufirit të Ukrainës dhe kinezët kanë tensione me Amerikën për Tajvanin.

Në fjalët e tyre hapëse, Putin dhe Xi përshëndetën marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës, teksa lideri rus që i cilësoi ato “një shembull i duhur i bashkëpunimit ndërshtetëror në shekullin e 21-të”.

“Midis vendeve tona është formuar një model i ri bashkëpunimi, i bazuar ndër të tjera në parime të tilla si mosndërhyrja në punët e brendshme të njëri-tjetrit, respektimi i interesave të njëri-tjetrit, vendosmëria për ta kthyer kufirin e përbashkët në një brez paqeje të përjetshme dhe fqinjësie të mirë”, tha Putini.

Ndërkohë, lideri Shi ha se presidenti rus “mbështeti fuqimisht përpjekjet e Kinës për të mbrojtur interesat kryesore kombëtare dhe kundërshtoi me vendosmëri përpjekjet për të krijuar një pykë midis vendeve tona”.

“E vlerësoj shumë”, tha udhëheqësi kinez.

Sa i përket tensioneve me Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin, Putini tha se ai planifikon të takohet personalisht me Xi në Pekin në shkurt dhe të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Vitet e fundit, Kina dhe Rusia kanë përafruar gjithnjë e më shumë politikat e tyre të jashtme për të kundërshtuar dominimin e SHBA- së në rendin ekonomik dhe politik ndërkombëtar. 

[Rruga Press/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply